Para disa ditesh, krejt rastesisht, gjeta ne nje supermarkate qumeshtin kefir. Eshte produkt qe me zor gjindet ne Bolzano, prandaj pa u menduar dy here futa 2 shishe ne kosh.
Kefiri i ben shume mire organizmit por ama ne shije mua nuk me entuziasmon (tamam-tamam s'me pelqen fare!), por i transformuar ne gjize eshte krejt e kunderta. I ngjason pak ne shije gjizes shqiptare.
Gjizen time e pergatita ne kete menyre: hodha Kefirin ne nje broke qelqi dhe e vura ne nje tenxhere te madhe. I hodha tenxheres uje, aq sa te mbushej treçereku i saj dhe e lashe te vlonte uji per disa minuta.
Me pas e fika dhe e lashe per gjysem ore broken ne ujin e nxehte.
E hodha Kefirin ne nje nape dhe e kullova njesoj si gjizen apo salcen e kosit, pra per nje nate.
Te nesermen e kriposa dhe vendosa ta perdore per realizimin e nje antipaste ruse nga libri "Sapori dal mondo".
Meqenese hira e kefirit eshte shume e shendetshme mendova te mos e hudh, por ta perdor per pergatitjen e blinis.
Por per te realizuar receten origjinale, nese nuk keni mundesi te gjeni kefir dhe/ose hire kefiri, duhet zevendesoni 75ml te hires me 75 ml qumesht.
Meqenese hira e kefirit eshte shume e shendetshme mendova te mos e hudh, por ta perdor per pergatitjen e blinis.
Por per te realizuar receten origjinale, nese nuk keni mundesi te gjeni kefir dhe/ose hire kefiri, duhet zevendesoni 75ml te hires me 75 ml qumesht.
Antipaste ruse - Blinis me gjize kefiri dhe salmon te tymosur
Pergatitja e blinis:
me masat e meposhtme do te perftoni 25-30 cope blinis. Blinis mund t'i konsevoni ne frigorifer, ne zonen e akullit.
200 gr miell
7 gr maje birre
75 ml kos
75 ml hire kefiri
2 veze
50 gr gjalp
1,5 dl pana
gjalp per tiganin
kripe
nje maje luge sheqer
Pergatitja:
ngrohim pak hiren e kefirit dhe i shtojme majen e birres. E perziejme derisa maja e birres te shkrihet.
Ne nje tas hedhim miellin. I shtojme te verdhat e vezeve, hiren e kefirit pak e nga pak, sheqerin, kosin dhe gjalpin e shkrire.
I perziejme dhe i leme te pushojme per disa ore.
Nderkohe rrahim me rrahes elektrik te bardhat e vezeve derisa te shkumohen.
Gjithashtu rrahim edhe panen me pak kripe.
I bashkojme te treja masat duke i perzier me delikatese.
Ngrohim nje tigan dhe e lyejme me pak gjalp.
Hedhim nje luge mase ne tigan dhe e skuqim nga te dyja anet, njesoj si petullat.
Per mbushjen:
gjize kefiri
pak kos
kripe
hudher gjarpri
koper (nese e gjeni te fresket)
salmon i tymosur
vaj ulliri
masat me sy e sipas deshires
perziejme gjizen me 2 luge kos, hudhren e gjarprit dhe kopren te grire imet, nese e kemi, e salmonin e tymosur te prere ne copa te vogla. I shtojme 1 luge vaj ulliri, i perziejme mire e mire.
I servirim blinis me harxhen e mesiperme. Sipas deshires mund t'i rrotullojme ose t'i mbledhim ne forme bohçe ose mund t'i servirim keshtu minimalisht siç me pelqen mua.
No comments:
Post a Comment