Shkruaj perberesin ...

Saturday, March 3, 2012

Tasqebap me kafe






Perberesit per 4 persona:


500-600 gr ka i ri per tasqebap
2 qepe
2 speca jeshile
gjysem filxhani kafe 
1 filxhan vere e bardhe
1 thelb hudher
vaj ulliri extravergine
kripe 
piper
2 luge miell

Pergatitja:
presim mishin ne thela per tasqebap, pra jo aq te medhaja sa per gjelle por edhe jo shume te vogla.
E skuqim mishin ne vaj ulliri. Pasi eshte skuqur nga te gjitha anet, e heqim  nga tenxherja dhe e leme menjane.
Ne te njejten tenxhere, e cila duhet te jete me fund te trashe, skuqim qepen dhe hudhren per afro 10 minuta.
I shtojme 2 luge miell. E kaurdisim mire per 2-3 minuta dhe e shuajme me vere te bardhe dhe kafe. 
Per kollajllek kete here perdora 1 luge kafe turke, te cilen e treta ne uje te nxehte, por here te tjera kam perdorur kafe moke, te mbetur nga mengjesi...
Sapo te arrije temp. e vlimit, i shtojme thelat e mishit. E rregullojme me kripe. 
E kaurdisim dhe e gatuajme per afro 1 ore e gjysem ose 2, derisa mishi te zbutet plotesish, aq sa te mund te pritet me pirun.
Natyrisht, i shtojme uje te ngrohte here pas here dhe e kaurdisim.
Para se ta servirim e rregullojme me piper te sapobluar.
Gjak e dhjame :D
P.s.: specat i japin nje shije te forte pjates, prandaj nese nuk ju pelqejne mund ta realizoni receten edhe pa to.



No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...