Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label rizoto. Show all posts
Showing posts with label rizoto. Show all posts

Monday, March 18, 2013

Rizoto me gjalp kikirikesh asian style








Perberesit per 2-3 persona

per rizoton:
150 gr oriz carnaroli per risotto
30 gr gjalp kikirikesh (peanut butter crunchy)
leng perimesh
gjysem luge gjalp 
pak vaj ulliri
kripe

Per harxhin:
1 kungull jeshil
2 bishta qepe te njome
1 karrote e grire fije-fije
1 luge gjalp 
1 luge gjelle gjalp kikirikesh 
1 luge gjelle uthull orizi (ose ne pamundesi uthull vere e bardhe)
kripe
pak xhinxher
vaj ulliri

Duhet te theksoj qe ky eshte version shtatzanie. Per njerezit normale qe s'iu shpifet mishi ne harkun e disa oreve, duhet shtuar:

200 gr mish viçi
leng mishi

Pergatitja:

nxehim vaj ulliri ne nje tigan dhe skuqim mishin e prere ne copa te vogla.  E shuajme me nje luge uthull orizi ose ne pamundesi uthull vere dhe e kaverdisim duke e tundur tiganin ne ajer derisa uthulla te avulloje.
I shtojme 1 luge gjalp kikirikesh dhe 2-3 garuzhde leng mishi. 
E gatuajme ne zjarr mesatar per afro 1 ore, duke i hedhur here pas here leng mishi, ne menyre qe te mos shteroje dhe mishi te mos perthahet. 

Nderkohe grijme trashe perimet e tjera. 
Shkrijme nje luge gjalp ne pak vaj ulliri dhe i skuqim ne zjarr shume te ulet. Mua me mjaftojne 5 minuta, pasi i preferoj perimet gati te gjalla.  
Pasi mishi te jete zier dhe t'i kete ngelur shume pak leng, e perziejme me perimet e skuqura dhe i aromatizojme me xhinxher te  grire.

Per pergatitjen e rizotos shkrijme pak gjalp ne vaj dhe i shtojme orizin. E kaverdisim derisa te skuqet dhe e shuajme me leng perimesh. Ne mes se kohes se gatimit i shtojme gjalpin e kikirikeve, te cilin e kemi perzier me disa luge leng nga zierja e orizit.
E rregullojme me kripe dhe ne fund e hedhim ne nje forme unaze te lyer me gjalp, te cilen e permbysim mbi pjate. 

Ne mes te unazes hedhim harxhin dhe i servirim menjehere. 

Gjak e dhjame :D

Saturday, July 21, 2012

Rizoto me scampi

Tek menuja "nje mije e nje nete" ju tregova receten e rolls me scampi. Ajo recete u pelqye aq shume nga hana15she sa jo vetem e kam gatuar edhe 2 here te tjera, por edhe vendosa t'ia pershtase nje rizotoje...

P.S.: hana15she s'e di qe mami Ballakume i ka bere me scampi....po ju  sshhhhttttt!!!  :) 




Perberesit per 2 persona:

200 gr oriz per rizoto
400 scampi
100 ml pana
1 karrote
1 dege selino
1 thelb hudher
pak spec te kuq pluhur
gjysem gote vere e bardhe
vaj ulliri extravergine
kripe
piper

Pergatitja:
pastrojme ne uje te bollshem scampit e fresket. Tulin e ruajme menjane ndersa kokat dhe mashet i hedhim ne nje tenxhere me uje sebashku me karroten, degen e selinos dhe veren. I
 vlojme per 1 ore dhe lengun e filtruar e perdorim per te njomur rizoton.



