Nuk jam shume e apasionuar pas artit bashkekohor, madje per te qene e sinqerte, para se te shoh nje ekspozite te tille, informohem me pare mbi "ate çka dash me thane autori" ne vepren e tij.
Kjo per dy arsye: e para per te mos nisur debatin me shoqen intelektuale qe leshon klithma orgazmike para çdo vepre qe paraqet nje shkarravine, dhe e dyta per te filluar nje debat me z. Tironc, i cili edhe para piktures se Pollock shprehet: "Oh po kjo qenka e bukur per stampa basmesh!" ...
Pra, po te mos ishin keto 2 arsyet e siperpermendura, midis meje dhe artit bashkekohor do te qendronte nje hendek indiferentizmi. Une e justifikoj kete hendek me paaftesine time per t'u ç'indoktrinuar nga arti i realizmit socialist, por mund te nje jete edhe nje hendek i krijuar nga vete arti bashkekohor, i cili e zgjedh vete publikun qe mund ta ç'kodifikoje. Ose paaftesi e imja per te perceptuar, ose paderpertueshmeri mesazhi...me nje llaf jam rob i trashe mi gra!....
Duke njohur kete te mete timen, vendosa te regjistroj hanen15she ne nje kurs qe organizonte muzeu i artit bashkekohor te Bolzanos.
Diten e pare hana15she mesoi se ato "njerezit si gogola" qe i kishte bere nje xhaxhi i famshem quheshin vepra arti;
Diten e dyte hana15she mesoi qe, po te hipte mbi nje tavoline e te leshonte ca pika boje, pikat nuk binin asnjehere mbi nje pike, po ku t'u donte qejfi;
Diten e trete hana15she mesoi qe, po te merrte nje shkumes e t'ia fuste vrapit duke e mbeshtetur shkumesin pas murit, shkumesi bente nje vije te gjate e vende-vende te lakuar;
.....
Mami Ballakume u kenaq shume qe e bija po mesonte bazat e artit kontemporan e shpresonte qe ne ekspoziten finale te shihte ndonje kryeveper te firmosur nga hana15she.
Prandaj, pasi ia tregoi lajmin kamarieres se barit ku pi kafen e mengjesit, nenpunesve te 2 kancelerive te gjykates, kamarieres ku pi kafen e pushimit, avokateve, shoqeve, e te njohurve qe rasti ia nxorri perpara ate dite...pra me nji llaf gjysmes se Bolzanos :P, i telefonoi menjehere shoqes intelektuale per ta ftuar ne ekspozite.
Nxorri nga guarderoba fustanin me te bukur dhe me nje perplasje takash prej zonje-qe-s'e-mbajne-100-gomere hyri ne sallen e ekspozites dhe.......OMG!.... ç'te shikonte!
Ne tre faqet e mureve te salles, te mbushura me vizatime aeroplanesh te aksidentuar, kolazhe me figura revistash, gjurme duarsh e kembesh, pika boje e instalime me copa pelhure/rrokotela/lule artificiale, binin ne sy vetem vizatimet e hanes15she, por jo se ishin te bukura, por sepse ishin komplet out kontekstit te ekspozites.....
Hana15she, qe kur ka vizituar muzeun dedikuar Van Gogh-ut ne Amsterdam, vizaton vetem lule, fusha me lule dhe portrete te mamit dhe babit. Edhe per ekspoziten ne fjale kishte vizatuar male, fusha, lule dhe kishte ngjitur ne mes te kesaj panorame prej tregu shumice nje femer-reviste qe kushedi ku dreqin e kishte gjetur.
Para ketij falimentimi total te hanes15she, Ballakumja s'dinte ku te fuste koken...Madje edhe goja iu mek e s'gjente argumenta per te thyer heshtjen qe u krijua midis saj dhe shoqes intelektuale.
.. E ath iu kujtua Remi qe mahniti kritikun Ego me nje ratatouille. Nje specialitet te hershem provence, por qe fale gjenialitetit te tij e tjetersoi per t'ia pershtatur nje restoranti chic. Pra i dha nje tjeter jete. Krijoi diçka ndryshe, por mbi nje baze egzistente.
E me grifshesine qe i vesh vetes çdo nene - paravaresht gjinise shtazore apo njerezore - per te mbrojtur kelyshin e vet (e ketu riperseris qe vizatimet e hanes15she me te vertete ishin out, por ishin vizatimet me te bukura ne te gjithe sallen...tièèè), i perplasi shoqes se vet intelektuale pakuptueshmerine e ketij arti bashkekohor, trapllikun e disa veprave, te cilet behen te famshme vetem fale disa kritikeve satrapa, te cilet konsiderojne gjeniale çdo ide apo teknike "ndryshe", e harrojne ate esencialen qe, arti ne rradhe te pare eshte krijuar per te percjelle te bukuren, e se trajektorja e pikave te bojes apo e shkumesit i perket nje shkence tjeter qe s'i le hapesire fare ndjenjave...

