Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label receta vjeshte. Show all posts
Showing posts with label receta vjeshte. Show all posts

Friday, October 19, 2012

Qofte me qepe dhe sallate me molle


Perberesit per 4 persona:

400-500 gr buke e bardhe e ndenjur
8 qepe te kuqe (per ato qe jetojne ne Itali sugjeroj cipolle di Tropea)
1 degez trumez
3 veze
2 luge gjalp
miell sa te nevojitet
kripe
piper

molle
djathe (mund te perdorni emmenthaler, edamer ose djathera lokale qe sigurisht jane me te mire)
uthull molle
mente e fresket
piper
vaj ulliri

Pergatitja:
grijme imet qepet dhe i hedhim ne nje tigan ku kemi shkrire gjalpin. I shtojme trumez per t'i aromatizuar dhe i skuqim ne zjarr te ulet per me teper se gjysem ore. Nese nevojitet i shuajme me ndonje luge uje.
Presim buken e ndenjur ne kubike dhe e hedhim ne nje tas te thelle.
I shtojme qepet, vezet e rrahura veç, kripen, piperin dhe i perziejme me duar.
Nese e shohim te nevojshme, i shtojme mases ndonje luge miell.
E vendosim masen ne frigorifer per afro 30 minuta dhe merremi nderkohe me pergatitjen e sallates.

Qerojme dhe presim ne kubike mollen dhe djathin. I japim shije me nje vinaigrette te perftuar nga vaji i ullirit, uthulla e molles, kripa, piperi dhe mentja e fresket.
Pasi i kemi perzier,  e leme sallaten te marre shije ndersa skuqim qoftet.

Hedhim ne nje tigan vaj ulliri te bollshem.
Njomim duart ne uje per te formuar qoftet, te cilave u japim fillimisht formen rrethore dhe me pas i shtypim.
I  skuqim qoftet ne vajin e nxehur dhe pas skuqjes i vendosim mbi leter thithese.
I servirim mbi sallaten e molles.
Gjak e dhjame :D

Thursday, October 18, 2012

Hajt te dalim per geshtenja!


Vjeshta ne Alto Adige-Südtirol ofron nje simfoni ngjyrash e aromash. Eshte periudha kur mblidhen mollet, behet vjelja e rrushit, pergatitet strudeli. Pyjet rreth e perqark vishen me ngjyra te ndezura dhe njerezia gjen kohe per nje ritual shekullor, siç eshte Törggelen ose ne italisht castagnata.
Ne gjermanisht Törggelen ka te beje me rrushin dhe te shijuarit e veres ne shoqeri, ndersa castagnata ka kuptimin "hajt te dalim per geshtenja", por nuk nenkupton konkretisht daljen per te mbledhur geshtenja, por konsumimin e tyre ne bujtinat e zones, te famshmit masi.



Ne fakt maso me teper sesa bujtine, eshte nje ndermarrje e vogel qe merret me bujqesi, blegtori dhe sherbim. Zemra e gjithe kesaj ndermarrje familjare eshte stube, dhoma e pritjes dhe e ngrenies se fshatareve tiroleze. Krejtesisht e veshur me dru sherben si vendi ku familja pret miqte me specialitetet kulinare te gatuara me prodhimet  qe ua ofron toka. Specialitetet qe sherbehen jane tipike te zones. Pjata te varfera dhe te thjeshta, por fale freskise se mishit dhe perimeve shnderrohen ne vakte shume te shijshme. Ne fund te drekes piqen geshtenjat dhe u sherbehen klienteve sebashku me mushtin ose veren.
Ftesa per Törggelen mund te te vije prej kolegeve te punes, prej klases se femijes, miqve, grupit te palestres, baletit etj. etj. pra, qe ne kohet e hershme, kjo eshte nje menyre per te lidhur raporte dhe socializuar me njerezit para nje gote mushti apo vere dhe nje grushti geshtenjash te pjekura.





E per te mbetur ne teme, po ju jap nje recete te shpikur prej meje duke marre si baze supen tiroleze me geshtenja. Kjo supe tiroleze eshte me e varfer se simotrat e saj piemonteze apo lombarde, por e veçanta e saj qendron ne zierjen e geshtenjave ne qumesht.  
Une u mundova te krijoj nje pjate te rafinuar duke e reduktuar supen ne krem, relativisht te trashe, dhe duke e pasuruar me djathe Edelpilz (djathe i prodhuar ne Alto Adige dhe shume i ngjashem me Roquefort) dhe te verdha vezesh te marinuara ne  vere te bardhe. Me duket se i dhashe nje pamje prej haute cuisine, prandaj i vura pjates edhe nje emer importante :).


