Shkruaj perberesin ...

Sunday, February 19, 2012

Pizza tiroleze





Perberesit per nje tepsi te ceket 20 x 30 cm:
200 gr miell 0
(per pizza une perdor miellin 0 pasi nga eksperienca ime ky lloj mielli e thith me mire ujin dhe i dhuron pices nje kore me te trashe dhe e ben me te shijshme. Pra, pizza me miell 0 i afrohet me teper pizzes origjinale italiane)
150 ml uje
1 luge vaj ulliri
gjysem luge pure patatesh
gjysem luge e vogel kripe
gjysem luge e vogel mjalte
4 gr maje birre
disa kokrra kripe e trashe

Pergatitja:

hedhim ne nje tas miellin dhe gjysem luge pure patatesh. Tresim ne 100 ml uje majen e birres me mjaltin.
Lengun e perftuar e hedhim pak e nga pak ne tasin ku kemi miellin dhe purene.
I perziejme derisa mielli ta thithi te gjithe ujin dhe me pas i shtojme pak e nga pak 50 ml e mbetura te ujit, kripen dhe ne fund vajin.
E punojme brumin derisa perberesit te perziehen mire me njeri-tjetrin dhe brumi te fitoje elasticitet.


E mbulojme me nje pecete linoje dhe me nje batanije dhe e leme te bymehet ne nje vend te ngrohte, mundesisht aty ku rreh dielli. Brumi duhet te trefishohet prandaj dielli apo ngrohja artificiale jane te domosdoshem.
Une e lashe brumin 6 ore.


Me pas e transferojme ne planin e derrases, ne te cilin kemi sperkatur miell dhe e punojme brumin me duar. E hapim dhe me pas palosim dy cepat. E perserisim kete veprim disa here.
E mbulojme brumin me nje pecete te lagur dhe e leme te pushoje 20 minuta te tjere.
I lyejme duart me vaj ulliri dhe e hapim brumin me duar. E shtrojme ne nje tepsi te lyer me vaj ulliri. Nese e keni gatuar me perpikmeri sipas recetes, gjate hapjes do t'ju formohen disa flluska ajri ne siperfaqen e pices. Mos i shfryni pasi ato i japin  pices lezet.
E leme tepsine jashte furre edhe per 20 minuta te tjere.
Nderkohe ndezim furren ne temperaturen maksimale, 250°C.




Perberesit e tjere:
salce domatesh e holle
rigon
kripe
vaj ulliri extravergine
3-4 wuerstel
gjysem qepe
djathe emmenthal 
mozzarella
piper i zi

Grijme ne feta qepen dhe e sperkatim me kripe dhe 1-2 luge uje. 
E vendosim qepen ne mikrovale derisa te zbutet plotesisht (afro 5 min. ne max.)
Salcen e domateve e rregullojme me kripe, rigon dhe pak vaj ulliri. 
Lyejme siperfaqen e pices me salce dhe e sperkatim me mozzarella te prere ne feta ose copa te vogla (mozzarella-n duhet ta kulloni perpara!) dhe emmenthaler, gjithashtu ne copa te vogla ose te grire.
Shtrojme qepet e kulluara, wuerstelin e prere ne rrathe dhe e sperkatim siperfaqen e pices me piper te bollshem.
E pjekim ne furre ne temp. max., 250°C dhe e sherbejme te ngrohte. Po patet deshire mund ta shoqeroni me salce majoneze dhe hudher (hudhren e grijme shume imet dhe e perziejme me majoneze)




No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...