Shkruaj perberesin ...

Saturday, April 9, 2011

Krostata me mascarpone dhe boronica

 Perberesit per brumin brisé:
200g miell
100g gjalp
1 e verdhe veze
kripe sa te kapin majat e gishtave
2-3 luge uje

Perberesit per mbushjen:
100 g çokollate e bardhe
500 gr. mascarpone
3 luge reçel boronicash
400 gr. boronica

Pergatitja:

formojme brumin per pasten brisè duke perzier te gjithe perberesit perveç ujit, te cilin ia hedhim ne fund. E mbeshtjellim brumin me qese kuzhine dhe e leme te pushoje per 30 minuta.
Perziejme djathin me
mascarpone me 2 luge reçel.
Pasi kalojne 30 minuta e hollojme brumin me okllai derisa te formojme nje pete te trashe te cilen e shtrojme ne tepsi. Me ndihmen e nje piruni bejme disa vrima mbi peten e brisese ne menyre qe te mos fryhet gjate pjekjes. E vendosim tepsine te piqet ne furre per 10-15 minuta.
E nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet. Shkrijme ne banjomaria ose ne mikrovale çokollaten e bardhe dhe me te lyejme gjithe siperfaqen e tortes. 
Kur çokollata te jete mpiksur i shtojme perberjen me mascarpone dhe reçel boronicash dhe e nivelojme.  Ne fund rendisim boronicat dhe e servirim. 
 Gjak e dhjame :D

2 comments:

  1. mmm duket shume yummy.
    vetem se duhet te thuani gjak e linja ;)

    ReplyDelete
  2. konfirmoj :)
    Gjak e dhjame eshte shprehja e gjyshes sime, por besoj edhe e gjysheve te tjera shqiptare, qe mua me shkrin gazit prandaj e perdor si firme tek recetat.
    Mgjthse vazhdoj i shpjegoj gjyshes qe kane ndryshuar parametrat e bukurise dhe sot ka ardhur koha e laraskave (hihhihi) gjyshja vazhdon me teorine e vet :) E ke parasysh ate filmin "my big fat greek wedding" kur halla fton per darke Toulen dhe Ianin dhe Toula i thote "Ian eshte vegjetarian" dhe halla me nje hapje sysh qe tregonte sa u skandalizua i pergjigjet: "..epo mire se po i gatuaj qingj". The same me gjyshen time hahaha

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...