Shkruaj perberesin ...

Friday, June 10, 2011

Omlete me bishta qepe dhe ereza

Para disa ditësh lexova në faqen e Jamie Oliver një recetë omlete dhe u kujtova që ka vite që nuk ha omletë. Nga kureshtja për të provuar gatime të reja kam harruar aromën e mrekullueshme që lëshon veza kur bie në kontakt me gjalpin e shkrirë
Atëhere mora 3 kokrra vezë të freskëta nga pulat e lumtura të fshatit Renon, pak majdanoz, kopër, hudhër gjapri që një fshatare suedtiroleze m'i shiti për 2 euro në markatën e së shtunes, bishtat e dy tufave të qepevë që më kishin mbetur pasi gatova krostatën,  pak gjalp, gjithashtu me prejardhje nga bjeshkët tona dhe përgatita një omletë për qejfin tim. 






Omletë me bishta qepe dhe erëza të freskëta




Përbërësit:

2 vezë
bishta qepe (një tufë)
1 lugë erëza:
majdanoz, kopër, hudher gjarpri,
2 lugë gjalp
pak kripë











Përgatitja:
shkrijmë gjalpin në një tigan. I shtojmë bishtat e qepëve të prera trashë. I kaurdisim derisa te zbuten dhe i shtojmë erëzat e grira.
Ndërkohë thyejmë  në një tas vezët dhe i përziejmë tre herë. I hedhim ne tiganin ku kemi bishtat e qepëve dhe i gatuajmë për shumë pak minuta. E lyejmë omletën me pak gjalp të shkrirë dhe e shërbejmë.
Gjak e dhjamë :D




No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...