Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label receta franceze. Show all posts
Showing posts with label receta franceze. Show all posts

Sunday, March 25, 2012

Dreka e Babette-s - Il pranzo di Babette

Ka vite qe shkurtat e Babette-s jane bere pjese e recetave te mija pranverore. I gatuaj pikerisht ne pranvere kur bizelet jane te fresketa, e çdo vit e me teper kam pershtypjen qe po e perfeksionoj kete recete.
Ah, harrova t'ju sqaroje kush eshte Babette...
Ballakumja, si e apasionuar pas kuzhines perveç librave, revistava apo programeve tv, pelqen edhe nje sere filmash ku kuzhina behet pjese e skenarit.
Filmi "Dreka e Babette-s" ka qene fitues i çmimit Oskar rreth viteve '90, si filmi  me i mire i huaj
Ajo qe me ka lene mbrese ne kete film, gjithmone ne aspektin kulinar, eshte perzgjedhja qe i ben Babette ushqimeve dhe pinjolleria per te perfeksionuar edhe detajet. Per mendimin tim mund te jesh kuzhinier  i afte dhe i apasionuar, por nese lenda e pare eshte katastrofike, mundohu sa te duash rezultati mbetet medioker. Pra, cilesia e ushqimeve eshte po aq e rendesishme sa teknika dhe pasioni.
Dreka e Babette-s, per mendimin tim kulmi i elegances, perveç pjatave si Blinis Demidoff apo Lengut te breshkes, permban edhe Les cailles en sarcophage (Shkurtat ne sarkofag). 
Receta qe une gatuaj nuk eshte njesoj si origjinali, por nje recete ekonomike e ngjashme me ate te filmit.
Pastaj ideja e sarkofagut mua ma heq oreksin, prandaj i kam quajtur "Shkurta qe ngroh vezet" :)


P.s.: per me teper informacion per shkurten hidhini nje sy wiki-t 
(http://it.wikipedia.org/wiki/Coturnix_coturnix)






Shkurta qe ngroh vezet


Perberesit per 4 persona

per çerdhet:
500 gr pasta sfoglia
nje e verdhe veze ose qumesht


4 shkurta
75 gr melçi pule
50 gr kerpudha te fresketa champignon 
nje çerek qepe + 1 hudher ose 1 scalogno (qepe/hudher)
60 gr dhjame derri ne kubike te vegjel dhe feta te holla per t'i mbeshtjelle (pancetta ose lardo di Colonnata)
50 gr gjalp
trumez
nje gote vere e bardhe
nje gote leng pule
200-250 gr bizele te fresketa
kripe piper


Pergatitja:
ngrohim furren ne temp. 200°C.
Hapim nje pete "pasta sfoglia" me trashesi 5-6 mm dhe diameter rreth 10 cm.
Formojme çerdhet njesoj si ne foto. Pra, 1 disk te plote me diameter 8-10 cm dhe 1 ose 2 disqe te tjere me te njejtin diameter, por i presim ne menyre qe te sherbejne si bordura. E shpojme "çerdhen" me pirun qe te mos bymehet gjate pjekjes dhe e lyejme me te verdhe veze ose qumesht.





Ne nje tigan skuqim dhjamin e derrit ne pak gjalp derisa te behet kerce.
Me pas e heqim dhe ne te njejtin tigan skuqim melçine e pules ne zjarr bubulak :).
Rivendosim ne tigan kercet e dhjamit. I shtojme qepen, hudhren dhe kerpudhat, te grira imet dhe nje degez trumez per t'i aromatizuar. I rregullojme me kripe dhe piper dhe i skuqim, po ne zjarr bubulak, per 2 minuta.
Ulim temp. e zjarrit dhe i shuajme melçite me veren e bardhe.
I leme te gatuhen per afro 10 min. derisa vera te shterohet pak.
Me pas i kalojme ne frulator. I shtojme edhe gjalpin dhe i reduktojme ne pâté.

Shkurtave u heqim kockat e trupit. I leme te paprekura vetem kembet dhe krahet.
I kriposim, i mbushim me pâté dhe ne fund i mbeshtjellim me fetat e dhjamit. 
I lidhim mire me spango ne menyre qe gjate skuqjes te mos humbasin mbushjen.




Ne nje tigan shkrijme nje luge gjap ne vaj ulliri dhe skuqim nga çdo ane shkurtat. 
I shuajme me vere te bardhe dhe i gatuajme per afro 10-15 minuta.
Me pas i heqim nga tigani dhe i leme menjane.


Nderkohe ne tiganin ku gatuam shkurtat shtojme bizelet. 
I kaurdisim dhe i shtojme gjysem gote leng pule. 
I rregullojme me kripe dhe piper. 

