Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label spring rolls. Show all posts
Showing posts with label spring rolls. Show all posts

Saturday, March 26, 2011

Erdh pranvera me ....

 Oh sa kenaqesi eshte te zgjohesh ne mengjes nga cicerimat e zogjve!...te hapesh syte dhe te pushtohesh nga e blerta e pyllit!...te pish kafen ne ballkon duke ndjere rrezet e diellit qe te ngrohin lekuren e aromat pyllore qe te gudulisin hunden!...e ashtu papritur te te vije ndermend hiti i vellezerve Zena:
Erdh pranvera me jeshile
I rashe bahçes per midis.
Keputa nje trandafile
nje dhurate te dashnise...
Vellezerit Zena me jane bere si dallendyshet. Sapo fillon e ngroh koha e çelin sythat e pare me behet lajtmotiv. Ama sot, pervecse rolit te lajmetareve te pranveres, me takon t'ju njoh edhe nje merite tjeter: kete recete qe po ju shkruaj. Receten origjinale besoj se e njohin te gjithe ato qe u pelqen kuzhina e mire. Behet fjale per byreckat pranverore ose spring rolls ne anglisht, qe jane antipasta me e perhapur ne bote e kuzhines aziatike. Por, megjithese mua me pelqen shume kuzhina aziatike (sidomos spring rolls te gatuara nga tajlandezet jane me nam), sot e frymezuar nga vellezerit Zena mendova ta ballkanizoj receten. 

Byrecka pranverore ballkanike - Balkanic Spring Rolls 
Perberesit x 10 byreçka:
2 peta byreku te holluara vete ose te blera ne dyqan
100 gr laker e bardhe
100 gr mish i grire
1/2 qepe
leng mishi
vaj luledielli
spec i kuq, pak pikant
1 veze
buke e grire

Skuqim ne nje tigan qepen me mishin e grire. I shtojme lakren e grire. I kaurdisim dhe i shuajme me lengun e mishit. I leme te gatuhen per gati 15 min. me kapak te mbyllur.
Hollojme pete byreku me okllai, te cilat me pas i presim ne trekendesha si ne foto. Kur masa te jete ftohur procedojme me mbushjen.

Pasi i kemi mbushur te gjitha byreckat i lyejme nje-per-nje me veze dhe buke te grire dhe i skuqim ne vaj luledielli.
     

Salce tzatziki
kos grek
hudher
kripe
vaj ulliri extravergine

Kete e dini besoj...shtypim hudhren dhe ia shtojme kosit bashke me perberesit e tjere. I perziejme mire e mire dhe voilà salca eshte gati.   












Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...