Palaçinka te mbushura
Perberesit per palaçinkat (6 persona):
Perberesit per palaçinkat (6 persona):
2 veze
30 gr gjalp ne temperature ambjenti
100 gr miell
1/4 e litrit te qumeshtit
kripe me sy, sdq me pak se nje luge e vogel
Salce beshamel e blere apo e gatuar vete sipas recetes qe mund ta gjeni ketu
djathe parmigiano reggiano
speck i prere ne feta te holla
1 radhiqe
100-150 gr djathe gorgonzola
kripe
piper
Rrahim me tel kuzhine ose rrahes elektrik gjalpin, qumeshtin dhe kripen. Ne nje tjeter tas rrahim vezet dhe ia shtojme mases se mesiperme. I rrahim derisa te formohet nje mase e lengshme dhe homogjene. Kete mase e vendosim ne frigorifer per gati 1 ore. Nxehim nje tigan ne zjarr dhe e lyejme me nje cope gjalp.
Me ndihmen e nje garuzhdeje hedhim pak nga kjo mase ne tigan dhe e shperdajme duke e levizur. Duhet te jeni shume te shpejte ne shperndarjen e mases! E skuqim per pak sekonda nga nje ane dhe e kthejme nga ana tjeter me ndihmen e paletes se kuzhines ose duke e fluturuar ne ajer.
Vazhdojme me mbushjen:
pastrojme radhiqet dhe i presim ne copa te medha.
Ne nje tigan shkrijme pak gjalp dhe fergojme radhiqet. I leme ne zjarr per gati 10 minuta derisa te zbuten. I kriposim, i peperosim dhe i leme menjane te ftohen.
Nderkohe presim djathin gorgonzola ne copa te vogla dhe e njomim me pak qumesht. E shtypim me pirun qe te formohet nje lloj kremi. Kete krem ia shtojme radhiqeve kur keta te jene ftohur.
Mbushim palaçinkat me kete perberje dhe i palosim me dysh ose katersh.
I rendisim ne nje tave balte te cilen e kemi lyer me gjalp.
U hedhim siper salcen beshamel dhe djathin e grire.
Mbi cdo palaçinke vendosim nga nje fete speck dhe i pjekim ne temperaturen 200-220°C per gati 15 min.
I servirim te ngrohta e te shoqeruara me vere te bardhe (per ato qe jetojne ne Italia do te sugjeroja vere te bardhe te zones se Friulit ose te Trentino-Alto Adige pasi speck-u dhe radhiqet jane tipike te ketyre 2 zonave)
Ndersa si pjate te dyte sot kisha berxolle derri me gorgonzola te shoqeruara me radhiqe furre
Perberesit per 2 persona:
2 berxolla derri
100 gr gorgonzola
gjymes gote vere e bardhe
1 radhiqe
kripe
piper
vaj ulliri
Pergatitja:
skuqim ne vaj berxollat, te cilat me pare i kemi kriposur dhe peperosur. I shuajme me vere te bardhe dhe kur vera te avulloje i heqim nga tigani dhe i leme menjane.
Ne tigan hedhim gjysmen e mbetur te veres dhe sapo te filloje te ngrohet i shtojme gorgonzolen e prere ne copa te vogla. I kaurdisim ne menyre qe gorgonzola te shkrihet. Kur eshte shkrire plotesisht ne kete krem vendosim berxollat.
Radhiqet i lajme dhe i presim ne copa te medha, pa i kulluar. I vendosim ne nje tave. I kriposim dhe i vendosim ne furre per disa minuta, gati 10-15 minuta. Para se t'i servirim i sperkatim me vaj ulliri dhe piper te zi.
Gjak e dhjame :D

No comments:
Post a Comment