Pas embelsires me komposto pjeshke nuk mund te mos postoja ketu edhe ate me komposto dardhe. Madje, per te qene e sinqerte, qe pikerisht kjo torte me mousse dardhe qe hapi nje kapitull te ri ne permbledhesin tim te recetave. Qekur e realizova per here te pare u dashurova me te sepse kjo torte eshte e veçante, eshte si ato zonjat elitare plot elegance e hijeshi. Provojeni dhe do te me jipni te drejte! :)
Perberesit per nje torte te permasave te fotos:
pandispanja
250 gr djathe marscarpone
2 veze
150 gr sheqer
komposto dardhe
liker dardhe
3 flete xhelatine per embelsira (colla di pesce italisht)
Pergatitja:
fillimisht pergatisim pandispanjen sipas recetes qe mund ta gjeni ketu.
Ndersa pandispanja ftohet pergatisim nje mousse dardhe. Rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin. I shtojme djathin mascarpone dhe nje dardhe kompostoje te cilen me pare e kalojme ne mikser derisa te reduktohet ne pure. I perziejme me tel kuzhine ose rrahes elektrik.
Veç rrahim te bardhat e vezeve me pak sheqer derisa te perftojme nje shkume, te cilen ia shtojme perberjes me mascarpone.

Ne nje gote me uje te ftohte zbusim fletet e xhelatines. Me pas i shtrydhim dhe i vendosim nje tenxhere te vogel te cilen e kemi vene ne zjarr te ulet, me nje ose dy luge uje, qe te shperbehen. Xhelatinat e shperbera ia hedhim mousse-t te dardhes dhe e perziejme me kujdes me luge druri ne menyre qe kremi te mos bjere.
Formen e tortes ne te cilen kemi pjekur pandispanjen e perdorim edhe per shtrimin ne menyre qe mousse i dardhes te mos kulloje. Shtrojme ne fillim nje gjysem pandispanje dhe e lagim me nje leng te perftuar nga lengu i kompostos se dardhes i perzier me pak liker dardhe. Shtrojme me pas nje shtrese me gjysmen e mousse dardhe, perseri pandipanja dhe e perfundojme shtrimin me mousse dardhe. Rradhisim sipas deshires mbi torte feta dardhe dhe e veme ne frigorifer per 1 ore. Nderkohe pergatisim nje xhel per te lyer siperfaqen e tortes me sheqer dhe xhelatine. Pasi ta kemi lyer e rivendosim ne frigorifer qe te mpikset dhe me pas e sherbejme me champagne ne raste festash ose me vere moskat.
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment