Perberesit per 4 persona:
rreth 400 gr makarona te tipit linguine
4 kunguj
nje grusht bajame
100 gr djathe parmigiano reggiano
10 gjethe mente
1 hudher
1 luge majdanoz i grire
kripe
piper
vaj ulliri
Pergatitja:
ne nje tenxhere me uje te kripur vendosim kungujt e ndare pergjysem qe te marrin nje vale.
Skuqim ne vaj ulliri hudhren me bajamet.
Kullojme kungujt dhe ne ujin e tyre ziejme makaronat.
Frulojme kungujt me gjethet e mentes, hudhren, bajamet, majdanozin, kripen, djathin e grire, duke i shtuar vajin pak e nga pak derisa te perftojme nje lloj salce.
Kullojme makaronat dhe i vendosim ne nje pjatance servirje. I shtojme salcen e kungullit, i sperkatim me pak vaj ulliri, piper te zi dhe bajame. I shoqerojme me qofte te gatuara sipas recetes tipike shqiptare (per mungese kohe nuk po e shkruaj por nese ju intereson mjaft te ma kerkoni).
No comments:
Post a Comment