Shkruaj perberesin ...

Sunday, April 24, 2011

Receta per Pashke: supa magjerica

Qengji ose keci i pjekur perbejne pjaten kryesore te Drekes se Pashkes Ortodokse dhe me te brendshmet e tyre (per te qendruar ne kuadrin e atij mentaliteti prej te varferi: ne-kuzhine-nuk-çohet-dem-asgje) gatuhet kjo supe qe serviret si pjate e pare. 
Duke bere zapping nje te shtune dimri, pashe te gatuhej ne nje emision televiziv dhe me hipi nje neps si prej gruaje shtatzane. Hapa axhenden tek fletet e prillit dhe shenova: SUPE MAGJERICA!!!!! 
Te kerkosh ne B. te brendshme qingji te fresketa rezultoi te ishte nje stres i papare.
Dua te brendshme qingji te fresketa...shume te fresketa...mundesisht nga nje qingj i therur dje - une
Kasapi südtirolez, pasi me skanerizoi nga koka tek kembet, me ato syte qe kishin marre ngjyren e birres Forst, ma ktheu me nje ton zeri sikur po i kerkoja ndonje gje te paligjshme apo te pamoralshme: No! No! Noi non abbiamo di quella roba! (Jo! Jo! ne kemi asoj gjanash!)
Ma è roba buona...(Eshte gje e mire...) - ia ktheva une, si per ti vene vulen çuditshmerise sime.
Pas shume varavingosh, perfundova tek kasapi maroken, qe zoti e bekofte se na sjell ktu midis maleve ene bamjet, djathin Gazi, kosin turk, bakllavane, kadaifin e pjekur e mishin e fresket hallall.I shkreti me zgjodhi nje-per-nje ato qe doja une, biles per te me bindur per freskine e mallit, me nxorri edhe liçenzen mbi prejardhjen dhe daten e therjes se qingjit. 
Pasi e sigurova lenden e pare, duke lene menjane skepticizmin tim - sado te fresketa te jene produktet qe une po perdor, per shkak te disa faktoreve klimaterike apo blegtorale, supa nuk do te kete asnjehere shijen e magjerices greke - u vura ta gatuaj. 
Hmmm...po them vetem qe ia vlejti! :)


Supa magjerica
Perberesit per 4 veta:
1 kg te brendshme qingji ose keci
lengu i 1 limoni
1 qepe e grire
2-3 qepe te njoma
vaj ulliri
1 ose 2 luge koper e fresket
1 tufe lepjete ose ne pamundesi lattuga romana (hidhni nje sy wiki-t)
kripe
piper i zi, i fresket
1 luge gjelle oriz kokerrvogel

per salcen avgolemono nevojiten:
lengu i nje limoni
2 veze ne temperature ambjenti
1/2 luge uje

Pergatitja:
i lajme te brendshmet e qingjit dhe i veme menjane te kullojne. Marrim nje tenxhere te madhe me uje te kripur dhe e veme ne zjarr. Sapo te arrije temperaturen e vlimit i shtojme te brendshmet e qingjit. I leme ne zjarr per gati 10 min. Me pas i kullojme dhe i presim ne copa shume te vogla. Ne nje tenxhere me baze te trashe skuqim ne vaj ulliri qepen e grire dhe qepet e njoma te grira holle per gati 2-3 minuta. I shtojme te brendshmet e qingjit dhe i kaurdisim per pak minuta. Me pas i shtojme koper, kripe, piper dhe 5 gota uje. Supa duhet te vloje per 1 ore e gjysem ne zjarr te ulet. Nderkohe ziejme sallaten e grire ne uje te kripur per 5 min. dhe ia shtojme supes. 
30 minuta para se ta heqim tenxheren nga zjarri i shtojme orizin.
Per pergatitje e salces rrahim me tel kuzhine ose rrahes elektrik te bardhat e vezeve derisa te dyfishojne masen dhe te zbardhen. Gjate rrahjes (pa ndaluar fare!) i shtojme te verdhat e vezeve, 1 luge uje, lengun e limonit dhe disa luge leng nga supa. Kete salce ia hedhim supes. E perziejme mire dhe e mbulojme tenxheren me nje cope linoje te trashe (peceten qe perdorni per buken). E leme te pushoje 10 min. para se ta servirim. 
Gjak e dhjame :D 

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...