Naimin e merrte malli per malet, fushat e blegerimat e qingjave. Thurrte vargje duke idealizuar trojet shqiptare... I shkreti Naim ta dije si eshte katandisur Memedheu sot! Si digjen plehrat nga Vermoshi ne Konispol. Si sharrohen pyjet e si betonizohet Shqiperia. ç'kataklizme ka pesuar shoqeria shqiptare fale majmunizimit te veseve me te keqija perendimore.....Ah sa pak gjera i kane rezistuar prishjes, perçudnimit, majmunizimit, aq sa sot numerohen me gishtat e dores.
Njera eshte pasuria kulinare. Prodhimet biologjike. Por fatkeqesisht edhe keto duhet t'i kerkosh me qiri dylli, sepse shqiptaret qe kur mesuan receten e tortellineve, u marrosen pas tyre aq sa bene lanet taven e kosit dhe jahnine....dashnia asht gja e keqe!...e ka thane ene Isuf Myzyri.
Njera eshte pasuria kulinare. Prodhimet biologjike. Por fatkeqesisht edhe keto duhet t'i kerkosh me qiri dylli, sepse shqiptaret qe kur mesuan receten e tortellineve, u marrosen pas tyre aq sa bene lanet taven e kosit dhe jahnine....dashnia asht gja e keqe!...e ka thane ene Isuf Myzyri.
Ju paralajmerova qe eshte post sentimental...
...duke kujtuar vezen e katunarit te skuqur bashke me djathin e deles ne telynin e Polisit, i cili historikisht mbeshtillej me gjethe rrushi, buken e thekur mbi stufen me dru ene domaten zemerkau, Ballakumja realizoi nje recete-prelud.
Supa "Oh sa me ka marre malli"
Perberesit per 4 persona:
6 koqe vè prej pulave qe hardallosen lirisht lendinave te Renonit, po i gjetet prej pulave te Labinotit hallall..
gjysem gote ajke (pana)
4 qepe
150 gr sallam
buke baguette franceze ose tip tjeter buke e bardhe dhe e bute
Pergatitja:
e grijme qepen ne feta te holla dhe e skuqim ne nje tigan me gjalp dhe vaj ulliri. Qe qepa te mos digjet i hedhim here pas here ndonje gjysem luge uje.
Ne nje tjeter tigan skuqim vezet ne versionin syze. I rregullojme me kripe dhe piper dhe me pas i frulojme bashke me panen. I vendosim ne zjarr per afro 5 minuta duke i perzier pa pushim.
Sallamin e skuqim ne nje tigan pa i shtuar asnje lloj yndyre, pra vetem me dhjamin e tij.
Shtrojme ne pjate qepen dhe sallamin. I hedhim siper masen me veze dhe ne siperfaqe vendosim kubiket e bukes se skuqur ne gjalp.
Gjak e dhjame :D
Shife,shife ,dreqi!!!Ku s'te shkon mendja!!!!
ReplyDeletemendje femer mi pra :))))
ReplyDeleteballakume te me falesh per injorancen po c'fare eshte versioni syze i vezeve :/☺ ☺
ReplyDeleteNe shqip ne i themi "veze syze", italianet i thone "syri i kaut", ne anglisht thjesht "fried egg"....pra, veza e plote e skuqur ne vaj dhe/ose gjalp.
ReplyDeleteBallokume a sa te drejte ke qe Shqipria po shkatrohet cdo dite e me shume.Edhe prodhimet biologjike nuk gjenden me.Se na mbyten produktet greke dhe turke.I blejme me shtrenjte dhe hajme mbeturinat e botes.
ReplyDeleteKy eshte njeri nga paradokset shqiptare, qe ushqimet-plehra shiten me shtrenjte sesa biologjiket. E di pse ndodh kjo? sepse njerezia ka harruar te ushqehet shendetshem. Para '90 me te vertete nuk i kishim te gjitha, por ushqeheshim me cilesishem sepse ndiqnim ciklin e natyres. Turlia hahej ne vere dhe grosha ne dimer. Ndersa sot ka aq shume bollek dhe i kushtohet me teper vemendje estetikes se ushqimit sesa cilesise. Shqiperia po kalon ate periudhe te cilen bota perendimore e ka kaluar ne vitet 60-70 kur pati nje boom ekonomik. Edhe kuzhina perendimore ath ka qene me teper e bukur per syrin sesa e shendetshme, ndersa sot eshte bere tendence te gatuash me perime te fresketa mundesisht te mbjellura ne kopshtin e shtepise, pra ajo e famshmja km/0.
ReplyDelete