Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label hithra. Show all posts
Showing posts with label hithra. Show all posts

Tuesday, May 29, 2012

Gjelle me pesto hithrash - Zuppa di patate e pesto di ortiche



Gjelle me pesto hithrash
(ju kujtohet qe para 2 javesh ju tregova per nje pesto hithrash.  Nese ndonjera prej jush e ka pergatitur dhe i ka mbetur ndonje kavanoz, ja dhe nje ide tjeter per perdorimin e pestos se hithres. E me kete recete i them "lamtumire" hithres deri pranveren tjeter)




Perberesit per 4 persona:

2 patate te medhaja ose 4 te vogla
gjysem qepe
50-60 gr pesto hithrash
leng mishi 
hudher gjarpri
speck ose proshute derri
vaj ulliri 
kripe 
piper
djathe parmigiano reggiano i grire

Pergatitja:

skuqim ne vaj ulliri qepen e grire imet. I shtojme peston e hithrave dhe e shuajme me leng mishi.
Ne fund i shtojme patatet e prera ne kubike te vegjel dhe e ziejme per afro gjysem ore.
Me ane te nje frulatori e reduktojme ne leng homogjen. E rregullojme me kripe dhe piper.
Speck-un ose proshuten e grijme ne shirita te vegjel dhe e skuqim ne nje tigan pa i hedhur yndyre.
Ndajme ne tasat e servirjes gjellen. E sperkatim ne siperfaqe me shiritat e speck-ut ose proshutes, hudher gjarpri te grire imet dhe vaj ulliri extravergine.
Sipas deshires e hedhim edhe djathe te grire dhe piper te zi.






Zuppa di patate e pesto di ortiche

Ingredienti per 4 persone:

2 patate grandi oppure 4 piccole
1/2 cipolla
50-60 gr pesto di ortiche
brodo di carne
erba cipollina
speck oppure pancetta
olio evo
sale
pepe
parmigiano reggiano grattugiato 

Preparazione:

rosolare la cipolla tagliata finemente nell'olio evo. Aggiungere il pesto di ortiche. Mescolare e bagnare con brodo di carne.
Alla fine aggiungere le patate tagliate a cubetti e lasciar cuocere per una trentina di minuti.
Dopodiché frullare la zuppa fino ad ottenere un massa omogenea.
Tagliare a striscioline lo speck o la pancetta e rosolarla in una padella antiaderente.
Dividere la zuppa. Condire con le striscioline di speck o pancetta, erba cipollina ed olio evo.
A piacere cospargere di parmigiano reggiano e pepe nero.

Wednesday, May 9, 2012

"U-mbyt-prifti" me pesto hithrash


Strozzapreti eshte nje format makaronash me origjine nga Emilia-Romagna. Ndryshe nga motrat e tyre shume te famshme, tagliatelle-t, te cilat shtroheshin per dreke ne tryezat e te pasurve dhe prinfterinjve, keto lloj makaronash pergatiten vetem me miell, uje dhe kripe, pra, ishin ushqimi i shtreses se vobekte te shoqerise.
Perkthimi ne shqip i ketij formati makaronash do te ishte "u-mbyt-prifti" ose "i-ngeci-ne-fyt-priftit" dhe legjendat popullore japin disa versione. Versioni me realist me duket ai, sipas se cilit prifti kur ftohej ne shtepine e ndonje fshatari te varfer me zor i çonte poshte keto makarona, sepse ishte mesuar te drekonte me tagliatelle, qe siç e dini behen vetem me veze, miell dhe kripe.
Te jem e sinqerte strozzapreti-t as qe krahasohen me tagliatelle-t  por, sdq jane nje format interesant qe mua me pelqen t'i gatuaje jo me ragù mishi siç bejne ne Emilia-Romagna, por me pesto ose ragù perimesh.
Per mendimin tim te gatuara ne kete menyre ruajne karakteristiken e te qenurit pjate e varfer ne kalori dhe valorizohen.










Strozzapreti me pesto hidhrash

Perberesit per 4 persona:

350 gr makarona te tipit strozzapreti, mundesisht te fresketa
djathe parmigiano reggiano ose kaçkavall

per peston:
200 gr hithra
1 thelb hudher
30-50 gr stika pishe ose lajthi 
1 luge tul buke e thekur
vaj ulliri
kripe
piper
disa pika leng limoni
(masat jane per 2 kavanoza si ai qe tregohet ne foto!)

Pergatitja:
fillimisht pergatisim peston. Skuqim ne nje tigan frutat e thata, pra lajthite ose stikat e pishes dhe tulin e bukes.
Lajme ne uje te bollshem hithrat. I thajme dhe i grijme ne frulator ose i shtypim ne havan bashke me tulin e bukes se thekur dhe frutat e thata. I shtojme vajin e ullirit pak e nga pak derisa te perftojme nje salce homogjene pak te trashe.
E rregullojme ne fund me kripe, piper dhe 2-3 pika leng limoni.






Veç ziejme makaronat.
Makaronat i kullojme dhe i perzijme me peston, bashke me 2-3 luge uje te ngrohte nga zierja e tyre.
I servirim me djathe te grire.
Gjak e dhjame :D


Monday, April 16, 2012

Krypaneci me hislla i nanes

  



B.: Alo, e di çar kam gjet sot ne markate?...hisllaaa!!!!
Gjyshja e B.: Ah per krypanec!
B.: Pranej t'mora nime n'telefon...t'me tregosh qysh e ban ti krypanecin.. Kam ble gjysem kile hislla me nane. 4 euro m'i dha katunari qe ju bafshin ilaçe e sulfur ishalla!
Gjyshja e B.: He se iher blihen ato! Hisllat futi n'qese plastmasi ene shtypi me dur. Po kujdes se t'i nezin duret hor ato te shkreta... se bani krypanec teta V. para ca ditesh po iu bane duret cope. Masanej shplaji me uje se kushedi çar plenash kane, ene griji imet. Grij ene nje tufe me qepe te njoma. 
Hudhi krype..po jo shum se hislla asht si spinaqi, nuk e man krypen ene shtypi me dur derisa t'i dali langu hisllave.
B.: Po erza ti hudh?
Gjyshja: hudhi po pak fare se ia prish lezetin. Hudhi ene voj. Do voj shum...gati nji bardhak voj...Po millin e misrit e ke te sit? 
B.: m'ka met gjys kile nga ballakumet...
Gjyshja: Aaa tamam! Perdore se thartohet mas içike mill i misrit.... Eh kshu, perziji bashke, provoje iher per krype perpara se ta fusesh n'furre ene piqe isoj si dhallturen.




P.S.: ...edhe une e bera si dhallturen. E njoma siperfaqen e krypanecit me içik uje te ngrohte dhe e poqa ne furre ne temp. 220°C per afro 35-40 minuta. 
Sapo u ftoh pak e preva ne kubike dhe e servira me tarator.





Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...