Ne nje tigan te thelle skuqim ne vaj ulliri nje thelb hudher dhe pak spec te kuq pluhur. I shtojme tulin e peshkut. I kaurdisim per 2 minuta dhe i shuajme me vere te bardhe. Sapo vera shteroje 2/3 e vellimit, e kalojme ne frulator dhe e reduktojme ne pure sebashku me panen. 
E rregullojme me kripe dhe piper te bardhe.
Keshtu perftuam nje salce kremoze qe do tia hedhim rizotos.
Per pergatitjen e rizotos skuqim orizin ne pak vaj ulliri dhe gjalp.
E njomim here pas here me lengun e nxehte te scampit.
Ne fund e perziejme orizin me kremin e scampit dhe e sherbejme te sperkatur me majdanoz te fresket.
Gjak e dhjame :D 




Tuesday, May 8, 2012

Rizoto me shparguj te eger te malit - Risotto agli asparagi selvatici di montagna




INJORANTE! - i ulerita vetes sime te shtunen ne mengjes, kur gjithe ojna prej goce Elbasani qe eshte rrit me simite e bugaçe iu drejtova fshatares suedtiroleze "po kjo ereza ketu eshte ndonje variant menteje?".
Fshatarja, e cila po te ishte nga zonat e Elbasanit do te mendonte me ze te larte sa ta degjonte gjithe Namazgjaja: "oh te qafsha trajsjen e bezes une ty! Po ti me gruje ngatrroke dhine me dhrahmine?!?!....lol". Por shyqyr eshte nga bjeshket tiroleze thuaj! 
Fjalen "dhrahmi" s'e ka degjuar ndonjehere ne jeten e vet, se po ta kishte degjuar i binte te ishte me intelektualja e katunit....pra nuk do te shiste kesoj barishtesh ne markate por do te bente "Lehrerinen" (dmth zyshen) :P 
Pra, fshatarja me nje zellshmeri dhe durim qe karakterizon vetem katunaret tiroleze, me tregoi qe nuk eshte erez, por shpargull i eger. Rritet ne mal. Eshte me i shijshem se shpargulli. E me keshilloi ta gatuaje si rizoto ose me veze. 
Tufa qe shikoni ne foto me kushtoi 2,50 €, por per ftillimin qe me beri....hallall! :DD
Nejse, sot qe shkrova receten i hodha nje sy wiki-t e mesova qe shpargulli i eger kultivohet ne gjithe Mesdheun, prandaj supozoj qe kjo bime te njihet edhe ne Shqiperi. 


Rizoto me shparguj te eger

Perberesit per 4 persona:

320 gr oriz per rizoto
nje tufe shparguj te eger
2 mozzarella di bufala
2 qepe te njoma
leng perimesh
gjalp
vaj ulliri
kripe
piper

Pergatitja:

grijme imet qepet e njoma dhe i skuqim ne vaj ulliri dhe gjalp. 
I shtojme orizin. E skuqim orizin per me pak se tre minuta dhe e shuajme me leng perimesh te nxehte.
E kaurdisim here pas here. I shtojme leng perimesh, pa e lene te shterohet. 
Ne mes te kohes te gatimit, pra pas 10 minutash, i shtojme shpargujt e eger te grire imet. E rregullojme me kripe. 
Ne fund i shtojme mozzarella-t e prera ne copa te vogla. 
E kaurdisim rizoton derisa mozzarella te shperbehet. 
E aromatizojme me piper dhe e servirim menjehere.

Nje kombinim ideal, i lehte dhe ekonomik i kesaj pjate ishin melçite e lepurit te shuara ne vere dhe te aromatizuara me sherebele dhe rozmarine.
Gjak e dhjame :D






Risotto agli asparagi selvatici

Ingredienti per 4 persone:

320 gr riso 
1 mazzetto di asparagi selvatici
2 mozzarella di bufala
2 cipollotti
brodo vegetale
burro
olio evo
sale
pepe

Preparazione:

tagliare finemente i cipollotti e rosolarli in burro e olio.
Aggiungere il riso. Rosolare il riso per almeno 3 minuti e bagnare con brodo vegetale caldo.
Mescolare ogni tanto e aggiungere altro brodo se necessario.
Dopo 10 minuti aggiungere gli asparagi selvatici tagliati finemente.
Regolare di sale. 
Alla fine unire la mozzarella tagliata a pezzettini e aromatizzare di pepe appena macinato.
Servire caldo. 
Un ottimo accompagnamento sarebbero i fegatini di coniglio cotti nel vino, rosmarino e salvia.



