Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label pjata e pare. Show all posts
Showing posts with label pjata e pare. Show all posts

Wednesday, March 7, 2012

Groshe (r)evolution


Jemi mesuar t'i servirim fasulet si pjate rustike apo dietike, t'i asocojme plot ironi vullgare me proceset fiziologjike te jashtenxjerrjes se metanit dhe sulfurit, t'i etiketojme si pjate e te vobekteve, etj. etj. ....por fasulja ka aq shume vlera e me kete recete na tregon qe, me pak pispillim, shnderrohet ne zonje, e cila mund te frekuentoje pa asnje cen inferioriteti restorantet me chic te planetit :D








Supe me fasule dhe fruta deti

Perberesit per 4 persona:

nje grusht kamut (kliko ketu)
nje grusht thjerreza te kuqe ose jeshile
nje grusht fasule te kuqe ose te zeza
nje patate e vogel
nje karrote
nje dege selino
gjysem qepe 
karkaleca deti te vegjel
molusqe si midhje apo vongole (edhe ne Shqiperi i thone "vongole" por mesa di une kane nje emer specifik ne shqip...xhinxhivalle ndoshta???
majdanoz
vaj ulliri extravergine
kripe

Pergatitja:

fillimisht vendosim fasulet, thjerrezat dhe kamutin ne nje tas me uje dhe i leme te zbuten per 8 ore ose me teper.
Me pas skuqim ne nje tigan me pak vaj ulliri qepen, degen e selinos dhe karroten te grire imet. 
I shtojme kamutin, thjerrezat e kuqe ose jeshile, fasulet e kuqe ose te zeza, pataten dhe uje te bollshem. I ziejme per 2-3 ore ne tenxhere normale ose ne tenxhere me presion per te reduktuar kohen. 
Pasi te jene zier, i kalojme ne frulator per pak sekonda derisa te perftojme nje mase jo shume homogjene, dmth  te mos marre trajten e nje kremi.
E rregullojme supen me kripe.
Veç ne nje tigan me vaj ulliri skuqim hudhren e shtypur, por te paqeruar. I shtojme karkalecat e vegjel dhe molusqet. 
I kaurdisim per disa minuta dhe i shuajme me shume pak vere te bardhe, as gjysem filxhani, pra aq sa te ndihmoje guackat te hapen.
Hedhim ne tasin e servirjes supen. I shtojme molusqet dhe karkalecat e detit. E sperkatim me majdanoz te fresket dhe vaj ulliri extravergine.  
E sherbejme te ngrohte.



Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...