Shkruaj perberesin ...

Tuesday, June 7, 2011

Bie shi...

Oh aromat e luleve ne park!
Oh zhytjet ne ujin me klor te pishines!..
Oh butesia e barit kur ecen zbathur!...
Oh akullorja me amareta dhe rrush te thate!..
Oh fustanet me stampa prej kopshti botanik qe kushedi ç'fat mizor ju ka rezervuar Anna Wintour per veren e ardhshme!...
Oh pikniqet ne natyre!...
Oh paidhaqet e qingjit me salce kosi!...
Oh...maledetta estate!!!

Metereologet parashikojne mot te ndryshueshem...shi-diell-ftohte-ere-diell-re...edhe per 40 dite te tjera :((((

Po çmund te bejme ne, qeniet e pafuqishme, para vullnetit te natyres???



Po ja disa gjera interesante edhe mund t'i bejme.......si psh.: nje krostata. Nje krostate ndryshe. Nje krostate me arome sublime. Nje krostate verore. Nje krostate qe duhet ngrene sapo pikat e shiut te perplasen ne xhamin e dritares...

Krostata e permbysur me qepe dhe hudhra te karamelizuara

Perberesit: 
2 pete pastasfoglia me te njejtin diameter te tiganit
50 gr gjalp
75 gr djathe grana i grire
gjysem kg qepe te njoma (vetem pjesa e bardhe)
12-15 thelba hudher
1 luge sheqer
1 luge uthull balsamike
nje luge trumez e fresket
kripe
piper i zi

Pergatitja:
hapim nje pete pastasfoglia. E lyejme me gjalp dhe e sperkatim me djathe te grire, duke lene pa lyer bordet. I shtrojme siper peten tjeter dhe ushtrojme pak force me okllai ne menyre qe petet te ngjiten me njera-tjetren. E mbeshtjellim peten me qese kuzhine dhe e vendosim ne frigorifer per gjysem ore.  
Ndezim furren ne temperaturen 190°C.




Nderkohe veme ne zjarr nje tigan dhe shkrijme gjalpin. I shtojme qepet dhe hudhrat dhe i skuqim per pak minuta. Me pas i sperkatim me sheqerin dhe e rrisim temperaturen e zjarrit. Sapo sheqeri te filloje te karamelizohet i shtojme uthullen balsamike, 3 luge uje, trumzen e grire dhe pak kripe e piper. E mbulojme pjeserisht me kapak tiganin dhe e leme te gatuhet per rreth 8 minuta, derisa qepet te fillojne te zbuten.
Pasi qepet te jene ftohur i shtrojme siper peten e pastasfoglias dhe ushtrojme presion tek bordet e tiganit qe peta te ngjise. E fusim tiganin ne furre dhe e pjekim per 25-30 minuta derisa brumi te fryhet dhe skuqet. 
Para se ta permbysim  torten e leme 10 minuta te ftohet.
Gjak e dhjame :D


3 comments:

  1. Nuk e kam provuar ndonjehere kete recete, megjithese e kam pare ne shume libra. Shija agrodolce ndihet shume?

    ReplyDelete
  2. Edhe une qe u gezova se kisha bere shpikjen e shekullit.. hahaha
    Mua me pelqejne shume qepet e njoma me uthull balsamike dhe fillimisht mendova t'i gatuaja me brume brisè por ngaqe skisha shume kohe perdora pastasfoglian e gatshme. Po si quhet libri dhe ai kuzhinieri qe e ka gatuar kete krostate???

    ReplyDelete
  3. ...aroma eshte sublime! nuk ndjehet shume sheqeri pasi per gjysem kg qepe te njoma duhet vetem 1 luge sheqer

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...