Tuesday, April 3, 2012

Rizoto me spinaq dhe djathe mascarpone - Risotto agli spinaci e mascarpone


Perberesit per 4 persona:

300 gr oriz per rizoto
1 qepe
50 gr gjalp
50 ml vere e bardhe
leng perimesh
100 gr mascarpone
200 gr spinaq i fresket
vaj ulliri
djathe parmigiano reggiano


Pergatitja:
grijme imet qepen dhe e skuqim ne nje tenxhere me fund te trashe ne 2 luge gjalp.
I shtojme orizin dhe e shuajme me vere te bardhe.
E gatuajme ne zjarr te ulet/mesatar duke i shtuar here pas here nga nje garuzhde leng perimesh te nxehte.
Nese spinaqi eshte i njome, pra me gjethe te vogla, e hedhim ne frulator ose mixer bashke me 1 luge vaj ulliri dhe 50 ml leng perimesh dhe e shnderrojme ne pure, ne te kundert, nese eshte me gjethe te trasha e ziejme fillimisht ne pak uje dhe me pas e shnderrojme ne pure si me siper.
Pasi orizi eshte zier i shtojme purene e spinaqit, gjalpin e mbetur, rreth 2 luge djathe parmigiano reggiano dhe 100 gr mascarpone. E kaurdisim mire e mire dhe e servirim te ngrohte.
Gjak e dhjame :D


Italiano

Risotto agli spinaci e mascarpone
Ingredienti per 4 persone:

300 gr riso carnaroli
1 cipolla
50 gr burro
50 ml vino bianco
brodo vegetale
100 gr mascarpone
200 gr spinacini o spinaci freschi
olio evo
parmigiano reggiano


Preparazione:
tagliare finemente la cipolla.
Rosolare in un pentola a fondo spesso con 2 cucchiai di burro.
Aggiungere il riso e bagnare con vino bianco.
Cuocere a fuoco medio/basso bagnandolo ogni tanto con un mestolo di brodo vegetale caldo.
Se vengono usati i spinacini, non c'è bisogno di lessarli prima, basta ridurli in purea con un filo d'olio ed 50 ml di brodo vegetale con frullatore ad immersione.
A cottura ultimata aggiungere al risotto la purea di spinaci, il burro rimasto, 100 gr di mascarpone e ca. 2 cucchiai di parmigiano grattugiato. 
Servire caldo.


Monday, March 5, 2012

Rizoto me karrota






Perberesit per 4 persona:

350 gr oriz per rizoto
4 karrota te reja
50 gr gjalp
vaj ulliri
1 qepe
1 gote vere e bardhe
djathe emmenthal, une i hudh 3-4 feta, por mund ta ndryshoni masen sipas deshires
piper i zi
2-3 luge pana
leng mishi ose perimesh

Pergatitja:
grijme ne frulator karrotat me veren e bardhe derisa te perftojme nje leng relativisht te trashe.
Ne nje tenxhere me fund te trashe skuqim ne vaj ulliri dhe gjalp qepen e grire imet.
I shtojme lengun e karrotave dhe sapo te filloje te vloje, i shtojme orizin. 
E kaurdisim orizin per 2 minuta dhe e njomim me nje garuzhde leng mishi ose perimesh. Lengu i mishit ose perimeve duhet te jete i nxehte, ne te kundert kokrra e orizit nuk gatuhet ne brendesi. Gjithmone sipas te njejtes logjike edhe temp. e zjarrit nuk duhet te jete e larte.
E gatuajme rizoton duke e kaurdisur here pas here me luge druri dhe duke i shtuar leng mishi nese shterohet.
Zakonisht koha per gatimin e nje rizotoje eshte 15-20 minuta. 
5 minutat e fundit i shtojme 2-3 luge pana dhe djathin emmenthal te prere ne copa te vogla. E rregullojme me kripe dhe piper. 
E kaurdisim derisa djathi te shkrihet.
E servirim te ngrohte. 
Gjak e dhjame :D

 P.S.: rizoto me pelqen kur eshte i lengshem, si krem, njesoj si ne foto, por ju mund ta shteroni lengun sipas deshires.