Shtrojme ne nje tepsi te veshur me leter pjekjeje çerdhet dhe mbushim secilen prej tyre me bizele. Vendosim mbi bizelet nga nje shkurte dhe i pjekim ne furre per 5 minuta ne 200°C.
I sherbejme te ngrohta.



Italiano


Quaglia riscalda le uova nel nido

Ingredienti per 4 persone

per i nidi:
500 gr pasta sfoglia
1 tuorlo oppure del latte


4 quaglia
75 gr fegatini di pollo
50 gr champignon 
1/4 cipolla + 1 spicchio d'aglio oppure 1 scalogno
60 gr pancetta a cubetti e a fette oppure lardo di Colonnata
50 gr burro
timo
1 bicchiere vino bianco
1 bicchiere brodo di pollo

sale
pepe


Preparazione:
riscaldare il forno a 200°C.
Stendere la pasta sfoglia dello spessore di 5-6 mm e diametro ca 8-10 cm.
Formare i nidi come nelle foto. 1 cerchio intero con diametro 8-10 cm, più altri 2 con lo stesso diametro ma tagliati di modo che servano come bordi per il nido.
Bucherellare la superficie dei nidi ed inumidire con del latte oppure burro fuso.
Soffriggere la pancetta nel burro finché diventa croccante.
Togliere la pancetta e nello stesso grasso soffriggere i fegatini di pollo a fuoco alto.
Unire la pancetta, la cipolla, l'aglio oppure lo scalogno e i champignon tritati finemente. Aromatizzare con del timo.
Regolare di sale e pepe e soffriggere per ca. 2 minuti.
Abbassare la temperatura e bagnare con mezzo bicchiere di vino bianco.
Cuocere per ca. 10 minuti.
Dopodiché passare tutto nel frullatore assieme al burro fino ad ottenere un pâté.

Disossare le quaglie.
Regolare di sale e riempire con il pâté. Alla fine avvolgerle nella pancetta oppure nel lardo.
Legare con dello spago da cucina.
In una padella sciogliere un cucchiaio di burro nell'olio evo e mettere le quaglie. Far friggere da tutte le parti.
Bagnare con mezzo bicchiere di vino bianco e cuocere per 10-15 minuti.
Togliere le quaglie e metterle da parte nel caldo.
Nella stessa padella aggiungere i piselli. 
Mescolare e bagnarli con mezzo bicchiere di brodo di pollo.
Regolare di sale e pepe.
Riempire i nidi con i piselli cotti e adagiare sopra le quaglie. 
Infornare a 200°C per 5 minuti e servire caldi.
 


Sunday, March 11, 2012

Boeuf à la Bourguignonne per nje vjetorin e Ballakumes

S'ka foodblogger qe s'ka pare Julie & Julia...
Per ju te tjerat qe s'beni pjese ne kategorine e foodbloggers-ave, dmth te njerezve qe nuk ulen ne tryeze pa fotografuar perpara pjaten, behet fjale per filmin Julie & Julia qe trajton historine e vertete te nje blogger amerikane. 
30 vjeçarja Julie Powell ne mes te nje krize ekzistenciale vendos te mbaje nje blog. Fillimisht nuk ishte blog kuzhine por me vone, si per t'i konfirmuar vetes qe ishte e zonja te çonte nje pune deri ne fund, ajo vendosi te gatuaje te gjitha recetat e nje libri kuzhine. Libri ne fjale titullohet "Mastering the art of french cooking" dhe si autor mban emrin e njeres prej personazheve me simpatike te programeve gastronomike televizive, Julia Child.
Per fatin e saj te mire, Julie Powell pati nje sukses qe i ndryshoi plotesisht jeten, duke e kthyer ne ikone per te gjitha ato njerez qe kane pasion gatimin. 
Pas daljes se librit te saj dhe filmit ne fjale, ku spikat ne rolin e Julia Child nje Meryl Streep brilante, fenomeni Julie Powell u perhap ne te gjithe boten virtuale me mijera blogje gatime ne shume gjuhe te botes.

