Shkruaj perberesin ...

Monday, July 16, 2012

Patellxhani in the Kitchen

"Nuk dua asnje vend tjeter ne bote aq sa kuzhinen.
Pak rendesi ka ku gjindet dhe si eshte: mjafton te jete nje kuzhine, nje vend ku behet per te ngrene, dhe une ndjehem mire. Me pelqejne me teper ato funksionalet dhe te jetuarat. Sidomos ato qe kane lecka gatimi te lara dhe te pastra e pllaka te bardha xixe.
Por edhe kuzhinat tmerresisht te pista me pelqejne shume.
Me pelqejne ato me dyshemete mbushur me copeza perimesh, kaq te pista sa edhe sholla e pantoflave behet zgjyre, e ato te medhate, te nje madhesie te ekzagjeruar. Me nje frigorifer te madh e plot me rezerva ushqimesh qe do te mjaftonin per gjithe dimrin, nje frigorifer jashtezakonisht te madh, ne kanatin e te cilit te mund te mbeshtetesha. E nese ndodh te ngreje syte nga soba e veshur me pikla yndyre ose nga thikat pak te ndryshkura, jashte yjet ndriçojne trishtueshem." Kitchen, Banana Yoshimoto



M'u kujtua ky paragraf i "Kitchen" kur hyra ne kuzhine per te pergatitur nje aperitiv dhe e pashe te shkelqente nga pastertia dhe rregulli. Rrallehere ndodh qe kuzhina ime te shkelqeje keshtu, e ne dorezat e kanateve te mos dallohen shenja gishterinjsh apo furra te mos vishet nga pikat e vogla te salces. Ne fakt kur vihem te gatuaj bej me teper zullumi une me luge e tenxhere sesa hana15she me  koshin e lodrave. 
Me pelqen tejmase kjo rremuje, madje edhe pasi e pastroj kuzhinen, kam deshire te gatuaj per ta bere prape pis. Me duket sikur me pastertine e tepruar, kuzhina humbet ate eskluzivitetin e te qenurit vendi i vetem ne shtepi ku ne kalojme te gjithe bashke momente intimiteti, tregojme per veten, gatuajme plot dashuri mengjeset, gajasemi darkave me miqte e ngushte, duke zhveshur veten prej çfaredolloj kompleksi.
Ate pasdite me trishtoi sepse m'u duk e ftohte dhe e pajete, si kuzhina e dikujt qe e konsideron shtepine si hotel per te kaluar naten dhe jo si nje strofkull te ngrohte. Prandaj te nesermen qe ne mengjes shkova ne dyqan per te blere, jo me sallatera apo proshuta, por perime per t'u gatuar.
Patellxhana me sakte, meqe koha me e pershtatshme per t'i konsumuar eshte pikerisht  korriku, kur patellxhani i gjate ka nje ngjyre te erret, pak fara dhe nje shije jo shume te hidhur. 
Receta e pare eshte patellxhana me parmigiano, nje recete napoletane, por qe per t'u bere aq e mire dhe e shijshme sa behet ne jug te Italise, kerkon perime te fresketa, ndersa per receten e 2., patellxhana Shkodre, duhet te falenderoj per miresjelljen vajzen e sitit "Une gatuaj".





Tave me patellxhana dhe parmigiano 
(La parmigiana di melanzane)

Perberesit per 4 persona: 

5 patellxhana te gjate
djathe parmigiano reggiano
rreth 1 kg domate per salce (per ato qe jetojne ne Itali domatet e S.  Marzano-s, qe dallojne nga te tjerat per formen e zgjatur, shijen agrodolce dhe per sasine e pakte te farave, jane ideale per kete recete)
rreth 200 gr mozzarella
kripe
vaj ulliri extravergine
borzilok i fresket


Pergatitja:
ne shtepine time mozzarella qe pelqehet "da morire" eshte "mozzarella di Bufala", por per kete recete kjo lloj mozzarella nuk eshte e pershtatshme sepse permban shume uje. Por nga ana tjeter eshte me e shijshme sesa mozzarella e zakonshme. E vetmja zgjidhje eshte ta lesh te kulloje per 2-3 ore dhe pastaj ta shtrydhesh mire. 
Nje alternative, per ato qe jetojne ne Shqiperi (e qe une po vdes ta provoje), eshte edhe gjiza me kripe. 

Ath u qerojme lekuren patellxhanave dhe i presim persegjati ne feta me trashesi rreth 5 mm. As me shume e as me pak sepse rrezikojne te digjen gjate skuqjes!
I vendosim ne nje tas dhe i mbulojme me uje te ftohte e te kripur per 1 ore, qe te humbasin shijen e hidhur.
Me pas i kullojme dhe i thajme me pecete.
Ngrohim vajin e ullirit dhe i skuqim fetat e patellxhanit derisa te marrin nje ngjyre te florinjte, por pa u djegur.
I vendosim ne nje pjate te madhe dhe i mbulojme me leter thithese qe te eliminojne nje pjese te vajit te skuqjes. Kjo duhet bere patjeter sepse perndryshe behen shume velitese dhe s'mund te quhen me pjate e fresket verore.