Sunday, February 12, 2012

Red passion



 Rizoto Shen Valentin
(kete rizoto e gatova vjet per here te pare, pikerisht per Shen Valentin. Mirepo kishte nevoje te perpunohej edhe pak. Sot e provova dhe jam shume e kenaqur me rezultatin)

Perberesit per 2 persona:

100 gr oriz per rizoto
2-3 panxhare te kuq te zier paraprakisht
gjysem qepe
leng mishi ose leng perimesh
gjalp sipas deshires
gjysem gote vere e bardhe
70 ml panna
100 gr djathe gorgonzola i embel
50 djathe parmigiano reggiano

Pergatitja:
hedhim ne frulator panxharin e kuq dhe e reduktojme ne mase te lengshme dhe homogjene duke i shtuar uje (rreth 200-250 ml uje).
Veç ne nje tenxhere me fund te trashe skuqim ne gjalp dhe vaj ulliri qepen e grire imet.
I shtojme orizin dhe i kaurdisim per 2-3 minuta.
I shuajme me gjysem gote vere te bardhe.
Sapo vera ka avulluar i shtojme masen e lengshme te panxharit.
I kaurdisim dhe e gatuajme rizoton per 15-20 minutave, sipas tregimeve te kutise, duke e kaurdisur here pas here dhe duke i shtuar ndonje garuzhde me leng mishi ose perimesh nese fillon e shteron.
5 minutat e fundit e rregullojme me kripe dhe piper. (mua me pelqen t'i shtoje edhe pak gjalp ne fund)
Veç presim ne copa te vogla gorgonzolen. E hedhim ne nje tenxhere bashke me panen dhe djathin parmigiano reggiano te grire.  E vendosim tenxheren ne zjarr te ulet dhe e perziejme derisa djatherat te shkrihen. I rregullojme me kripe.
E shtrojme rizoton ne pjate dhe e servirim me salcen e djatherave si ne foto.



Nje tjeter recete ku mbizoteron ngjyra e kuqe eshte Heiße Liebe, qe ne shqip do te pershtatej "dashuri e zjarrte" (he e shikoni sa romantike jane gjermanet!..ju qe i quani njerez te ftohte :)).
Eshte nje recete shume e thjeshte dhe shume e pelqyer nga gjermanet. Ju garantoj qe gjindet ne te gjitha pastiçerite dhe restorantet e Alto Adiges, gjithashtu e kam ndeshur ne shume menu restorantesh ne Austri e Gjermani.





Heiße Liebe 

Perberesit:
akullore me vanilje
mjeder (mana te kuqe)
sheqer
pana e rrahur per embelsira
liker sipas deshires

masat me sy

Pergatitja:
per kete embelsire mund te perdorni edhe mana te ngrira.
I vendosim manat ne nje tas. I hedhim sheqer sipas deshires (1 luge per person eshte ok). I gatuajme ne mikrovale per disa sekonda derisa te perftojme nje si tip glikoje. Sipas deshires mund t'i shtoni pak liker.
Hedhim ne tasa akulloren dhe i shtojme menjehere reçelin e nxehte.
Ne disa restorante serviret me pana te rrahur dhe liker, kurse mua me pelqen thjesht akullore & reçel... de gustibus non est disputandum :)

P.s.: shoqerojeni kete post kitch me lady marmalade :D


Thursday, August 11, 2011

Rizoto me pjeper dhe proshute



Perberesit per 4 persona:

