Gelu di meluni, eshte embelsira qe ne Siçili tradicionalisht sherbehet gjate festes se Shen Merise. Perberesit kryesore jane lengu i shalqinit, niseshteja dhe sheqeri, por me kalimin e kohes kuzhinieret dhe amvisat e kane pasuruar duke i shtuar arome jasemini, çokollate te zeze, kanelle etj. dhe kane zevendesuar perberesin kryesor, shalqinin, me limona, kafe, pjeper etj..
Sot po jua servir ne 2 menyra...
Xhelatine limoni
Perberesit per 4 persona:
gjysem litri leng limoni
4 luge niseshte
sheqer sipas deshires
Pergatitja:
ne nje tas rrahim niseshtene me disa luge sheqer dhe lengun e limonave. I transferojme ne nje tenxhere dhe i vlojme per afro 5-6 minuta derisa masa te trashet.
Me pas e hedhim neper forma dhe e vendosim ne frigorifer te mpikset per afro 8 ore.
Para se ta servirim e permbysim dhe e zbukurojme sipas deshires.
Ne te njejten menyre gatuhet edhe xhelatina e kafes.
Para se ta servirim e permbysim dhe e zbukurojme sipas deshires.
Ne te njejten menyre gatuhet edhe xhelatina e kafes.
No comments:
Post a Comment