(kete rizoto e gatova vjet per here te pare, pikerisht per Shen Valentin. Mirepo kishte nevoje te perpunohej edhe pak. Sot e provova dhe jam shume e kenaqur me rezultatin)
Perberesit per 2 persona:
100 gr oriz per rizoto
2-3 panxhare te kuq te zier paraprakisht
gjysem qepe
leng mishi ose leng perimesh
gjalp sipas deshires
gjysem gote vere e bardhe
70 ml panna
100 gr djathe gorgonzola i embel
50 djathe parmigiano reggiano
Pergatitja:
hedhim ne frulator panxharin e kuq dhe e reduktojme ne mase te lengshme dhe homogjene duke i shtuar uje (rreth 200-250 ml uje).
Veç ne nje tenxhere me fund te trashe skuqim ne gjalp dhe vaj ulliri qepen e grire imet.
I shtojme orizin dhe i kaurdisim per 2-3 minuta.
I shuajme me gjysem gote vere te bardhe.
Sapo vera ka avulluar i shtojme masen e lengshme te panxharit.
I kaurdisim dhe e gatuajme rizoton per 15-20 minutave, sipas tregimeve te kutise, duke e kaurdisur here pas here dhe duke i shtuar ndonje garuzhde me leng mishi ose perimesh nese fillon e shteron.
5 minutat e fundit e rregullojme me kripe dhe piper. (mua me pelqen t'i shtoje edhe pak gjalp ne fund)
Veç presim ne copa te vogla gorgonzolen. E hedhim ne nje tenxhere bashke me panen dhe djathin parmigiano reggiano te grire. E vendosim tenxheren ne zjarr te ulet dhe e perziejme derisa djatherat te shkrihen. I rregullojme me kripe.
E shtrojme rizoton ne pjate dhe e servirim me salcen e djatherave si ne foto.
Nje tjeter recete ku mbizoteron ngjyra e kuqe eshte Heiße Liebe, qe ne shqip do te pershtatej "dashuri e zjarrte" (he e shikoni sa romantike jane gjermanet!..ju qe i quani njerez te ftohte :)).
Eshte nje recete shume e thjeshte dhe shume e pelqyer nga gjermanet. Ju garantoj qe gjindet ne te gjitha pastiçerite dhe restorantet e Alto Adiges, gjithashtu e kam ndeshur ne shume menu restorantesh ne Austri e Gjermani.
Heiße Liebe
Perberesit:
akullore me vanilje
mjeder (mana te kuqe)
sheqer
pana e rrahur per embelsira
liker sipas deshires
masat me sy
Pergatitja:
per kete embelsire mund te perdorni edhe mana te ngrira.
I vendosim manat ne nje tas. I hedhim sheqer sipas deshires (1 luge per person eshte ok). I gatuajme ne mikrovale per disa sekonda derisa te perftojme nje si tip glikoje. Sipas deshires mund t'i shtoni pak liker.
Hedhim ne tasa akulloren dhe i shtojme menjehere reçelin e nxehte.
Ne disa restorante serviret me pana te rrahur dhe liker, kurse mua me pelqen thjesht akullore & reçel... de gustibus non est disputandum :)
P.s.: shoqerojeni kete post kitch me lady marmalade :D
P.s.: shoqerojeni kete post kitch me lady marmalade :D
Je fantastike fare.Une jetoj ne Shqipri.Quhem Erjona dhe me behet qejfi qe zbulova blogun tend.Me ke bere per te qeshur me ore te tera me komentet per Berluskonin,Giovani Rana etj.Bravooooooooooo dhe recetat i ke fantastike.A me thua ndonje recete glikoje se dua shume ti beje por sdi ku ti gjej.Ciaooooooooooo.
ReplyDeleteRecetat e glikose i gjen ne te djathte te ekranit, tek embelsirat...Flm dhe tung
ReplyDeletepershendetje
ReplyDeleteflm per blogun tend. te uroj suksese.
hugs nga genta