Fillimisht e pata menduar t'i gatuaja me djathe caprino, koper dhe salmon te tymosur (lexo ketu) por kjo ishte nje recete e provuar dhe e sterprovuar, ndoshta jo me pancakes por, me krepes po. Ndersa une doja te beja diçka te veçante me kete recete...dhe ideja me erdhi sot pasdite, kur po kthehesha ne shtepi.
Lazanje me pancakes angleze
Perberesit per 20 cope:
2 filxhana miell
kripe
1 veze
2 te verdha vezesh
2 filxhana e gjysem qumesht
2 luge vaj
1/4 e filxhanit gjalp
Pergatitja:
ne nje tas perziejme miellin me kripen. I shtojme vezen e plote dhe 2 te verdhat, qumeshtin dhe 1 luge vaj. E rrahim me tel kuzhine derisa te perftojme nje mase homogjene.
Shkrijme gjalpin ne nje tigan ose ne mikrovale dhe ia shtojme perberjes. E perziejme dhe me pas e vendosim ne frigorifer per 15 minuta.
Ngrohim nje tigan, me mire nese eshte antianderent. Hedhim ne te lugen e mbetur te vajit dhe duke e perkulur tiganin lyejme te gjithe siperfaqen e tij. Kur vaji te jete nxehur e hedhim ne nje ene per ta perdorur kur te jete e nevojshme.
Me ane te nje garuzhdeje hedhim pak nga perberja ne tiganin e nxehte dhe e perkulim ne menyre qe ti japim formen rrethore. Ne harkun e disa sekondave pancake eshte gati, prandaj gjate gjithe ketij procesi gatimi duhet te qendrojme me palete ne dore :)
Perberesit per mbushjen:
1 patellxhan i madh ose 2 te vegjel
200 gr mozzarella di buffala
50 gr stika pishe
disa gjethe borziloku
vaj ulliri extravergine
1 hudher
djathe parmigiano reggiano
Pergatitja e mbushjes:
presim patellxhanat ne feta. I rendisim ne nje tepsi te lyer me vaj, i kriposim dhe i pjekim ne furre derisa te skuqen ne siperfaqe.
Ne nje tenxhere hedhim mozzarellen e prere ne copa te vogla me 2-3 luge qumesht, kripe dhe piper. E vendosim ne zjarr ne temp. mesatare derisa te shkrihet dhe te formohet nje si tip kremi.
Ne mixer hedhim stikat e pishes, hudhren, gjethet e borzilokut, kripe, djathe parmigiano reggiano dhe gjate perzierjes i shtojme pak e nga pak vaj ulliri derisa te perftojme peston.
Proçedojme me shtrimin. Lyejme me vaj ulliri nje tave. Shtrojme fillimisht nje pancake, 3-4 feta patellxhane, i sperkatim ne peston dhe ne fund i hedhim disa luge krem mozzarelle. Vazhdojme me kete rradhe derisa te perfundojne te gjithe perberesit. E pjekim taven ne furre ne temp. 220°C per rreth 15 minuta. E servirim te ngrohte.
Me 2 pancakes qe me mbeten improvizova nje lloj antipaste qe ia vlen t'ua jap receten :)
Pancakes me kos grek dhe kunguj
Perberesit:
pancakes (shiko receten me siper)
kos grek i trashe
kunguj te fresket
koper
kripe
vaj ulliri
Pergatitja:
kriposim kosin. I shtojme koper te grire dhe vaj ulliri. E perziejme mire e mire dhe me te lyejme pancakes.
Presim ne feta shume te holla kungullin dhe i rendisim fetat ne gjysmen e pancakes. I kriposim. I sperkatim me pak vaj ulliri. I palosim dhe i servirim.
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment