Shkruaj perberesin ...

Thursday, April 7, 2011

Darka tak-fak

Kjo eshte nje recete tak-fak por, qe te nxjerr nga situata kur Shefi te kerkon t'i shkruash nje mail urgjent pikerisht ne ate sekonde kur ti ke klikuar tek "arresta il sistema" dhe ne pamundesi per t'i thene JO ti rindez pc, hap posten, shkruan mailin, pret konfirmimin e serverit ne eshte nisur apo jo... e nderkohe autobuzi i ores 18.10 sapo eshte nisur nga stacioni me i afert. E pezmatur qe as sonte nuk do te permbushesh detyren tende atavike si pergjegjese per te ushqyer ne menyre te shendetshme familjaret e tu, vrapon ne supermarkat per te blere nje tas me supe te gatshme. Por eshte teper vone, ushtria e stakanovisteve - konsumatore te rregullt te ushqimeve te gatshme per mikrovale - ka gllaberuar te gjitha llojet e supave bio, duke lene ne rafte vetem tasa me pure patatesh dhe tortellini te mbushur. Heee ti je ajo qe shperfill tortellinit e mi? - buzeqesh surrati prej tortellone-i-mbushur i Giovanni Ranes. Megjithe antipatine qe ndjen perkundrejt ketij plaku ne dukje babaxhan llogjikon qe te paraqiten vetem 3 alternativa:
- te marresh nje tas me tortellini, qe kushedi kur jane gatuar, dhe t'i perulesh z. Tortellone I Mbushur aka Giovanni Rana,
- te prenotosh ne piceri, po pate fatin qe sonte, duke qene  e hene, te gjesh ndonje piceri hapur ose
- te shkosh ne repartin e ushqimeve te ngrira e te zgjedhesh ne baze te asnje kriteri, dmth ku te shkoje dora.
Kap ne maje te gishtave qesen me karkaleca te vegjel dhe ndersa lexon prejardhjen ristarton trurin, qe pas nje dite jo fort te favorshme, ka kthjelltesine e Berluskonit kur diskuton per çeshtjet e emigracionit pas nje nate bunga-bunga me Ruby Rubacuori....  

Makarona me karkaleca deti
Perberesit per x 4 persone:

400 gr. makarona te tipit penne
250 gr. karkaleca deti te vegjel (per mungese kohe preferova karkalecat e ngrire, qe jane edhe te qeruar edhe te pastruar, por sugjeroj te perdorni karkaleca te fresket)
100 gr. shtalpe ose pana kuzhine
1 thelb hudher
gjysem gote vere e bardhe
vaj ulliri extravergine
kripe
nje gote leng domateje, si tip salce e holle.

Ne nje tigan skuqim hudhren e grire ne vaj ulliri dhe i shtojme karkalecat e qeruara. I kriposim & peperosim. I shuajme me vere te bardhe dhe i kaurdisim. Kur vera te kete avulluar i shtojme lengun e domates dhe e leme ne zjarr per 15-20 minuta. Nderkohe ziejme makaronat ne tenxhere me uje te kripur. I kullojme dhe i hedhim ne pjatance. Heqim tiganin nga zjarri dhe i shtojme shtalpen. E kaurdisim salcen dhe ia shtojme makaronave. I  servirim te ngrohta.
Gjak e dhjame :D



No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...