250 gr oriz per rizotto
gjysem pjepri
1 qepe
1 l leng perimesh
gjysem gote pana
60 gr gjalp
djathe grana padano
1 gote brandy ose vere e bardhe
100 gr proshute (crudo)

Pergatitja:

e qerojme pjeprin dhe e presim ne kubike te vegjel. E vendosim ne nje tas dhe e sperkatim me brandyn.
Nderkohe pergatisim nje rizoto normale. Skuqim qepen e grire ne vaj ulliri. I shtojme orizin. E kaurdisim derisa te skuqet dhe e shuajme me leng perimesh. 



Ne mes te kohes se gatimit (zakonisht rizoto gatuhet per 20 minuta ne zjarr te mesem, dmth pas 10 minutash), i shtojme proshuten e prere ne copa te vogla dhe pjeprin. 
5 minutat e fundit i hedhim panen dhe gjalpin. E kaurdisim. E peperosim dhe e sperkatim me djathin e grire.
E sherbejme me feta proshute te pjekura ne furre. 

Gjak e dhjame :D




Thursday, July 28, 2011

Rizoto me salce domatesh i Kiros

Edhe Ballakumja ra ne gracken e Tessa Kiros. Kush eshte Tessa Kiros - do pyesni ju. Tessa Kiros eshte nje foodwriter qe ka botuar disa libra kuzhine, disa prej te cileve jane bestsellers ne Itali, Usa, etj. Kisha kohe qe enderroja te shfletoja nje liber te saj, por per shkak te çmimeve shume te kripura (35€!..sigh), kam optuar per autore te tjere qe gatimin e kane profesion.  Pasi Tessa Kiros nuk eshte kuzhiniere. E lindur nga prinder grek-finlandeze ka pasur fatin te shetise boten dhe te pasuroje bagazhin e saj kulinar me receta dhe ushqime nga me te ndryshmet.
Javes qe shkoi porosita online "Kujtime ne kuzhine" (Ricordi in cucina). E shfletova, e lexova..e te jem e sinqerte.. u zhgenjeva pak. Opinioni im per librin eshte "çka-çka"...fotografite jane shume te bukura por recetat jane te nje nene qe s'ka shume kohe te rrije mbi stufe. Raporti çmim-cilesi nuk eshte i drejte.
Por une e bleva, prandaj here pas here do te gjeni te publikuara ketu, receta nga ky liber. Sot do ju jap receten e rizotos me salce domatesh (recete italiane). Eshte nje recete aq e thjeshte sa edhe e shijshme. Sidomos speci djeges eshte nje gjetje gjeniale. E vetmja gje qe ndryshova ne receten e Tesses eshte salca e domateve e konservuar. Per mendimin tim salca e konservuar, sado e cilesishme te jete, ia heq gjithe freskine kesaj pjate verore. Pastaj nuk eshte nevoja t'i zieni domatet me ore te tera. Tani qe eshte vere mjaft t'i hiqni lekuren, t'i hidhni ne mixer dhe ne harkun e disa minutave perftoni nje salce qe jo vetem ka shijen e fresket por edhe permban te gjitha vitaminat, qe me zierjen humbasin.




Perberesit per 3 persona:

per lengun e perimeve:
gjysem qepe e kuqe
1 karrote
1 dege selino
3 degeza majdanoz
gjysem domate e vogel

per rizoton:
3 luge vaj ulliri
gjysem qepe e kuqe
2 thelbinj hudher
pak spec djeges
200 gr oriz per rizoto
500 domate te kuqe ose, sipas recetes origjinale, 350 ml salce domatesh 
2 gjethe borziloku
100 gr mozzarella
pak djathe parmigiano reggiano

Pergatitja:
fillimisht pergatisim lengun e perimeve. I hedhim te gjitha perimet ne nje tenxhere. I shtojme 1,5 l uje, kripe dhe i ziejme per afro 30 minuta.
Me pas e ulim temperaturen e zjarrit dhe e leme tenxheren ne zjarr qe lengu te vazhdoje te ruaje nxehtesine.

