Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label Supa. Show all posts
Showing posts with label Supa. Show all posts

Friday, February 17, 2012

Paçe planci per te shtyre oret e pagjumesise



Une vuaj nga pagjumesia. Shyqyr Zotit nuk eshte kronike por, kur ndodh te zgjohem ne 3 te mengjesit s'ka shanse qe te me rizeje gjumi. Nuk me ndihmojne as ndryshimi i pozicionit te trupit, as jasteket dhe as mbyllja e detyruar e kapakeve te syve. Pasi i lutem deshperisht Morfeut te me mbertheje ne krahet e tij, kuptoj qe e vetmja alternative per te mos u bere nervoze eshte te ngrihem nga krevati.
Marr telekomandat e bej nje zapping agresiv, te tipit 2 sek. per çdo kanal. Ka nete qe, ne ate ore, tv shfaqin emisione intelektualisht te nje niveli me te larte sesa "Isola dei Famosi", si psh. biografi njerezish te famshem, programe "on the road" ne zonat me te humbura te planetit. Nje nate u kenaqa duke ndjekur nje koncert me kenge popullore siçiliane te kenduara ne dialekt nga Carmen Consoli dhe tekset te shpjeguara nga intelektuale siçiliane.
Ne kete rast pagjumesia kalon kendshem, madje e shoqeruar edhe me nje tas me akullore por, ka nete kur nervozitetin e moszenies se gjumit e rrisin dukshem ca reportazhe te vjetra, psh. nga Kuba e Kastros apo nga Kina e Maos.
Shfaqja e Xing, Xang, Xungut, te veshur te tre me kostume doku te se njejtes mase e te shpelara me te njejtin detergjent, te cilet buzeqeshin te lumtur ndersa punojne me gezim, me ben qe per nje fraksion sekonde te me kapi dyshimi mbi te verteten kineze. Ne ate fraksion sekonde, ato fytyra lumturisht te qeshura, me bejne te veje ne dyshim edhe Kinen e pershkruar ne librat e Jung Chang-ut.
Por shyqyr Zotit (?!) jam shqiptare, dikur jam zier edhe une me ore te tera si paçe planci me te tilla propaganda e dogma diktatoresh. Jo aq sa brezat e meparshem, por jam zier! 
Fik me nervovizem tv dhe ngrihem te zieje paçen time...vetem me planc, duke turfulluar me vete kunder ketyre maoisteve italiane qe kane harruar te kurdisin oren.






Ne dialektin e Elbasanit i themi Paçe planci

Perberesit per 4 persona (por eshte aq e mire sa ngop vetem 2:))

500 gr plendes viçi i fresket
vaj ulliri ose luledielli
1-2 luge gjalp
2 luge miell
1 luge e vogel spec i kuq, pakez djeges
kripe
shume hudhra (une llogaris 2 thelba per person)
gjysem filxhan uthull vere e kuqe 

Pergatitja:
pastrojme mire e mire plendesin nese e marrim ilegalisht, nese e blejme tek kasapi ka menduar ai ta laje dhe pastroje.
E presim ne shirita te vegjel dhe e ziejme ne uje (pa kripe!) per disa ore, derisa plendesi te zbutet shume. Ne dialekt ne i themi, te sqarqet. 
Veç shkrijme gjalpin ne nje tigan, ku kemi hedhur fillimisht pak vaj.
Skuqim miellin dhe i japim ngjyre me specin e kuq.
I hedhim nje gote uje te ftohte dhe e kaurdisim me tel kuzhine ne menyre qe te mos formohen toptha brumi.
Pasi ka marre nje vale, ia shtojme plendesit qe tashme ka zier.
E rregullojme me kripe dhe e leme te zieje per rreth 15 minuta te tjera.
Pergatisim nje dressing. Presim shume imtesisht hudhren dhe e hedhim ne nje tas. I shtojme uthullen dhe pakez kripe. E leme te marinoje per gati gjysem ore.
E servirim paçen e ngrohte te shoqeruar me dressing e mesiperm....dhe i themi "ik p.... gripit" per te pakten nje jave lol



Paçe planci - Zuppa di trippa

Ingredienti per 4 persone

500 gr trippa di vitellino fresca
olio evo
1-2 cucchiai burro
2 cucchiai farina
1 cucchiaino paprika, poco piccante
sale
aglio (ca. 2 spicchi a persona)
50 ml aceto di vino rosso

Preparazione:
pulire e tagliare a listarelle la trippa fresca.
Farla bollire in abbondante acqua non salata finché diventi morbidissima.
Sciogliere il burro con l'olio ed aggiungere la farina.
Mescolare me qualche minuto, finché inizia ad imbrunire ed aggiungere la paprika. 
Versare un bicchiere di acqua fredda e mescolare di modo che non si formino dei grumi.
Unire alla trippa e cuocere ancora per una 15.na di minuti.
Regolare di sale
Fare un dressing, tagliando molto finemente l'aglio e mescolare con un pizzico di sale e l'aceto di vino rosso. Lasciarlo marinare per una trentina di minuti.
Servire la zuppa calda, accompagnata a parte dal dressing di cui sopra. A tavola ciascuno si regola col dressing in base ai propri gusti.

Thursday, January 26, 2012

Supa magjike e Marise

Ku qendron magjia e kesaj supe do te pyesni ju....po, ja kjo supe te liron rruget e frymemarrjes kur je i mberthyer nga rrufa. Funksionon gati me mire sesa aerosoli - sipas Marise :)
Maria, eshte mikja ime kalabreze qe s'heq dore nga keto kurimet prej "gysheje". Megjithese une fillimisht qesha me vlerat kurative te kesaj recete, duhet te pranoje qe ne keta 10 vjet, sa here jam paqejf pergatis supen e Marise. Megjithate jo gjithmone i qendroje besnike perberesve te recetes. Kur nuk kam shume kohe ose digjem nga temperatura apo jam e pafuqishme, e pergatis vetem me leng pule, pak makarona supe, lekure limoni, hudher dhe majdanoz te grire. Me pas i hedh pak djathe te grire reggiano parmigiano dhe vaj ulliri.
Ndersa receta sipas Marise eshte kjo me poshte:



Perberesit per 1-2 persona:

pule e ndare ne pjese, mjaftojne edhe 2 kofsha apo disa krahe
2 thelbinj hudher
pak qepe, afro nje çerek qepe
gjysem karrote
gjysem dege selinoje
makarona te vogla per supe
majdanoz i fresket
pak spec djeges (si kalabreze qe eshte Maria i hedh çdo pjate spec djeges :D, por ju mund ta zevendesoni me piper)
vaj ulliri i nje cilesie shume te mire
kripe

Pergatitja:
e thjeshte fare! I ziejme te gjitha bashke, perveç makaronave, per afro 1 ore e ca ne tenxhere normale ose per gjysem ore ne tenxhere me presion.
Me pas i kullojme ne nje tenxhere tjeter dhe i shtojme makaronat.
I ziejme per disa minuta te tjere.
E servirim supen me djathe parmigiano reggiano te grire dhe e sperkatim me vaj ulliri te nje cilesie shume te mire. 

Epssshiuuuuuu...

Tuesday, September 20, 2011

In a sentimental mood

Naimin e merrte malli per malet, fushat e blegerimat e qingjave. Thurrte vargje duke idealizuar trojet shqiptare... I shkreti Naim ta dije si eshte katandisur Memedheu sot! Si digjen plehrat nga Vermoshi ne Konispol. Si sharrohen pyjet e si betonizohet Shqiperia. ç'kataklizme ka pesuar shoqeria shqiptare fale majmunizimit te  veseve me te keqija perendimore.....Ah sa pak gjera i kane rezistuar prishjes, perçudnimit, majmunizimit, aq sa sot numerohen me gishtat e dores.
Njera eshte pasuria kulinare. Prodhimet biologjike. Por fatkeqesisht edhe keto duhet t'i kerkosh me qiri dylli, sepse shqiptaret qe kur mesuan receten e tortellineve, u marrosen pas tyre aq sa bene lanet taven e kosit dhe jahnine....dashnia asht gja e keqe!...e ka thane ene Isuf Myzyri.
Ju paralajmerova qe eshte post sentimental...
...duke kujtuar vezen e katunarit te skuqur bashke me djathin e deles ne telynin e Polisit, i cili historikisht mbeshtillej me gjethe rrushi, buken e thekur mbi stufen me dru ene domaten zemerkau, Ballakumja realizoi nje recete-prelud.  





Supa "Oh sa me ka marre malli"

Perberesit per 4 persona:

6 koqe vè prej pulave qe hardallosen lirisht lendinave te Renonit, po i gjetet prej pulave te Labinotit hallall..
gjysem gote ajke (pana)
4 qepe 
150 gr  sallam
buke baguette franceze ose tip tjeter buke e bardhe dhe e bute

Pergatitja:

e grijme qepen ne feta te holla dhe e skuqim ne nje tigan me gjalp dhe vaj ulliri. Qe qepa te mos digjet i hedhim here pas here ndonje gjysem luge uje.

Ne nje tjeter tigan skuqim vezet ne versionin syze. I rregullojme me kripe dhe piper dhe me pas i frulojme bashke me panen. I vendosim ne zjarr per afro 5 minuta duke i perzier pa pushim.

Sallamin e skuqim ne nje tigan pa i shtuar asnje lloj yndyre, pra vetem me dhjamin e tij.
Shtrojme ne pjate qepen dhe sallamin. I hedhim siper masen me veze dhe ne siperfaqe vendosim kubiket e bukes se skuqur ne gjalp.
Gjak e dhjame :D

Friday, May 20, 2011

Supe elbi


E kote qe ta fsheh, keto dite po verdallosem neper kuzhine si nje femije i lumtur ne mes te lodrave te preferuara :) Pavaresisht kolles, qe degjohet deri ne qender te qytetit dhe rekomandimeve te mjekut per regjim shtrati, deshira ime per te gatuar keto dite eshte shume me e forte. Shpeshhere keto muajt e fundit me eshte dashur t'i drejtohem supave te gatshme ne supermarkate ose te reduktoj kohen e recetes duke i gatuar ne tenxhere me presion, prandaj ia kisha borxh vetes nje supe te denje per kete emer, pra nje supe me gatim ne zjarr te avashte :)

