Shkruaj perberesin ...

Friday, February 24, 2012

Kur mami eshte pushim

E me kete post perfundoj serine e recetave per femije qe i gatova sime bije kete jave pushimesh.
Nje mami shembullore do te shprehte keqardhje qe javen e ardhshme e bija do t'i rikthehet ushqimit te menses se shkolles...Nje mami shembullore, ama! Une, mami kshu-kshu, jam shume gezuar qe do t'i kthehem tasit tim me sallate gjate pushimit te drekes dhe s'do te me duhet te vras mendjen se ç'te shpik qe ajo te mbaroje gjithe pjaten! hihihhi









Pastiço italiane
(saktesisht eshte recete e Sardegnes dhe ne italisht quhet "Timballo di maccheroni e ricotta")


Perberesit:
300 gr makarona te tipit penne
300 gr gjize
2 veze
gjysem gote qumesht
30 gr gjalp
6 luge djathe pecorino sardo
arre moskat
nje luge majdanoz i grire (por qe une harrova t'ia hudh!)
kripe
piper

Pergatitja:
ne nje tas perziejme gjizen me vezen, qumeshtin, djathin pecorino te grire, majdanozin, arren moskat dhe kripen.
Ziejme makaronat ne uje te kripur. I kullojme dhe u hedhim gjysmen e gjalpit. I perziejme mire e mire derisa gjalpi te shkrihet dhe i shtojme masen me gjize.
Pasi i kemi kaurdisur, i hedhim ne nje tave te lyer me gjalp.
I sperkatim me djathe pecorino dhe gjalp.
E pjekim taven ne furre ne temp. 200°C per afro 10 minuta.


Pjata e dyte, jo vetem gjeografisht por edhe ne shije, eshte shume larg pjates se pare. 
Kur ne Itali u perhap psikoza qe ne restorantet aziatike servirnin ushqime te skaduara, Ballakumja u betua qe s'do te kalonte pragun e asnje restoranti kinez. Fale librave dhe web-it arriti te pershtase disa receta aziatike ne baze te produkteve qe gjinden lehtesisht ne treg. 
Edhe kjo pjate eshte nje pershtatje qe i kam bere recetes kineze me mish viçi, kerpudha dhe bambù, por qe i pelqen shume sime bije.































Mish me kerpudha 

Perberesit per 2 persona:
2 feta mish viçi ose kau
200-300 gr kerpudha te ndryshme
gjysem luge niseshte
nje luge xhinxher i fresket
gjysem qepe
kripe
piper i zi i sapobluajtur
vaj ulliri

Pergatitja:
grijme imet qepen dhe e skuqim ne vaj ulliri. 
Presim ne copa mesatare mishin dhe ia shtojme qepes. 
Pastrojme kerpudhat, i presim ne feta dhe i hedhim ne tenxheren ku kemi mishin. Une ju sugjeroj te perdorni tenxhere me presion sidomos kur perdorni mishin e kaut.
Pasi i kemi kaurdisur dhe mishi ka filluar te djersise, e shuajme me uje. Gati 3 gota uje. 
E mbyllim tenxheren me presion dhe e leme te gatuhet per afro 1 ore ose derisa mishi te jete zier aq shume sa te behet fije-fije pa ushtruar ndonje force kushedi. Sidoqofte gjate gatimit, mishi duhet kontrolluar here pas here nese ka uje mjaftueshem. Uji nuk duhet kurrsesi te shteroje!
Pasi mishi eshte zier, e aromatizojme me xhinxher te fresket dhe e kriposim. Sipas deshires mund t'i shtoni pak salce soje per t'i dhene shije, por ne kete rast duhet te tregoni kujdes me masen e kripes. 
Ne fund tresim ne 2 gisht uje niseshtene dhe ia hedhim mishit. E kaurdisim derisa te marre vale. E peperosim.
E servirim mishin dhe kerpudhat te ngrohta me lengun e tyre. Kontorno ideale per kete pjate eshte orizi basmati.

Per ta kompletuar kete dreke te sotme, une gatova disa palaçinka me kakao. Ndryshe nga heret e tjera i bera me gjize italiane. Hm...do te ishte me mire te mos eksperimentoja, por t'i mbushja  me mascapone si gjithmone...Sdq ne receten e meposhtme kam vene si perberes mbushjeje, mascarponen.





Palaçinka me çokollate 
Perberesit per 4 palaçinka:

50 gr miell
1 veze
10 gr kakao
1 luge sheqer
120 ml qumesht
gjalp

Per mbushjen:
100 gr mascarpone
2 luge sheqer
25 gr rrush i thate
70 gr çokollate e bardhe
gjysem luge xhinxher i fresket ose pluhur
1 luge pana ose qumesht

Per ta shoqeruar:
akullore me shije vanilje
krem çokollate (çokollate fondente e shkrire ne pana)

Pergatitja:

fillimisht vendosim te zbutet rrushi i thate. Per zbutjen perdorim uje ose liker. E hedhim rrushin ne nje tas dhe e mbulojme me uje ose liker.
Sitim miellin dhe kakaon. I shtojme vezen, qumeshtin dhe sheqerin. I perziejme me tel kuzhine dhe e vendosim masen ne frigorifer.
Nderkohe ngrohim nje tigan antiaderent dhe e lyejme me shume pak gjalp, ne menyre qe palaçinkat te mos ngjiten.
Hedhim ne tigan gjysem garuzhde nga masa e palaçinkave dhe e skuqim nga te dyja anet per pak sekonda.
Pasi kemi pergatitur palaçinkat merremi me mbushjen.
Ne nje tas hedhim djathin mascarpone dhe e perziejme me tel kuzhine. 
I shtojme xhinxherin pluhur, sheqerin, çokollaten e grire dhe rrushin e thate, te cilin me pare e kemi kulluar. I perziejme mire e mire dhe per ta bere me kremoze masen i shtojme nje luge panna ose qumesht. 
Mbushim me kete mase palaçinkat.
I vendosim palaçinkat ne pjaten e servirjes dhe i shoqerojme me akullore me shije vanilje dhe krem çokollate.

Gjak e dhjame :D



   

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...