U bejme nje kryq domateve dhe i hedhim ne nje tenxhere me uje te ftohte bashke me 1 luge sheqer. U  japim nje vale ne menyre qe lekura t'u hiqet kollajshem. Me pas i hedhim ne nje tas me uje dhe akull. U heqim lekuren dhe tulin e frulojme derisa te perftojme salcen (rreth 350 ml salce).

Ne nje tenxhere me fund te trashe skuqim ne vaj ulliri qepen e grire imet dhe hudhrat per 5 minuta ne zjarr mesatar.
I shtojme specin djeges dhe orizin dhe i kaurdisim per 1 minute.
I shuajme me gjysmen e salces se domates dhe 400 ml leng perimesh. I shtojme gjithashtu edhe 1 gjethe borziloku te grire.
E ulim temperaturen e zjarrit dhe e gatuajme rizoton per 10 minuta duke e perzier here pas here.
Me pas i shtojme pjesen e mbetur te salces dhe te lengut te mishit dhe e vazhdojme gatimin edhe per 10 minuta te tjera ose derisa orizi te jete zier. Mua me pelqen i lengshem rizoto prandaj e heq shpejt por nese deshironi mund ta lini ne zjarr dhe e shteroni lengun sipas deshires.
Eliminojme hudhrat dhe i shtojme djathin parmigiano, mozzarellen dhe gjethen e mbetur te borzilokut.
E servirim sapo mozzarella te filloje te shkrihet. Sipas deshires e sperkatim me parmigiano reggiano dhe vaj ulliri.

Gjak e dhjame :D

Monday, May 30, 2011

Rizoto, Maestro!

Siç i ndodh çdo qenie njerezore ne rruzullin tokesor, edhe Ballakumes ka dite qe, papritur e pandehur, t'i ngulitet ne mendje nje kenge apo melodi dhe e perserit pareshtur nga mengjesi deri ne mbremje. Here behet impuls nje ngjyre, si psh nje dite veshi nje bluze te kuqe dhe e kaloi tere diten duke kenduar "Tumankuqe", here te tjera infektohet nga kenget qe hana15she kerkon te degjoje ne makine si "Hou çike" e West Side Family apo "Trokas" e Produkt28. 
Ndonjehere keto lajtmotive, qe perseriten papushim si nje disk i prishur, behen acaruese sidomos kur lajtmotivi eshte ndonje "trash" komercial nga Shakira apo Lady Gaga por  ka edhe melodi si "I will survive" qe shpeshhere te ndihmojne ne permiresimin e humorit e ne fillimin mbare te dites.
Lajtmotivi i sotem i Ballakumes eshte nje nga  ariet-simbol te Rigolettos...


La donna è mobile
Qual piuma al vento,
Muta d'accento - e di pensiero..
Nuk di t'ju them me siguri nese iu kujtua nga velinat, letterinat, gf-inat e tv italiane, qe ta çojne konsideraten per seksin femer tek sholla e kepuces, apo ndonje lajm mbi gjyqet e atij plakut qejfli, dmth kryeministrit Berluskoni (qe personazhit te Verdit, Dukes se Mantoves, s'i ka lene gje), por sot ky lajtmotiv i eshte bere si stalker. E ndjek kur eshte duke ecur/shkruar/ngrene madje edhe kur lexon...por perpara se ta heqi qafe Ballakumja vendosi ta gatuaje....

(Kjo recete i eshte dedikuar Maestros nga nje chef francez, Henry Paul Pellaprat.)