Per pergatitjen e salces ziejme ne uje te kripur domatet, te cilave u kemi bere nga nje kryq. I qerojme dhe i kalojme ne nje ene kuzhine qe quhet passaverdure, ose ne pamundesi i kalojme ne frulator derisa te perftojme nje salce homogjene.
Hedhim pak vaj ulliri ne nje tigan te thelle dhe e ngrohim se bashku me nje thelb hudher te shtypur. Sapo hudhra te skuqet, e heqim nga tigani dhe hedhim ne te salcen e domates. E rregullojme me pak kripe dhe e leme te gatuhet ne zjarr te ulet derisa te trashet. Sa me e trashe te jete salca aq me e mire behet tava, sepse salca shume e lengshme e ben taven si gjelle...




Lyejme me pak salce nje tave dhe shtrojme fetat e patellxhaneve. 
I lyejme bollshem me salce domatesh, djathe parmigiano reggiano, disa feta mozzarella dhe gjethe borziloku te grira me duar.
Vazhdojme me kete renditje derisa te mbarojne te gjithe perberesit.
Ndersa siperfaqen e mbulojme me feta mozzarella.
E vendosim tepsine ne furre ne temp. 170-180°C per rreth 40-50 minuta.

P.S.: Nuk e servirim menjehere pas pjekjes, por e leme te ftohet pak sepse keshtu paraqitet estetikisht me bukur dhe eshte me e mire ne shije....por ne familjen time po u servir tava s'te lene me asnje cope per fotografi, prandaj detyrimisht m'u desh ta fotografoja kur ishte e sapodale nga furra dhe duke qene shume e nxehte s'e ruante formen  per qamet.

P.S.: per nje tave me te lehte, patellxhanat ne vend qe te skuqen ne vaj ulliri mund te piqen ne zgare ose furre, por besomeni qe nuk eshte e njejta gje....





Patellxhana Shkodre 
(sipas recetes se Kameles)

Perberesit per 2 persona:

2 patellxhana te gjate
100-150 gr djathe i bardhe ose Feta greke
100 ml pana 
kripe
piper
majdanoz
vaj ulliri

Pergatitja:
patellxhanat i ndajme me dysh dhe i heqim tulin. Sipas recetes tulin e prere ne kubike te vegjel e bashkojme menjehere me perberesit e tjere, por mua m'u duk me e udhes ta skuqja me pare ne vaj ulliri e me pas ta perzieja me djathin e shkermoqur, panen, piperin, majdanozin e grire imet dhe kripen.
Mbushim me kete mase patellxhanat. I sperkatim ne vaj ulliri dhe i pjekim ne temp. 180°C per 30-40 minuta.

....dhe  kuzhina u kthye ne identitet  :)



7 comments:

  1. Une e bej ndryshe parmixhanen. Nuk i qeroj patellxhanat dhe ne mes mocareles dhe djathit bej nje shtrese me veze te zier. Behet shume e mire.

    ReplyDelete
  2. Kjo recete le shume hapesire per kreativitet. Une iu permbajta recetes origjinale napoletane, sepse gjoja po bej diete, e ne fakt per vete bera nje tave te vockel me patellxhana te pjekura ne furre :D.
    U duhet qeruar lekura patellxhanave apo jo?...kjo eshte nje pyetje qe ndez diskutime edhe tek italianet. Personalisht per kete tave preferoj ta eliminoj lekuren, sepse nga skuqja lekura thahet dhe ne pjaten e perfunduar ky kontrast ndjehet edhe ne shije. Provo ta gatuash ne kete menyre dhe te garantoje qe do te mbetesh shume e kenaqur...Parola di Ballakume :)

    ReplyDelete
  3. Ballakume! Ndoshta tani kjo qe po them eshte budallallek me oke por, qe te dale pak me shume kremoze parmigiana cfare ingredienti duhet ti shtojme? Te pyes se vdes per parmigiana di melanzane dhe e kam provuar nje here ta bej por doli si sholle. Me ka hyre tmerri ti futem serish. Apo vete receta del goxha kremoze! E provoj te perkryer vetem kur shkoj mysafire. Po vete se qelloj :-) Me thene te drejten sikur shefat ne kete bote te shpiknin nje menyre qe te gatuhej pa bere pis guzhinen une do merrja jasteke e carcafe dhe do flija atje ;-) Ka dicka qe te terheq aty, nuk e di cfare por kane fashionin e vet :-) Ma do mendja aromat e femijerise! Komplimente per Recetat po sidomos na bejne merak fotot! :-)

    ReplyDelete
  4. Me fal Elda por jam shume e haperdame keto dite. Nga shqetesimi per te vene ne rregull çdo gje para pushimeve, disa gjera "mi sfuggono"...cmq parmigiana behet si sholle nga mozzarella ose me sakte temp. e furres e ben mozzarellen si sholle. Tanit i pelqen shume keshtu si e bej une me mozzarella di bufala por te ngelet midis nesh une e preferoj me gjize ose sottilette (lo so è un sacrilegio... :D)
    Aroma e bukes se thekur me gjalp...prandaj po vdes une per te blere nje shtepi tjeter qe kem mundesi te instaloj nje stufe me dru :))
    Tung dhe puthi kalamajte

    ReplyDelete
  5. Ballakume na kenaqe familjarisht me kete recete. Mocarela s'kisha, prandaj i vura gjize fshatari shqiptar. Provoje se jam e sigurt qe do te pelqeje.
    Gjithe te mirat
    ida

    ReplyDelete
  6. Ballakume je fantastike

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...