Shkruaj perberesin ...

Sunday, October 2, 2011

E diela shqiptare

Po te pyesnin shqiptaret çkujtojne nga te dielat e kohes se xhaxhit besoj se te gjithe unanimisht do te thonin "pulen me pilaf". Ishte rituali i se djeles. Ishte mbyllja dinjitoze e nje jave pune. Ishte dreka kur e gjithe familja mblidhej rreth tryezes....  
Qetesohuni, nuk do ju jap receten e pules me pilaf! 
Receta ime eshte me pule, por ama pule kapitaliste :D 





Pule e mbushur

Perberesit: (sasia e perberesve varion nga pesha e pules. E rendesishme eshte qe masa per ta mbushur te kete konsistencen e brumit te qofteve, pra jo shume e ngjeshur por as shume e holle, diçka e ndermjetme)

pule e fresket
te brendshmet e pules
1 ose dy feta buke e bardhe

disa luge djathe kackavall ose djathe tjeter i ngjashem me te, une perdora pecorino romano
nje grusht i vogel stika pishe 
1 veze
hudher
majdanoz
nenexhik
vaj ulliri extravergine
kripe
piper
sherbele
rozmarine
gjalp

Pergatitja:
grijme imet hudhren dhe te brendshmet e pules. I shtojme vezen, erezat, djathin dhe stikat e grira, kripen dhe buken e njomur ne uje dhe te shtrydhur fort. 
E punojme masen me duar derisa perberesit te perziehen me njeri-tjetrin. 
Lyejme me kripe pulen. 
E mbushim me masen e mesiperme. 
E mbyllim me kruajtesedhembesh dhe e lidhim pulen me spango.
Poshte kraheve i vendosim 2 dege rozmarine, qe te aromatizohet edhe pjesa e gjoksit. Sipas deshires i vendosim edhe gjethe sherbele.
E lyejme pulen me vaj ulliri dhe gjalp. 
E ndezim furren ne temp. 180°C dhe e pjekim pulen per afro 1 ore, duke i shpuar lekuren me pirun dhe duke e lagur here pas here me lengun qe leshon.



Para se ta servirim e presim barkun me kujdes dhe nxjerrim mbushjen, te cilen e presim ne feta.
Gjak e dhjame :D  

Nese nuk ju pelqen pilafi ja nje ide per te shfrytezuar lengun e pules qe mbetet ne tepsi:
lengun qe mbetet ne tepsi mblidheni dhe kullojeni. Merrni pak nga mbushja e pules, therrmojeni  dhe hidheni ne nje tenxhere bashke me lengun. I shtoni 2 gota uje dhe sapo te vloje hidhni ne tenxhere nje grusht makarona te vogla per supe (ato qe jane ne forme yjesh apo lloje te tjera qe gatuhen per 5 minuta).  


No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...