Iku Pashka dhe Pashkeza por na lane pas nja 15-20 kokrra veze te ziera e te lyera me te gjitha ngjyrat e ylberit.........ç'fat do t'u rezervojme ketyre vezeve?
Alternativat qe paraqiten jane:
1) t'i shperfillim derisa te arrijne nje stad dekompozimi te avancuar qe te justifikoje flakjen ne koshin e plehrave organike;
2) t'ia dhurojme komshiut pakistanez, duke e rakomanduar qe t'i ruaje se sjellin fat (me shpresen qe era e vezes se prishur t'ia rregulloje eren curry-t qe pushton pallatin qe ne pike te sabahut hihihi)
3) te hame nga nje veze ne cdo vakt. Pra, i bie qe ne harkun e nje jave ta kemi mbushur planin. Por pastaj duhet te luftojme efektet kolaterale si velitja nga veza dhe rritja e kolesterolit ne gjak.... apo
4) EUREKA! te pergatisim disa kavanoza me nje salce te ngjashme me ate gjenoveze....
Perberesit:
tul buke e bardhe
2 tufa majdanoz
5 thelbinj hudher (fshatari!)
4 luge stika pishe
4 luge kaperi
4 sardele te konservuara
5 veze te ziera
50 ullinj te gjelber
uthull molle
kripe
nje gote vaj ulliri extravergine
Pergatitja:
njomim ne uthull tulin e bukes. E shtrydhim dhe e hedhim ne mixer bashke me perberesit e tjere. E rregullojme salcen me kripe dhe vaj. Per konsumim te shpejte e hedhim ne nje tas dhe e leme 24 ore ne frigorifer. Nese e hedhim ne nje kavanoz te mbyllur hermetikisht kjo salce zgjat nje jave. Mua me pelqen me buke te thekur si antipaste por me kete salce mund te shoqerohet mishi i zgares apo edhe i zier.
Gjak e dhjame :D
Bravo Ballakume, ide shume e mire :)
ReplyDelete