Receten origjinale te taves se krapit e gjeni tek siti Une gatuaj, madje te shoqeruar me nje histori interesante, ndersa receten per tave alternative te tipit "kur s'ke pulen do hash sorren"..ne rastin tim "kur s'ke krapin do hash troften" e gjeni me poshte :)
Tave trofte lumi
Perberesit per 3 persona:
2-3 trofta te fresketa
250 gr salce domatesh
2 qepe qepe
6-7 hudhra
100 ml uthull vere
2-3 gjethe dafine
vaj luledielli
kripe
piper i zi
pak sheqer
ndersa per pestilin, gjithmone alternativ: kumbulla te thata dhe xhinxher i fresket.
Pergatitja:
shkojme blejme trofte te fresket. Pasi e bombardojme me pyetje shitesin mbi prejardhjen dhe freskine e peshkut, i lutemi te na e pastroje dhe presi ne thela...(Ua sa cm duhet te ishin thelat?!?!...Obobo harrova receten ne shpi :D)
Me te arritur ne shtepi, e shpelajme dhe e thajme me letra kuzhine.
Ngrohim pak vaj ne tigan dhe i skuqim thelat e peshkut per pak minuta nga te dyja anet.
Ne te njetin vaj skuqim qepen e grire ne feta te holla derisa qepa te zbutet. I shtojme salcen e domates.
Ndersa qepa gatuhet me salcen, pergatisim pestilin alternativ.
Ne nje tenxhere hedhim uje, nje dore kumbulla te thata dhe xhinxher te fresket. I japim nje vale derisa te perftojme nje leng qe ka pak a shume te njejten ngjyre qe do te kishte pestili.
Ne tenxheren ku kemi qepen dhe domaten hedhim lengun e pestilit, uthullen e veres, kripe, piper dhe gjethet e dafines. I leme te gatuhen ne zjarr te ulet per disa minuta.
Ne nje tave balte vendosim thelat e troftes dhe u hedhim siper masen qe kemi ne tigan dhe gjysem gote uje. E pjekim taven ne furre ne temp. 150°C per afro 30-40 minuta. E servirim te ngrohte.
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment