(kete rizoto e gatova vjet per here te pare, pikerisht per Shen Valentin. Mirepo kishte nevoje te perpunohej edhe pak. Sot e provova dhe jam shume e kenaqur me rezultatin)
Perberesit per 2 persona:
100 gr oriz per rizoto
2-3 panxhare te kuq te zier paraprakisht
gjysem qepe
leng mishi ose leng perimesh
gjalp sipas deshires
gjysem gote vere e bardhe
70 ml panna
100 gr djathe gorgonzola i embel
50 djathe parmigiano reggiano
Pergatitja:
hedhim ne frulator panxharin e kuq dhe e reduktojme ne mase te lengshme dhe homogjene duke i shtuar uje (rreth 200-250 ml uje).
Veç ne nje tenxhere me fund te trashe skuqim ne gjalp dhe vaj ulliri qepen e grire imet.
I shtojme orizin dhe i kaurdisim per 2-3 minuta.
I shuajme me gjysem gote vere te bardhe.
Sapo vera ka avulluar i shtojme masen e lengshme te panxharit.
I kaurdisim dhe e gatuajme rizoton per 15-20 minutave, sipas tregimeve te kutise, duke e kaurdisur here pas here dhe duke i shtuar ndonje garuzhde me leng mishi ose perimesh nese fillon e shteron.
5 minutat e fundit e rregullojme me kripe dhe piper. (mua me pelqen t'i shtoje edhe pak gjalp ne fund)
Veç presim ne copa te vogla gorgonzolen. E hedhim ne nje tenxhere bashke me panen dhe djathin parmigiano reggiano te grire. E vendosim tenxheren ne zjarr te ulet dhe e perziejme derisa djatherat te shkrihen. I rregullojme me kripe.
E shtrojme rizoton ne pjate dhe e servirim me salcen e djatherave si ne foto.
Nje tjeter recete ku mbizoteron ngjyra e kuqe eshte Heiße Liebe, qe ne shqip do te pershtatej "dashuri e zjarrte" (he e shikoni sa romantike jane gjermanet!..ju qe i quani njerez te ftohte :)).
Eshte nje recete shume e thjeshte dhe shume e pelqyer nga gjermanet. Ju garantoj qe gjindet ne te gjitha pastiçerite dhe restorantet e Alto Adiges, gjithashtu e kam ndeshur ne shume menu restorantesh ne Austri e Gjermani.
Heiße Liebe
Perberesit:
akullore me vanilje
mjeder (mana te kuqe)
sheqer
pana e rrahur per embelsira
liker sipas deshires
masat me sy
Pergatitja:
per kete embelsire mund te perdorni edhe mana te ngrira.
I vendosim manat ne nje tas. I hedhim sheqer sipas deshires (1 luge per person eshte ok). I gatuajme ne mikrovale per disa sekonda derisa te perftojme nje si tip glikoje. Sipas deshires mund t'i shtoni pak liker.
Hedhim ne tasa akulloren dhe i shtojme menjehere reçelin e nxehte.
Ne disa restorante serviret me pana te rrahur dhe liker, kurse mua me pelqen thjesht akullore & reçel... de gustibus non est disputandum :)
P.s.: shoqerojeni kete post kitch me lady marmalade :D
P.s.: shoqerojeni kete post kitch me lady marmalade :D
