Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label Elbasan. Show all posts
Showing posts with label Elbasan. Show all posts

Sunday, April 14, 2013

Fulia

Lindje natyrale apo me operacion? Kjo ishte dilema hamletiane qe na mbajti pezull ne italianet ne muajin e fundit
As "habemus papam" e as marreveshjet per formimin e qeverise se re nuk u ndoqen me aq vemendje sa shtatzania e Belen Rodrigez. Per çdo kontracion, qe Beleni raportonte ne fb e tweeter, faqet online do i mbanin ekon, derisa edhe menefregistja e fundit italiane te njoftohej, qe perpos bemave moderne te Papa Francesco-s, traplliqeve te Grillo-s dhe gjyqeve te Berlusconit, njefare argjentinase, te cilen Zoti kur e krijoi me siguri ka qene içik pijshem, se s'ka mundesi te ngaterroje masat ne kete fare feje - 0,02% substance gri dhe 99,98% cope mishi - pra, qe kesaj copes se mishit t'i dhimbte barku pas çdo raporti seksual me nje tjeter cope mishi.
Javes qe shkoi lindi me ne fund shume i perfoluri bir i Belenit........po ne te njejten jave, ne spitalin e nje qyteti te vogel, lindi edhe biri i nje gjermane dhe nje shqiptari. Qete-qete. Pa shume buje e pa shume gossip erdhi ne jete nipi im Samuel :)
Per te permbushur sa me mire detyren time te re, si halla e Samuel, pergatita fuline, nje embelsire elbasanase qe perkon me lindjen e bebit. 
Jete te gjate Samuel! Edhe ti Santiago gjthsh! :)





Receten dhe nje historik te shkurter per kete embelsire e gjeni ne faqen e Kikit: http://kikiscookingtime.blogspot.it/2012/08/fulia.html Flm Kiki 
P.S.: une i hodha pak me teper se gjysem litri vaj ulliri dhe doli pak me e shkrifet.
P.P.S.: kjo embelsire mund te konservohet per nje kohe shume te gjate.


Tuesday, September 25, 2012

Valixhja e emigrantit


Fenomeni i emigracionit, kesaj zhvendosje te nje individi ose te nje grupi individesh nga nje vend ne tjetrin ne kerkim te nje jete ekonomike, politike ose sociale me te mire, eshte perceptuar nga nje pjese e mire e shoqerive te varfera dhe patriarkale si nje plage e madhe.
Kujtoj qe ne vitet '90 momenti i ndarjes ne port apo aeroport merrte konotacione dhimbjeje dhe perjetohej me nje mallengjim te papershkrueshem ne nje pasarele dialektizmash me shami ne koke qe percillnin emigrantin drejt nje Qerbelaje shume komforte.
Megjithe bindjet e mija qe emigracioni nuk eshte aq i keq sa duket....jo se mua me ka ecur mire...(marshallah! :P)...por sepse i ndodhur perballe nje realiteti krejt te ndryshem nga ai shqiptar, qe te hap shume dyer edhe fale nepotizmit, korrupsionit e imoralitetit, ne emigrim je askushi, e ky status te ndihmon te kuptosh cili je, pra te ben te rivleresosh veten me objektivitet duke te qartesuar aftesite e limitet e tua. 
Te perball me kultura te reja dhe (po pate nje mimimum QI) kupton qe ne kete bote jemi te gjithe njesoj, pavaresisht ngjyres se lekures apo prejardhjes.
Eshte njesoj sikur te te zhvendosin nga nje poçe qelqi ku jetoje i vetem, ne nje akuarium te madh me lloje te ndryshem peshqish. Sado te jesh masturbuar me idene qe ti je me i zgjuari, sepse i perket nje populli te lashte, sipas disave te perzgjedhur qe prej gjenezes, ne akuarium meson se je veçse nje peshk midis shume peshqish. Per disa eshte tragjedi, por per shume te tjere eshte hapi i pare dhe me i rendesishem per te hequr nga vetja ate barre te rende paragjykimesh te bazuara ne ndjenja inferioriteti apo superioriteti e per ta konsideruar veten qytetar i botes. 

Pra, mgjth keto bindjet e mija komplet majtiste, perpjekjeve per te qene menefregiste para çdo patetizmi, antikonformiste e papare, para ketyre skenave ne aeroportin Nene Tereza mbushja syte me lot e me ikte kerthiza per 1 muaj rresht.
Prandaj them rrofsh o internet qe na i zvogelove distancat! 
Tanime jo vetem aeroporti Nene Tereza ngjason me çdo aeroport tjeter te jashte-shtetit, por edhe emigracioni eshte bere me i lehte per t'u perballuar. Malli per Aqifin (busti i te cilit ishte vendtakimi kur lihej ora e mesimit e vend gjuetie lidhjesh dashurore) shuhet brenda dites, sepse del kusherira apo shoqja nje xhiro andej, i ben nje foto me Iphone dhe tak ta dergon ne facebook. 
Kur te shkon mendja per tave me kos i ben nje cerre gjyshes ne skype dhe jo vetem me fjale por edhe me figure ta tregon sesi bahet.
Daja do te mesoje ku jeton?...mjafton nje klik tek google earth dhe ai mund te shikoje ballkonin tend, makinen e parkuar jashte, madje edhe ty duke pire kafen tek bari poshte shtepise :))
Azhornimi i statuseve ne fb te shoqes tende te kopshtit, me te cilen nuk je pare qe nga koha kur thithnit gishtin e madh te dores te djathte ne nje cep dhome te kopshtit tek Odesa, te ben te qeshesh, te gezohesh e te merakosesh, duke e bere miqesine tuaj me te forte seç ishte ne kohen e kopshtit.

Ah more rilindas e shikoni çka bere interneti!...edhe guret e mehalles ku copetoheshim ne femijeri t'i sjell para syve...
Sikur te ekzistonte mundesia te te lehtesonte edhe valixhen duke te sjellur djathin kaçkavall, gizen e Elbasanit, bozen, llokumin me arra, simiten me bugaçe, byreket me mish.... ah sa mire do te ishte!!
Por une jam shume e bindur qe do te vije edhe ajo dite! Nderkohe  ne emigranteve s'na mbetet gje tjeter veçse te ngarkohemi si gomere dhe te bejme te paditurit kur polici na pyet ne kemi gje per te deklaruar :PPP 

Duke perfituar nga ky udhetim treditor ne Shqiperi, u nisa nga Bolzano e pajisur me post-it(in) e reçelit te fikut per ta pergatitur  nen mbikqyrjen e nanes.
(ç'qenke ftof n'tajare ti goce! - qene shprehjet shprehimisht te shprehura, por me thoni ju ku t'i gjeje goca fiqte e katunarit elbasanas ne mes maleve Dolomiten????)
Por nana mi aveva battuto sul tempo! Duke e ditur sa qejf i kam une fiqte me kishte bere gati 2 kavanoza me reçel fiku :)




Reçel fiku sipas nanes

Perberesit:
1kg fiq katunaresh elbasanas (po edhe tironas..pse jo!)
600 gr sheqer 
1 gote uje
gjysem luge e vogel limontoz


Pergatitja:

vlojme sheqerin me ujin ne zjarr te ulet derisa te trashet dhe te behet sherbet (e jo uje prroi! - tha nana).
Hedhim fiqte e lare por te plote dhe i ziejme derisa te zbuten.
Ne fund i hedhim limontosin dhe i leme ne zjarr edhe 10 minuta te tjera
Gjak e dhjame :D


  

Thursday, April 26, 2012

Revanija me miell misri i halle Ishes

Qe ne pikenisjen e tij ky blog u konceptua qe te bente edhe arkivin e recetave "made by Ballakume parents". Jo per t'ju treguar juve sesa nikoqire ishin grate e familjes sime... ci mancherebbe altro...por per t'i dhene mundesine sime bije apo ndonje eventually-mbese apo kusherire te rigjeje ne kete faqe pjese nga jeta kulinare apo personazhe te familjes. (Ne internet shyqyr zotit asgje nuk humb kot.)
Te mos flas pastaj per kenaqesine qe ndjej une-shkruesja kur kerkoj ne blog ndonje recete dhe me del perpara ndonje bisede e transkriptuar midis meje dhe gjyshes, e cila me ato keshillat e veta me ben te qesh me lot.
Edhe receta e sotme eshte e denje per te bere pjese ne kete arkiv. Ajo eshte revanija e halle Aishes, per te cilen ju pata folur tek "Revani cupcakes".
Halle Ishja, siç e therras une, e "qante" revanine. Mjeshteria e saj ne pergatitjen e kesaj embelsire nazelie qendronte ne perzierjen e sterzgjatur ne kohe te perberesve dhe perdorimin e finjes si agjent bymehes.
Isha akoma femije kur kam provuar per here te fundit revanine e Halle Ishes, por butesine dhe aromen e kam akoma te ngulitur ne mendje.
Halle Ishja e pergatiste per Dite Vere sepse ashtu si ballakumja, revanija eshte nje tjeter embelsire tipike e Dites se Veres. Madje, per te qene te sakte revanija eshte shume me e vjeter ne moshe se ballakumja. Me pak e njohur jashte qytetit,  por ne familjet e vjetra elbasanase ajo eshte me e preferuar sesa ballakumja, ndoshta per faktin se eshte me e veshtire per t'u pergatitur. 
Siç e thashe edhe me lart, ne kete recete halle Ishja perdorte finje, pra hirin e tretur ne uje dhe te filtruar, por per t'ia pershtatur kete recete nje publiku te huaj (skeptik kundrejt ketij agjenti bymehes kaq te pazakonte) mendova ta provoje me qumesht te fresket.






Revanija e Halle Ishes  (e modifikuar)

Perberesit per nje tepsi me permasa 15 x 25 xm

5 kokrra veze te fresketa
150 gr gjalp fshatari 
500 gr sheqer
afro 500 gr maje miell misri
60 ml qumesht i fresket

Pergatitja:

proçedura eshte njesoj si tek ballakumja....shkrijme gjalpin ne nje ene dhe bejme proven e gishtit. Kur gishti duron temp., ath gjalpi eshte gati.
Rrahim gjalpin dhe sheqerin per afro 30-40 minuta me rrahes elektrik derisa sheqeri te shkrihet plotesisht (puritanet do te me shajne, sepse ashtu si ballakumet duhet rrahur me luge druri, por  siç e tregon titulli, kjo recete eshte e modifikuar :D).
Me pas i shtojme nje e nga nje vezet ne intervale 5 minuteshe.
Ne fund i shtojme qumeshtin dhe majen e miellit te misrit, pak e nga pak, duke e perzier jo me me rrahes elektrik por me luge druri.
E perziejme masen dhe e hedhim ne nje tepsi te lyer me gjalp.
E pjekim ne furre ne temp. 170°C per afro 45-50 minuta te mira, pa e hapur furren 30 minutat e para (sdq duhet bere prova e kruajteses se dhembeve). 
Pasi eshte ftohur e presim ne rombe dhe e servirim...ka nje jave qe e servir vetem per mengjes dhe sa me shume kalojne ditet aq me e mire behet.

Gjak e dhjame :D




Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...