Rizoto Giuseppe Verdi



Perberesit per 4 persona:
320 gr oriz per rizoto
gjysem qepe
80 gr kerpudha
80 gr bishta shpargulli
60 gr gjalp
80 gr proshute
80 gr domate
5 dl shtalpe ose pana kuzhine
1 l. leng mishi
80 gr djathe parmigiano reggiano

Pergatitja:
pastrojme qepen dhe e grijme imet.
Pastrojme gjithashtu edhe kerpudhat me nje pecete te njome. Eliminojme kercellin, i qerojme dhe i presim ne feta.
Te njejten gje bejme me shpargujt. Elimojme kercellin dhe bishtave u japim nje vale ne uje te kripur per 5 minuta.
Presim ne shirita proshuten dhe ne kubike domatet.
Shkrijme gjysmen e gjalpit ne nje tigan dhe i shtojme qepen e grire. I kaurdisim  dhe sapo te jete zbutur qepa, i shtojme orizin dhe e kaurdisim per 1 minute. 
Me pas i shtojme kerpudhat, proshuten, shpargujt dhe domatet. I hedhim nje ose dy garuzhde leng mishi fillimisht dhe sapo te shohim qe orizi e ka thithur i shtojme perseri leng mishi. Ne mes te kohes se gatimit te orizit i shtojme shtalpen dhe e kaurdisim.
Kur rizoto te kete perfunduar gatimin e heqim nga zjarri dhe i shtojme gjalpin e mbetur dhe djathin parmigiano reggiano. E kaurdisim dhe e servirim menjehere.
Gjak e dhjame :D










Saturday, April 16, 2011

Rizoto dhe hamburger mbi nje tapet preshi

sot u impenjova dhe tatàà!!!

Rizoto me presh dhe hamburger mbi nje tapet preshi
Perberesit per 4 persona:
350 gr oriz per rizotto
2 presh
50 gr gjalp
50 gr parmigiano reggiano
1 liter leng mish pule ose perimesh
gjysem gote vere
mish per hamburger

Pergatitja:
e pastrojme prasin dhe e presim ne rrathe te vegjel. Shkrijme pak gjalp dhe skuqim ne te prasin. Me pas i shtojme orizin dhe i shuajme me vere te bardhe dhe leng mish pule ose perimesh. Kur orizi te jete zier i shtojme gjalpin dhe djathin dhe i kaurdisim mire e mire. Lyejme me gjalp nje forme ose nje gote apo tas dhe e mbushim pergjysem me rizoto. Nderkohe kemi pjekur ne zgare hamburgerin. E kriposim dhe peperosim dhe e shtrojme mbi rizoto. Perfundojme shtrimin me nje pjese tjeter rizoto. 
Pergatisim tapetin prej preshi: ziejme ne uje me kripe fletet e prasit. I kullojme dhe i thajme me leter kuzhine. Presim 10 shirita nga 1 cm secili. 5 prej tyre i vendosim paralelisht dhe 5 te tjera horizontalisht. I nderthurim me kujdes. Copat e teperta i presim me thike. Permbysim rizoton me hamburger mbi tapet dhe e sperkatim me djath te grire.
Gjak e dhjame :D

Thursday, March 24, 2011

Rizoto me brokoli

Perberesit per 3 veta:
300 gr. oriz per rizoto
leng mish-derri
1/4 e qepes
150 gr brokoli dhe lengu i zierjes
150 gr salsice
gjalp
djath parmigiano reggiano
kripe
piper
Ne nje tenxhere ziejme brokolit. I kullojme duke ruajtur lengun e tyre dhe i leme menjane. Skuqim qepen dhe salsicen ne gjalp dhe i shuajme me lengun e mishit dhe brokolit. Kur fillon e vlon i hedhim orizin. E leme te zieje per 15 min. ne zjarr te mesem. Pasi kalojne 10 min., dmth gati ne mes te zierjes, i shtojme brokolit dhe e perziejme me delikatese. Ne fund i hedhim gjalp sipas deshires, sdq jo me pak se 50 gr., e perziejme rizoton dhe e servirim dhe lule brokoli te ziera dhe djath parmigiano te pjekur ose thjesht djath parmigiano te grire.
Gjak e dhjame :D

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...