Perberesit per 8 veta:
600 gr oriz
100 gr gjalp
1 gota qumesht
400 gr proshute
200 gr djath grana padano ose kaçkavall
1 qepe
500 gr bizele te ziera
leng mishi
kripe
piper
Pergatitja:
grijme holle qepen dhe e skuqim ne nje tigan ku kemi shkrire pak gjalp. Pasi te jete zbutur i shtojme bizelet. I kriposim & peperosin dhe i kaurdisim. I hedhim nje garuzhde leng mishi dhe i leme te vlojne per 15 minuta.
Ziejme orizin ne uje me kripe dhe e kullojme. I shtojme djathin e grire dhe nje gote qumesht.
Lyejme me gjalp nje tepsi ne forme kurore dhe shtrojme fetat e proshutes. Me pas shtrojme orizin dhe e shtypim me luge. E pjekim ne furre ne temperaturen 200°C per 5 minuta. E permbysim dhe e servirim me bizelet ne mes.
No comments:
Post a Comment