Supe elbi 
Perberesit per 4 persona:
rreth 100 gr elb
gjysem kg mish viçi tul
gjysem finoku ose nje nqse eshte i vogel
2 karrota
gjysem qepe
2 patate
gjethe dafine
piper
kripe
vaj ulliri

Pergatitja:
skuqim qepen e grire imet ne vaj ulliri bashke me copat e mishit. I shtojme elbin dhe perimet e tjera te prera ne kubike te vegjel, gjethen e dafines dhe e mbushim tenxheren me uje. I leme ne zjarr mesatar derisa elbi te zihet. Me pas e rregullojme me kripe dhe e ndajme neper pjata. Ne pjate e sperkatim me djathe parmigiano reggiano, piper te shtypur ne moment dhe vaj extravergine. E sherbejme te ngohte te shoqeruar me copa buke te thekur. 
Gjak e dhjame :D

Friday, March 11, 2011

Supa me karrota dhe xhinxher te ben mire per lekuren!

Per te qene adet-shmerisht ne rregull me qenien time elbasanase, perpara se te shkruaj receten e pare te ketij blogu, po bej prezantimin… Une jam Ballakumja. Ballakumja nga Elbasani. Uaa sa emer i çuditshem! – ve bast qe po mendoni ju. Eh, ta dini ju o njerez qe ky emer i perbere nga 4 rrokje e 4 zanore te aromatizuara me Telyn Polisi dhe Veze-Katunari-Labinoti, ka luajtur nje rol te rendesishem ne formimin e personalitetit tim, duke u bere shkaktari i traumave te pasherueshme si humbja e Miss Lagjes, Miss Pallatit, Miss Klases e gjithe Misseve te mundshme. E brumuar, qe ne vogeli, me nje skeme bukurie qe personifikohej nga modelet skeletike te Vogue - qe po te frynte era e Krastes i hidhte pertoke dhe s’kishin shans te ngriheshin nga toka sakllam, dmth pa thyer ndonje artikulacion te poshtem e/o te siperm - me formohej, sa here ndonje Teta gjithe embelsi me drejtohej “oj Ballakume!”, nje si tornado, diku aty afer stomakut, qe rritej….Rritej…RRitej dhe shperthente duke e ngritur ne ajer Teten-embelsire per ta perplasur drejt e ne fuçine e gjalpit prej Polisi. Po...Po... Keshtu Teta mesonte qe nuk mund ti drejtohej nje vajze adoleshente, e lindur dhe e rritur ne juglindje te evropes, ne nje vend te Shqiperise qe shquhet per qytetari, me nje “kompliment” te tille, qe do te bente te lumtur vetem nje virgjireshe-beduine-ne-kerkim-te-bashkeshortit. Qe thoni ju njerez, diku ne shkretetire gjinden nje fis beduinesh qe jetojne akoma ne tenda. Ne pamundesi te krevateve te rehatshem, atje, burrat perdorin grate si dyshek. Per te permbushur sa me mire kete detyre fisnike-bashkeshortore femra duhet te jete aq e shendoshe sa ti dalin vijat e dhjamit tek krahet. (Mos e thente Zoti! Une goce elbasani qe enderroja te isha si Julia Roberts.) Enderroja!!!…… me mire po vazhdoj me receten e pare te blogut: Supe me karrota dhe xhinxher. Probabiliteti qe une te marr qofte edhe nje karrote, ta qeroj e ta haje te gjalle eshte 0, por nga halli se mos edhe kete vere do te ngelem e bardhe si mozarella, u vura te gatuaj kete recete. Mund te them qe fale aromave te bukes se thekur ne gjalp, xhinxherit dhe specit djeges, karrota mori shije.

Supe me karrota dhe xhinxher
Perberesit x 4 persona:
1 kokerr qepe,
8 karrota,
leng perimesh,
1 luge xhinxher i grire,  
kripe,
spec djeges,
1 luge kafje sheqer,
piper i bardhe.
Feta buke te bardhe
Gjalp
Spec djeges

Pergatitja
Qerojme qepen dhe karrotat dhe i presim ne copa. Nuk ka rendesi madhesia apo te prerit perfekt, pasi ne fund do ti kalojme ne frulator. I vendosim ne nje tenxhere me presion bashke me pak kripe,1 luge kafje sheqer, xhinxher te grire dhe lengun e perimeve. E mbyllim kapakun e tenxheres dhe i ziejme per rreth 10 min. Pasi jane zier i kalojme ne frulator derisa te perftojme nje mase homogjene. E rregullojme me kripe, piper & vaj ulliri te nje cilesie sh.mire dhe e shperndajme neper pjata. Ne nje tigan shkrijme gjalp dhe vendosim nje spec djeges qe te leshoje arome. I presim fetat e bukes ne kubete te vegjel dhe i skuqim ne gjalp. E dekorojme supen si ne foto. Gjak e dhjame! :D


Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...