Zakonisht per ditelindje pergatiten torta, por une desha ta festoj njevjetorin e Ballakumes me nje pjate te dyte nga ky film. 
Zgjodha pikerisht kete pjate, sepse, duhet ta pohoje, une/Ballakumja identifikohem ne personazhin e Julie Powell. 
Pjesen me te madhe te kohes e kaloje mbyllur ne nje zyre ku formaliteti eshte rregulli dites. 
Blogu me teper sesa nje permbledhje recetash eshte per mua nje shkeputje nga ambjenti real dhe formal. Nje shkeputje qe ka vene ne dileme edhe zgjedhjet e mija. 
Gatimi dhe dashuria per ushqimin eshte nje nga pasionet me te medha ne jeten time dhe do te deshiroja te kisha guximin qe kete pasion ta ktheja ne profesion


Pra, meqe eshte njevjetori i Ballakumes, dua te falenderoj te gjithe miqte e fansat qe me kane mbeshtetur ne mbarevajtjen e ketij blogu. Mikeshat e mija qe s'pertojne te me thone fjale te mira kurajoze. E i kerkoj  falje publikisht tim shoqi per heret kur  eksperimentet e mija perfundonin ne koshin e plehrave dhe sigurisht per heret kur priste me pirun ne dore pjaten qe duhej te fotografoja....edhe per heret kur nevrikosesha se pandispanja nuk fryhej siç duhej.. :D
Gjithashtu flm me te perzemerta i shkoje asaj, ndihmeses sime me te urte dhe me punetore, devotshmeria e se ciles ka bere te mundur mbjatjen e ketij blogu...pra, Lavastovijes :PPP







Boeuf à la Bourguignonne
(tasqebap francez)

Perberesit per 4 persona:

1 kg mish kau i ri per tasqebap i prere ne thella 5 x 5 cm
(Per te realizuar receten me pike e presje si origjinali, duhet mish nga pjesa e barkut. Ne foton qe kam nxjerre nga web-i, tregohet me numrin 20. Prandaj ju sugjeroj te shkoni tek kasapi ... ) 



foto e marre nga web

160 gr dhjame derri (per ato qe jetojne ne Itali "lardo di Colonnata" eshte me i pershtatshmi
1 karrote
1 qepe (une perdora qepujka)
2 luge miell
me teper se gjysem litri vere e kuqe e nje cilesie shume te mire, (une perdora Chianti)
trymez
gjethe dafine
2 thelba hudher
200-250 gr kerpudha champignon
pak gjalp
piper i zi


Pergatitja:
per realizimin e kesaj recete duhet nje tenxhere gize, pasi giza ben qe temperatura te shperndahet ne menyre te njetrajtshme dhe eshte ideale per gatime te gjata ne temp. jo shume te larta.
Fatkeqesisht kjo tenxhere mua me mungon dhe s'kam ndermend ta bleje derisa te behem me nje kuzhine te madhe. Prandaj e gatuaj me te vetmen tave qe i pershtatet gatimeve te gjata ne furre, ne tave balte.



Fillimisht presim dhjamin e derrit ne copa te vogla dhe i skuqim ne nje tigan me shume pak vaj ulliri derisa te behen kerce. 
Nderkohe presim ne thela mishin dhe e thajme me leter kuzhine.
Heqim nga tigani dhjamin dhe ne te njejtin tigan skuqim thelat e mishit. 
Heqim mishin dhe ne te njejtin tigan, me te njejten yndyre, skuqim karroten te prere ne copa te medhaja dhe qepujkat. 
Bashkojme thelat e mishit, kercet e dhjamit, qepujkat dhe karroten e skuqur ne taven e baltes.
I rregullojme me kripe dhe piper. I shtojme gjithashtu edhe 2 luge miell.
E vendosim taven ne furre ne temp. 230°C per 10 minuta. 
Pas 5 minutash e nxjerrim taven nga furra, i japim nje kaurdisje perberesve dhe e rivendosim ne furre. 
Pasi te kalojne edhe 5 minuta te tjera, e nxjerrim nga furra dhe e sperkatim me veren e kuqe, aq sa thelat e mishit te mbulohen me leng. 
E aromatizojme tasqebapin me trumzen, gjethet e dafines, 2 thelbinjte e hudhres se shtypur.
E vendosim ne zjarr sa te marre pak vale dhe e rifusim ne furre pasi i kemi vene kapakun, per 3-4 ore ne temp. 120°C, pra, derisa mishi te rezultoje i bute, aq sa te pritet vetem me pirun.
 (Nese mishi eshte i fresket nga kasapi, koha dhe temp. e mesiperme mjaftojne, nese e keni blere ne supermarkate koha zgjatet. Ne kete rast, une do te rrisja temp. e furres ne 150-180°C)
Ndersa mishi gatuhet ne furre, merremi me pergatitjen e kerpudhave. I pastrojme dhe i presim ne feta.
Ne nje tigan shkrijme pak gjalp ne vaj ulliri dhe i shtojme kerpudhat. I skuqim duke i kaurdisur here pas here.
I kriposim dhe peperosim. 
Ne fund i perziejme kerpudhat me mishin dhe e leme taven edhe 10 minuta te tjere ne furre.
Serviret me patate, makarona etj. por, une mendova ta shoqeroje me pilaf.

Gjak e dhjame & Gezuar njevjetorin Ballakumes





      
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...