Ja erdhi dhe stina e qershive duke terhequr pas vetes kujtimet e femijerise.
Me kujtohet kur mezi prisnim te mbaronte shkolla me date 1 qershor. Megjithese kam jetuar ne qytet, kam pasur fatin qe te rritem ne nje shtepi perdhese, qe ndodhej afer stadiumit ku luante skuadra e zemres se elbasanasve, atehere Labinoti. Atje ku sot romet kane ndertuar nje lagje te tere, kur isha une e vogel, shtrihej nje fushe me bar e peme ku ne femijet gjate pushimeve te veres shkonim per te luajtur pincash, topa lufte, futboll, mblidhnim luledele per te bere kurora dhe gjyshet uleshin ne rreth dhe si ne nje rreth vicioz shanin tere pasditen nuset :)

Shume prane kesaj fushe shtrihej nje are me misra. Ne fund te veres misrat rriteshin aq shume sa ktheheshin ne vend ideal per me te medhenjte qe zbulonin dritherimat e para te dashurise dhe ne femijet mistrece shkonim ruanim kush puthte ke. Me shpejtesine e drites lajmi perhapej vesh me vesh. Secili i shtonte detajet e veta dhe gjate tregimit e damkoste vajzen e shkrete me epitete fyese dhe denigruese.
Ishte kohe tjeter atehere. Gati surreale kur e kujton sot. Ishim te gjithe njesoj. Visheshim me te njejtat rroba me pambuk vendi, hanim te njejten buke me gjalp e sheqer apo me sheqer e vaj, u qepeshim mbrapa prinderve kur shkonin per vizita per te ngrene gjera te mira si reçel qershie apo llokume, laheshim ne liqenin e Ohrit pa e ditur se sapuni ndot ambjentin, prinderit e mbanin radion Iliria si souvenire nen çaderat e plazhit dhe te mjeret ne po ta preknim me dore. I kalonim pushimet duke u kacavjerre pemeve per te mbledhur fruta te fresketa, organizonim eskursione per t'u lare ne Shkumbin, ku secili marshonte me nga nje trasje me buke, djathe e domate te mbeshtjelle me gazeten "Zeri i popullit", derisa vinte mbremja e mamaja dilte tek porta: "Hajdeni se filloi filmi!" dhe ne ia mbathnim per ne shtepi per te pare komisar Katanin apo skllaven Izaura, te qelbur nga koka tek kembet sikur te ishim zvarritur ne asfalt sapo makina e komunales kishte njomur rruget. ...dhe kishim te njejtat endrra...te provonim nutellen, te pinim coca-cola, te kishim krahe te fluturonim si Nils Holgersoni per te zbuluar çfare kishte pertej gardhit...

Keto kujtime me zaptuan ndersa kthehesha ne shtepi te dielen pasdite, prandaj me te arritur pervesha menget per te gatuar nje torte me frutin me jeteshkurter te veres ...si nje ode per femijerine
Torta me qershi
Perberesit per nje torte per 12 persona:
250 gr gjalp
250 gr sheqer
kripe, sa te kapin majat e gishtave
lekura e nje limoni
5 veze
350 gr miell
100 gr niseshte
1 pako sode buke per embelsira
4 luge pana per embelsira
120 gr bajame te prera ne feta
1 kg e gjysem qershi
Pergatitja:
250 gr sheqer
kripe, sa te kapin majat e gishtave
lekura e nje limoni
5 veze
350 gr miell
100 gr niseshte
1 pako sode buke per embelsira
4 luge pana per embelsira
120 gr bajame te prera ne feta
1 kg e gjysem qershi
Pergatitja:
rrahim ne nje tas gjalpin me sheqerin dhe i shtojme vezet, miellin e situr, niseshtene, soden e bukes, shtalpen dhe kripen. I perziejme me rrahes elektrik derisa te perftojme nje mase homogjene. Lyejme me gjalp nje tepsi dhe hedhim ne te perberjen e mesiperme. Qershite i pastrojme dhe i ndajme me dysh duke eliminuar faren. I rendisim mbi brumin e tortes. E sperkatim torten me bajame te grira ne feta te holla dhe me pas e vendosim ne ne furre, ne temperaturen 200°C per rreth 50 minuta. Pasi torta te jete pjekur e nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet perpara se ta presim ne feta. Mund te sherbehet si me akullore ashtu edhe me çaj.
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment