Jemi mesuar t'i servirim fasulet si pjate rustike apo dietike, t'i asocojme plot ironi vullgare me proceset fiziologjike te jashtenxjerrjes se metanit dhe sulfurit, t'i etiketojme si pjate e te vobekteve, etj. etj. ....por fasulja ka aq shume vlera e me kete recete na tregon qe, me pak pispillim, shnderrohet ne zonje, e cila mund te frekuentoje pa asnje cen inferioriteti restorantet me chic te planetit :D
Supe me fasule dhe fruta deti
Perberesit per 4 persona:
nje grusht kamut (kliko ketu)
nje grusht thjerreza te kuqe ose jeshile
nje grusht fasule te kuqe ose te zeza
nje patate e vogel
nje karrote
nje dege selino
gjysem qepe
karkaleca deti te vegjel
molusqe si midhje apo vongole (edhe ne Shqiperi i thone "vongole" por mesa di une kane nje emer specifik ne shqip...xhinxhivalle ndoshta???)
majdanoz
vaj ulliri extravergine
kripe
Pergatitja:
fillimisht vendosim fasulet, thjerrezat dhe kamutin ne nje tas me uje dhe i leme te zbuten per 8 ore ose me teper.
Me pas skuqim ne nje tigan me pak vaj ulliri qepen, degen e selinos dhe karroten te grire imet.
Me pas skuqim ne nje tigan me pak vaj ulliri qepen, degen e selinos dhe karroten te grire imet.
I shtojme kamutin, thjerrezat e kuqe ose jeshile, fasulet e kuqe ose te zeza, pataten dhe uje te bollshem. I ziejme per 2-3 ore ne tenxhere normale ose ne tenxhere me presion per te reduktuar kohen.
Pasi te jene zier, i kalojme ne frulator per pak sekonda derisa te perftojme nje mase jo shume homogjene, dmth te mos marre trajten e nje kremi.
E rregullojme supen me kripe.
Veç ne nje tigan me vaj ulliri skuqim hudhren e shtypur, por te paqeruar. I shtojme karkalecat e vegjel dhe molusqet.
I kaurdisim per disa minuta dhe i shuajme me shume pak vere te bardhe, as gjysem filxhani, pra aq sa te ndihmoje guackat te hapen.
Hedhim ne tasin e servirjes supen. I shtojme molusqet dhe karkalecat e detit. E sperkatim me majdanoz te fresket dhe vaj ulliri extravergine.
E sherbejme te ngrohte.
No comments:
Post a Comment