Shkruaj perberesin ...

Tuesday, May 17, 2011

Torta ime me molle dhe karrota

Meqe kjo eshte stina e shetitjeve ne ajer te paster po ju jap receten e nje torte shume te lehte, shume te shendetshme, pasi permban vetem 20 gr gjalp, dhe lehtesisht te transferueshme kur kemi vendosur te organizojme nje piknik. Per realizimin e saj u mbeshteta tek receta e Apfeltorte (torta me molle, tipike gjermane) dhe i shtova/hoqa ca perberes.


Perberesit per nje torte me diameter 26 cm:
3 veze
250 miell qe permban sode buke
1 kavanoz kos vanilje
4 molle
4 karrota
25o gr sheqer
nje grusht bajame te grira
2 luge te vogla pluhur pjekes
pak leng limoni
20 gr gjalp

Pergatitja:
grijme me rende karrotat dhe 2 molle, ndersa 2 mollet e tjera i presim ne feta dhe i sperkatim me pak leng limoni. Ne nje tas fillojme e rrahim me rrahes elektrik vezet me sheqerin, me pas i shtojme kosin, mollet dhe karrotat e grira, bajamet e grira dhe ne fund miellin e pluhurin pjekes. Lyejme me gjalp dhe miell nje tepsi me diameter 26 cm dhe hedhim ne te perberjen e tortes. Rendisim sipas deshires fetat e molleve, i sperkatim me sheqer kokerrmadh dhe disa copa gjalpi. E ndezim furren ne temperaturen 180°C dhe e veme tepsine te piqet per 1 ore. Para se ta sherbejme e sperkatim me sheqer pluhur.
Gjak e dhjame :D

4 comments:

  1. E bera kete torte nje dite, por me doli shume " e qullet" brenda. E di qe fajin e kam vet se i kam hedhur shume kos, por gjithesesi per ta ditur here tjeter, sa kos i shtohet? Dmth sa eshte nje vazo me gr?
    Por shija ishte fantastike :)

    ReplyDelete
  2. Une zakonisht perdor keto qe jane 125 gr.: ohttp://www.mistervip.com/content.asp?Subc=536&L=1&idMen=214
    Mos ndoshta e ke ngrene menjehere sa ka dale nga furra pa pritur qe te "kulloje"?

    ReplyDelete
  3. ..ose ka shume mundesi qe 180°C e furres sime nuk perputhen me 180°C e furres tende. sdq kjo vlen edhe per tortat e tjera: asnjehere koha e pjekjes nuk eshte fikse, pasi varet nga tipi i furres. Gjithmone duhet bere prova me kruajtesen e dhembeve.

    ReplyDelete
  4. Jo jo, e lashe te ftohej plotesisht, por i kam hedhur rreth 350gr kos :S sepse mendova se ishte kavanoza nga ato te medhenjte. Gjithesesi e hengrem e ca te ngreni.
    Edhe problemi furres eshte: psh kete qe kam une duhet ta vesh ne 195 qe te pjeki sa 180, dhe nuk perdor kurre ventolen sepse me duket sikur i thane ushqimet.

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...