Shkruaj perberesin ...

Sunday, February 5, 2012

Il sanguinaccio - receta e mekatit

Sa prej jush, te dashura mikesha, enderrojne qe partneri te çliroje veten nga komplekset maskiliste prej Leke Dukagjini e t'ju pergjunjet duke ju premtuar dashuri te perjetshme?
Sa prej jush jane gati te thyejne tabù ne emer te dashurise?
E di qe jeni shume....e kam bindjen qe ne kete rreth kaq te madh gjinije femerore hyjne si ato qe lexojne Borges-in edhe ato qe ndjekin Gjymyshin (apo Gumyshin?) :D  
A jeni gati per magji?....Ezoterizem?.... Makabritet? 



Nese po, ja receta e mekatit....
shkoni  ne thertore te pajisura me nje termus.
Sapo kasapi te filloje te there derrin, ju mbushni termusin me gjakun e ngrohte.
Hidhini pak kripe dhe perziejeni.
Shkoni me vrap ne shtepi, pasi gjaku nuk duhet te ftohet, e pergatisni kremin....LOL
Eshte shaka, sigurisht!
Por ama receta e kremit te çokollates me gjak derri eshte nje recete tipike e disa zonave italiane, nder to Napolit, e pershkruhet si receta me mekatare qe ekziston.
Megjithese ka vite qe gjaku i derrit per perdorim gastronomik eshte i ndaluar me ligj, nese ju bie rruga nga Napoli ne kete periudhe karnevalesh, kerkoni neper pastiçerite tipike sepse do ta gjeni. 
Receta qe pergatita une eshte napoletane, por siç mund ta imagjinoni nuk permban gjakun e derrit




Krem çokollate

Perberesit per afro 4 persona:
gjysem liter qumesht
50 gr kakao e hidhur
150 gr sheqer
nje maje luge vanilje
20 gr niseshte
25 gr çokollate e zeze
nje maje luge kanelle

Pergatitja:
ne nje tenxhere sitim niseshtene me kakaon.
I shtojme sheqerin, vaniljen dhe kanellen.
I kaurdisim dhe i shtojme qumeshtin, pa e nderprere perzierjen.
E vendosim tenxheren ne zjarr te ulet dhe e perziejme per afro 20-30 minuta derisa kremi te trashet.
Me pas e fikim zjarrin dhe hedhim ne tenxhere çokollaten. E perziejme derisa te shkrihet.
E servirim me biskota savoiardi (ato qe perdoren per tiramisù) ose me nje tip biskotash te skuqura ne vaj, qe quhen chiacchere, e qe jane tipike te kesaj periudhe karnevalesh.




P.S.: bera te shkruaj firmen time "gjak e dhjame" por seç pata nje ndjesi si droje...
P.P.S.: E meqe me kete recete hyme ne atmosfera mesdhetare me lejoni t'ju pershendes me nje kenge te kantautores sime me te preferuar italiane, Carmen Consoli.



No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...