Perberesit per 2-3 persona
per rizoton:
150 gr oriz carnaroli per risotto
30 gr gjalp kikirikesh (peanut butter crunchy)
leng perimesh
gjysem luge gjalp
pak vaj ulliri
kripe
kripe
Per harxhin:
1 kungull jeshil
2 bishta qepe te njome
1 karrote e grire fije-fije
1 luge gjalp
1 luge gjelle gjalp kikirikesh
1 luge gjelle uthull orizi (ose ne pamundesi uthull vere e bardhe)
kripe
pak xhinxher
vaj ulliri
Duhet te theksoj qe ky eshte version shtatzanie. Per njerezit normale qe s'iu shpifet mishi ne harkun e disa oreve, duhet shtuar:
200 gr mish viçi
leng mishi
Pergatitja:
nxehim vaj ulliri ne nje tigan dhe skuqim mishin e prere ne copa te vogla. E shuajme me nje luge uthull orizi ose ne pamundesi uthull vere dhe e kaverdisim duke e tundur tiganin ne ajer derisa uthulla te avulloje.
I shtojme 1 luge gjalp kikirikesh dhe 2-3 garuzhde leng mishi.
E gatuajme ne zjarr mesatar per afro 1 ore, duke i hedhur here pas here leng mishi, ne menyre qe te mos shteroje dhe mishi te mos perthahet.
Nderkohe grijme trashe perimet e tjera.
Shkrijme nje luge gjalp ne pak vaj ulliri dhe i skuqim ne zjarr shume te ulet. Mua me mjaftojne 5 minuta, pasi i preferoj perimet gati te gjalla.
Pasi mishi te jete zier dhe t'i kete ngelur shume pak leng, e perziejme me perimet e skuqura dhe i aromatizojme me xhinxher te grire.
Per pergatitjen e rizotos shkrijme pak gjalp ne vaj dhe i shtojme orizin. E kaverdisim derisa te skuqet dhe e shuajme me leng perimesh. Ne mes se kohes se gatimit i shtojme gjalpin e kikirikeve, te cilin e kemi perzier me disa luge leng nga zierja e orizit.
E rregullojme me kripe dhe ne fund e hedhim ne nje forme unaze te lyer me gjalp, te cilen e permbysim mbi pjate.
Ne mes te unazes hedhim harxhin dhe i servirim menjehere.
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment