Shkruaj perberesin ...

Monday, August 27, 2012

Ah te befsha sushin!











Per te arritur ne sushin e mesiperm jane hudhur ne plehrat organike 1 kg oriz japonez, 2-3 avogado. Kane shkuar ne te njejtin destinacion edhe fletet e algave, ndersa salmoni apo karkalecat e detit u rekuperuan per t'u perdorur ne sallata e panine (me aq sa kushton salmoni i tymosur do i kisha hyre vetes ne shpulla po ta hidhja ne plehra).
Miqte e mi kjo eshte hera e trete qe provoj te pergatis sushi. Siç jua thashe pak me siper, 2 heret e pare qene katastrofike. Nje njeri normal do te kishte hequr dore duke llomotitur kushedi se çfare shprehjesh popullore, por Ballakumja, e shtyre edhe nga dashuria per z. Tironc, i induktoi vetes nje doze te madhe vullneti e kembengulje derisa pergatiti nje vakt te lavderueshem "sushi for 2".

P.S.: me erdhen shume ne ndihme keshillat e chefi-t japonez tek masterchef
P.P.S.: me erdhen ne ndihme heret kur kam ngrene sushi (Kjo per te nenvizuar qe per ta pergatitur vete, duhet te shkosh perpara ta provosh ne restorant, keshtu je ne gjendje te vleresosh nese ia ke arritur qellimit apo jo... ne fakt kjo vlen jo vetem per sushin por per te gjitha pjatat etnike)



Perberesit per nigiri sushi, maki sushi dhe california rolls per 2-4 persona:

510 gr oriz japonez 
600 gr uje
100 ml uthull orizi
alge
gjysem luge e vogel kripe
50 gr sheqer

4-5 flete alga nori
1 avogado
1 limon jeshil
1 kastravec
salmon i tymosur
karkaleca deti
salce soje
wasabi
fara suzami




Pergatitja:

per te eliminuar sa me shume niseshte, e shpelajme orizin ne uje te rrjedhshem derisa uji i shpelarjes te behet i kthjellet. E kullojme mire dhe me pas e hedhim ne nje tenxhere se bashku me 600 gr uje dhe nje alge. 
E vendosim mbi zjarr mesatar per 10 minuta. 
Me pas e ulim temp. e zjarrit dhe e leme te gatuhet edhe 12 minuta te tjera. 
Ne fund e fikim zjarrin dhe e leme tenxheren mbi zjarr te fikur edhe per 10 minuta.
Gjate gjithe kohes se gatimit nuk duhet kurrsesi t'i hiqet kapaku  tenxheres.
Ndersa gatuhet orizi merremi me pergatitjes e salces. 
Hedhim ne nje tenxhere uthullen e orizit, kripen dhe  sheqerin, e i vendosim ne zjarr shume te ulet. 
I perziejme derisa sheqerin te shkrihet.

Orizin e hedhim ne nje tas ose tave (me mire do te ishte nje tas i ceket druri), eliminojme algen dhe e perziejme me salcen e perftuar me siper.
E mbulojme tasin me nje pecete te lagur dhe e leme menjane te ftohet 
   


Nderkohe presim ne shkopinj te holle avogadon dhe kastravecin, e i njomim me lengun e limonit.

Shtrojme mbi mbulesen e bambuse fleten e alges. 
Njomim me uje duart dhe marrim pak oriz, te cilin e hapim me mollezat e gishtave, duke lene nje hapesire prej rreth 3 cm ne pjesen e siperme te alges.
Lyejme me salce wasabi mesin e alges dhe shtrojme fetat e salmonit te tymosur, avogados ose kastravecit.
Per te formuar maki sushi rrotullojme mbulesen e bambuse dhe ushtrojme pak force per ta shtypur.
Sapo maki sushi eshte formuar e ndajme me nje thike te mprehur mire e te njomur ne uje te ftohte.

Per pergatitjen e california rrolls ndiqet pak a shume e njejta procedure, veçse pas shtrimit te orizit, e kthejme algen ne te kundert. Pra, orizin ne kontakt me mbulesen e bambuse dhe algen ne siperfaqe. E mbushim sipas deshires.

Nigiri sushi eshte akoma me i thjeshte. Njomim duart me uje te ftohte dhe me pak oriz formojme nje si tip qofteje, te cilen e shtypim brenda grushtit.
Lyejme feten e salmonit me pak wasabi dhe e ngjisim me orizin.

I servirim me tofu, feta xhinxheri dhe natyrisht salce soje.

Sayonara!
  


2 comments:

  1. Te lumshin duart moj Ballakume! Mua me pelqen shume por kur ma gatuajne te tjeret :)

    ReplyDelete
  2. Ballakume, eshte edhe kohe dreke mos na nxirr te tilla recetash. Une per fat te keq ne Shqiperi nuk mund te gjej as alga, as wasabi, as uthull orizi... me pak fjale nuk i hyj fare kesaj pune. Te lumshin duart gjithesesi!

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...