Si per ta mbyllur, hana15she s'ka me deshire ta perserise kete kurs (hajt me shnet 150 eurove te mamit!), shoqja ime intelektuale ka 2 jave qe sme dergon asnje mail per te me lajmeruar mbi aktivitetet artistike qe do te zhvillohen ne bz, pra ky kurs vlejti sa per te me kujtuar mua qe kam vite qe nuk gatuaj ratatouille-n....:((((
Ratatouille
(sipas Thomas Keller por qe i afrohet shume ratatouilles se filmit)

Per salcen piperade:
1 spec i verdhe
1 spec i kuq
1 spec jeshil
2 qepe te bardha
2 thelpinj hudhra
1 degez trumez
1 gjethe dafine
1 degez majdanoz
1 patellxhan
1 kungull i njome
3 domate
per vinaigrette:
1 luge nga salca e mesiperme piperade
2 luge vaj ulliri
1 luge e vogel uthull balsamike
Pergatitja:
vendosim specat ne nje tepsi dhe i pjekim ne furre derisa t'u hiqet kollajshem lekura.
Nderkohe zhysim per disa sekonda ne uje te vluar domatet, i qerojme dhe i presim ne copa shume te vogla.
Grijme imet qepen dhe hudhren dhe fillojme t'i skuqim ne nje tigan me vaj ulliri derisa te zbuten (nuk duhet kurrsesi te marrin nje ngjyre te erret, prandaj nese fillojne te thahen shtojuni nga nje luge uje).
Shtojme ne tigan domatet, trumezen, dafinen dhe majdanozin. I rregullojme me kripe dhe piper e i gatuajme per rreth 10 minuta ne zjarr te ulet.

Grijme shume imet specat, te cileve u kemi hequr lekuren, dhe i hedhim ne tiganin ku gatuhet salca. E leme tiganin edhe per 10 minuta te tjera ne zjarr.
Me pas eliminojme erezat dhe te gjithe salcen piperade e shtrojme ne nje tave, mundesisht balte.
Presim ne rrathe te holle patellxhanat, kunguj dhe domatet. I shtrojme mbi salcen piperade si ne foto.
Veç perziejme hudhren e grire me vajin, trumezen, kripen dhe piperin dhe sperkatim me te perimet.
E mbulojme ratatouille-n me leter alumini dhe e pjekim ne furre ne temp. 130°C per rreth 2 ore. Me pas i heqim letren e aluminit dhe e leme te marre nje faqe per afro 30 minuta te tjera.

E sherbejme me nje vinaigrette te perftuar nga perzierja e nje luge salce piperade me 2 luge vaj ulliri dhe 1 luge te vogel uthull balsamike.
Ratatouille shoqerohet me mish ose djathe te pjekur, por une guxova ta kombinoj me tataki tono ne salce soje.
Tataki me peshk tono ne salce soje
Pergatitja:
rreth 300 gr fileto peshku tono shume i fresket
nje maje luge ereza Sichimi Togarashi nese e doni pikante ose ne te kundert mund t'i hidhni gjysem luge fara suzami
2-3 luge salce soje
Pergatitja:
presim ne feta ne feta te holla fileton e peshkut tono. E perziejme me erezat ose farat e suzamit, e njomim me salcen e sojes dhe e leme te marinoje per rreth 30 minuta.
E servirim bashke me ratatouille-n.
No comments:
Post a Comment