Shkruaj perberesin ...

Tuesday, October 25, 2011

Tagliatelle me ragù kungulleshke


Perberesit e meposhtem jane per nje tenxhere me ragù (me teper se 1 kg). Meqe raguja ka nje kohe gatimi relativisht te gjate, mund ta gatuani nje here ne jave ose nje here ne muaj dhe ta ngrini ne frigorifer te ndare ne tasa plastike.
Ne vend te salsiçes mund te perdorni mish te grire, derri ose viçi, ose te dy bashke. Gjithashtu me te njejten ragù mund te gatuani edhe lazanjet. E rendesishme eshte qe te perdorni nje djathe me shije te forte per te kontrastuar kungulleshken qe vjen pak e embel.    






1 kg salsiçe
500 gr kungulleshke
gjysem shishe salce domateje (rreth 500 gr)
2 luge gjalp
1 dege selinoje
1 qepe
1 gote vere e bardhe
gjethe dafine
trumze
kripe
vaj ulliri
tagliatelle te fresketa
djathe grana i grire ose ne pamundesi djathe kaçkavall

Pergatitja:
grijme imet qepen dhe degen e selinos. Shkrijme ne nje tenxhere me fund te trashe gjalpin me disa luge vaj ulliri. I shtojme perimet. I kaurdisim derisa te zbuten.
Nderkohe u heqim membranen salsiçeve dhe i shtypim me pirun.
I hedhim salsiçet ne tenxhere dhe i kaurdisim disa here. I shuajme me vere te bardhe.
Kur vera te kete avulluar plotesisht i shtojme kungulleshken e prere ne kubike te vegjel dhe salcen e domateve. I rregullojme me kripe dhe hedhim ne tenxhere 2 gjethe dafine dhe nje degez trumze. Qe trumza te mos shperbehet gjate gatimit, mund ta mblidhni me nje garze te paster e te disinfektuar. I hedhim 1 gote uje dhe i leme te gatuhen ne zjarr te ulet per afro 2 ore ne zjarr te ulet. Kur uji te kete shteruar i shtojme edhe gote tjeter ose 2 nese e shohim te nevojshme. Ne fund i hedhim piper te zi te grire ne moment.
Nderkohe ziejme ne uje te kripur makaronat. 
I kullojme dhe i servirim me ragùne e kungulleshkes dhe me djathe grana. 
Gjak e dhjame :D 


3 comments:

  1. Edi ,kjo eshte kungulleshke apo kungull sepse mua me duket e kuqe?!

    ReplyDelete
  2. Kungulleshke une quaj kete: http://it.wikipedia.org/wiki/Zucca
    ndersa kungull kete: http://it.wikipedia.org/wiki/Cucurbita_pepo
    mos e kam gabim? po me vjen dyshimi...

    ReplyDelete
  3. Edi, une kungulleshke quaj ate qe ti quan kungull :D

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...