Para disa ditesh isha ftuar ne festen e mireseardhjes se vogelushes se grupit, baby A., prandaj me shume kenaqesi u vura te gatuaj torten time te preferuar: torta pandispanja me krem Rocher.
Kremi Rocher eshte fryt i nje elaborimi qe i kane bere disa guzhinjere recetes se çokollates Ferrero Rocher dhe perdoret ne gjithefare embelsirash: si torta me baza te ndryshme, krostata, pasta te vogla etj.
Duhet te them qe kjo torte kerkon minimumi 3 ore pergatitje dhe shume durim.
Pasazhi me i veshtire i realizimit te kesaj torte eshte dekorimi, funksioni i te cilit eshte thjesht paraqitja, prandaj neqoftese nuk ndjeheni te sigurta per ta provuar, apo nuk keni kohe mjaftueshem, mund ta lyeni siperfaqen e tortes me krem cokollate apo qofte edhe ta sperkatni me sheqer pluhur. Ju siguroj qe shija do te jete perseri fantastike.
Pandispanja x tepsi me diameter 24 cm
80 gr niseshte
80 gr miell
250 gr sheqer
gjalp dhe miell per te lyer tepsine
Pergatitja:
Pikesepari vezet duhet te kene temperaturen e ambjentit prandaj nxirrini nga frigoriferi te pakten 4 ore perpara!
Ne nje tas rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa masa te zbardhet dhe te dendesohet, pra per 15-20 min. me rrahes elektrik. Ne nje tas tjeter rrahim te bardhat e vezeve derisa te formojne shkume, te cilen me pas ia shtojme perberjes se mesiperme. Ne kete pike te procedures duhet patur shume kujdes qe masa te mos bjere prandaj leme menjane rrahesin elektrik dhe vazhdojme me nje luge druri. Levizja qe duhet te bejme me lugen eshte ne forme rrethore dhe shume e ngadalte. Gjate perzierjes shtojme niseshtene dhe miellin, mundesisht direkt nga sitesja ne menyre qe mos formohen toptha mielli brenda mases. Ndezim furren ne temp. 180°C. Hedhim masen ne nje tepsi te lyer me gjalp dhe me miell dhe e vendosim ne furre per rreth 40 min. Gjate 30 min. te para nuk duhet kurresesi te hapim furren sepse rrezikojme qe pandispanja te bjere. Pasi kalon koha e pjekjes nuk e nxjerrim menjehere jashte tepsine por e leme akoma edhe 10 min. te tjera brenda, ne furre te fikur.
Kur te jete ftohur e ndajme me dysh dhe e lagim me shurup.
Shurupi per te njomur torten
Sheqer
Liker sipas deshires
Shkrijme sheqerin ne qumesht dhe me te njomim torten. Ide: nese ju mungon nje shishe nga ato te perdorin pastiçeret merrni nje shishe plastike uji dhe bejini nje vrime tek tapa. -:)
Kremi Rocher
200 ml shtalpe kuzhine (panna)
120 gr lajthi te grira
100 gr bistoka wafers me lajthi
cream whisky
E vendosim kavanozin e nutelles (te hapur!) ne mikrovale per 3 sek. ne menyre qe te zbutet. I shkermoqim biskotat wafers ne nje tas, shtojme te gjithe perberesit dhe i perziejme. I sperkatim me cream whisky dhe e vendosim tasin ne frigorifer per rreth 30 min.
Shtrimi i tortes
Qe te treja shtresat te jene perfekte dhe kremi mos kete tendencen te bjere nga bordet une kam nje truk shume te thjeshte. Praktikisht aty ku kam pjekur pandispanjen, qe eshte nje tepsi, bordi i se ciles eshte i heqshem, vendos shtresen e pare te pandispanjes se lagur, shtoj kremin dhe pastaj vendos pjesen tjeter te pandispanjes. Tepsine e vendosim ne frigorifer per 1 ore.
Dekorimi i tortes
shtalpe ose panna per embelsirat
sheqer me sy
Ingredientet per brumin e sheqerit:
450 gr. sheqer pluhur
5 gr. flete xhelatine per te dendesuar embelsirat (colla di pesce ne italisht)
50 gr. mjalte
30 ml uje
Rrahim shtalpen me sheqer derisa te dendesohet. Qe shtalpa te dendesohet duhet te jete e ftohte prej frigoriferi, biles edhe enen ku do ta rrihni ju sugjeroj ta vendosni disa minuta ne frigorifer! Lyejme me te gjithe siperfaqen e tortes. E vendosim torten ne frigorifer dhe merremi me pergatitjen e brumit te sheqerit.
I vendosim fletet e xhelatines ne nje tas me uje te ftohte dhe kur te jene zbutur i shtrydhim. I hedhim ne nje tenxhere, te cilen e kemi vene mbi zjarr, bashke me 30 ml uje dhe 50 gr. mjalte. Kur ingredientet te jene shperbere aq sa te formohet nje leng homogjen (pune sekondash) e heqim tenxheren nga zjarri. Ne mixerin e kuzhines (ose nese keni robot nga ai qe ben buke akoma me mire) hedhim sheqerin pluhur dhe lengun e perftuar si me siper dhe e perziejme derisa te formohet nje top brumi. E punojme me dore kete brume qe te fitoje pak elasticitet dhe e hollojme me okllai dhe sheqer pluhur ne vend te niseshtese, si te ishte pete byreku por me e trashe.
Kete pete sheqeri e shtrojme me shume kujdes mbi torte dhe e dekorojme sipas deshires.
Ne treg mund te gjeni ngjyra te ndryshme ushqimore dhe te formoni gjithefare kafshesh e lulesh per te dekoruar torten tuaj. Dekorimi i tortes me brume sheqeri eshte njesoj si punimi i plastelines prandaj s'duhet gje tjeter vecse kohe dhe fantazi. Me poshte gjeni fotot e tortave qe kam realizuar me brumin e sheqerit. Jane dekorime shume te thjeshta, por kane goxha efekt pamor saqe i bejne kureshtare per ti provuar edhe ata qe s'para u pelqejne embelsirat.
Torta per baby A.
Torta fjongo per miqte e mi ne Bergamo
Torta "zemrat" per ditelindjen e mamit me 14 shkurt
Torta ping pong
Torta per ditelindjen time
Torta per ditelindjen e tim eti, ish futbollist i Labinotit
Torta Winx per ditelindjen e sime bije
Torta Babadimri me plakun e bores ne versionin Tano Banushi :)
Per nje torte akoma me te elaboruar dhe rrjedhimisht me te mire kliko tek Torta Puffetta:
http://ballakumeelbasani.blogspot.it/2011/11/torta-puffetta.html
http://ballakumeelbasani.blogspot.it/2011/11/torta-puffetta.html
Wow, duar te arta paske. Duken te mrekullueshme. Eli.
ReplyDeleteFlm Eli :)
ReplyDeletete lumshin duart do ta bej per ditelindjen e goces time Inna
ReplyDelete