Ekzistojne formula per te ndjelle te vdekurit, ekzistojne kenge per te ndjelle diellin por ekziston edhe nje menu per te ndjelle vjeshten :) Hmm na merziti kjo vera...s'eshte pare ndonjehere qe te kaloje mesi i shtatorit dhe termometri ne Bolzano te shenoje mbi 30°C.
Para 10 vjetesh, ne kete periudhe, fillonin te binin floket e para te debores neper male, ndersa sot njerezit akoma marrin rreze dielli ne pishine.
Para 10 vjetesh, ne kete periudhe, fillonin te binin floket e para te debores neper male, ndersa sot njerezit akoma marrin rreze dielli ne pishine.
Prandaj sot Ballakumja perveshi menget dhe gatoi nje menu tipike vjeshte, duke u lutur qe vjeshta me mushtin dhe geshtenjat te vije sa me shpejte....
Supe me oriz e limon ose, siç i themi ne Elbasan, Supe me te preme veze
Supe me oriz e limon ose, siç i themi ne Elbasan, Supe me te preme veze
Perberesit per 4 persona:
nje filxhan oriz
disa krahe e kofsha pule
50-60 gr gjalp
1 ose me teper limona Bio
2 te verdha veze
kripe
piper i zi
Pergatitja:
mbushim nje tenxhere me uje. Hedhim brenda saj krahe dhe kofsha pule (4 cope), nje filxhan oriz dhe kripe. E vendosim tenxheren ne zjarr mesatar per 1 ore e ca derisa orizi te shperbehet pothuajse i gjithe. Here pas here e perziejme dhe i shtojme uje.
E heqim tenxheren nga zjarri dhe eliminojme copat e pules.
Ne nje tas rrahim me tel kuzhine te verdhat e vezeve me kripe, leng limoni dhe nje luge uje.

Kete perberje ia hedhim supes pak e nga pak dhe duke e perzier me energji.
E vendosim ne zjarr tenxheren per afro 5 minuta, derisa veza te gatuhet, duke e perzier pa pushim.
Ne nje tigan ngrohim pak gjalp dhe ia shtojme supes. Sipas deshires mund t'i shtoni piper te zi para se ta servirni.

Kjo ishte pjata e pare ndersa pjata e dyte perbehet nga nje tave me lulelaker dhe berxolle zgare.
S'po harxhoj kohe me berxollen e zgares se ska amvise te mos dije si gatuhet por po ju jap receten e taves me lulelaker.
Lulelaker me beshamel ne tave
Perberesit:
nje lulelaker
2 gota beshamel e gatuar vete sipas recetes te cilen mund ta gjeni ketu ose e blere ne dyqan
1 gote salce domateje e holle (ne italisht quhet passata di pomodoro)
kripe
vaj ulliri
30-40 gr gjalp
piper
djathe parmigiano reggiano
Pergatitja:
e pastrojme dhe e copetojme lulelakren. I japim nje vale ne uje me kripe ose ne banjomaria qe te zbutet por te mos ziehet plotesisht pasi do te piqet edhe ne furre.
E kullojme per afro gjysem ore ne menyre qe te leshoje te gjithe ujin e thithur.
Ne nje tas perziejme beshamelen me salcen e domates. E rregullojme me kripe dhe piper.
Lyejme nje tave me vaj ulliri dhe shtrojme lulelakren. Siper i hedhim masen me beshamel. E sperkatim me djathe parmigiano reggiano te grire dhe me disa copa gjalp.
E pjekim taven ne furre ne temp. 220°C per afro gjysem ore, ose derisa siperfaqja te perthahet.
E servirim me berxolle.
Nje menyre tjeter gatimi i kesaj recete eshte me salsiçe. I skuqim salsiçet ne vaj ulliri. I zbutim me uje dhe i perziejme me lulelakren. Me pas proçedohet si me siper...
Gjak e dhjame :D
Une e shtyp lulelakren,nuk e le ashtu lule-lule dhe ajo behet nje mase me e ngjeshur.
ReplyDeleteSonila kjo eshte nje recete e thjeshtezuar e Suor Germana, e cila drejtonte emisione, shkruante libra, madje publikonte edhe kalendare me recetat, vite me pare. REceten e kam marre pikerisht nga nje kalendar i saj, i 1999, por i kam hequr aq perberes sa e kam bastarduar. E tani qe me tregove qe e shtyp..do e bastardoj akoma me shume hihihi Ndoshta keshtu i pelqen edhe sime bije qe ato lulet s'do ti fusi ne goje...Flm.
ReplyDeleteKjo recete eshte krem e shkuar kremit........
ReplyDelete