Vjeshta ne pjate
Perberesit per 4 persona:

200 gr geshtenja
afro 1 l qumesht
1 qepe
kripe
piper
vaj ulliri
4 te verdha vezesh
afro 200 ml vere e bardhe dhe e bute si psh. Pinot, Gewuerztraminer, Chadonnay etj.
djathe Roquefort ose i ngjashem me te, pra djathe me myk
arra 

Pergatitja:
qerojme geshtenjat dhe i hedhim ne uje te nxehte ne menyre qe cipa e brendshme t'u hiqen kollaj.
Grijme imet qepen dhe e skuqim ne vaj. I shtojme geshtenjat dhe i hedhim qumeshtin. I vlojme ne zjarr te ulet derisa geshtenjat te ziehen.
Me pas i kalojme ne frulator per t'i reduktuar ne krem sebashku me djathin.
E hollojme kremin sipas deshires me qumesht.
E rregullojme me kripe e piper.

E thyejme vezen dhe me shume kujdes vendosim te verdhen ne nje tas te mbushur me vere te bardhe. E leme te marinohet ne vere per afro gjysem ore.
Shtrojme kremin e geshtenjave ne nje pjate. Ne mes vendosim vezen e marinuar dhe e sperkatim kremin me arra te thyera, vaj ulliri extravergine dhe piper te zi.

Gjak e dhjame :D

Sunday, September 30, 2012

Menu vjeshte




Gnocchi me kungull te verdhe, karrota dhe pesto gjenovez

Perberesit per 4-6 persona:
500 gr gnocchi te gatshme ose homemade
2 karrota
150-200 gr kungull i verdhe
100 gr pesto gjenovez
vaj ulliri 
kripe
piper

Pergatitja:
presim a julienne karrotat dhe kungullin.
I skuqim per pak minuta ne vaj ulliri te nxehte.
Veç ziejme ne uje te kripur gnocchi-it.



Marrim pak uje nga gnocchi-t dhe me te shuajme karrotat dhe kungullin.
I kullujme gnocchi-it duke ruajtur pak uje per te lidhur pjaten.
Bashkojme peston gjenovez me perimet dhe i shtojme ujin qe hoqen nga zierja. I kaurdisim mbi zjarr.
E rregullojme harxhin me kripe dhe piper.
I shtojme gnocchi-t e kulluar. I perziejme shpejt e shpejt dhe i servirim menjehere te sperkatur me djathe parmigiano reggiano.




Fileto mishi me krem kungulli

Perberesit per 4-6 persona:

rreth 500 gr fileto viçi (mundesisht te fresket, pra te blere tek kasapi)
200 gr speck
5 te bardha vezesh
1,5 kg kripe kokerrmadhe
2 luge miell
rozmarine e fresket
trumez e fresket

Pergatitja:
lyejme me miell fileton e mishit dhe e skuqim ne nje tigan te nxehte. E kriposim dhe peperosim.
Nderkohe perziejme kripen kokerrmadhe me te bardhat e vezeve.
Gati nje çerek te sasise e vendosim mbi nje tepsi te veshur me leter alumini.
 

 
Vendosim mbi kripe edhe erezat e fresketa.
E mbulojme fileton me feta speck-u dhe me kripen e mbetur.



E shtypim fort me duar ne menyre qe fileto te vishet me kripe.
E shpojme ne siperfaqe me pirun dhe e pjekim ne furre ne temp. 190-200 °C per afro 50 minuta.
E leme te ftohet, para se ta presim ne feta.





E sherbejme mbi nje krem kungulli te verdhe
Perberesit per 4-6 persona:
1/2 qepe
1/2 pras
1/2 kungull i verdhe
1 thelb hudher
1 karrote
kripe
piper
vaj ulliri
gjysem gote vere e bardhe
leng perimesh
3 luge pana

Pergatitja:

aromatizojme vajin me thelbin e hudhres dhe sapo hudhra te ndryshoje ngjyre, e heqim nga tigani.
Skuqim ne te njejtin tigan qepen, prasin, karroten dhe kungullin, te prera trashe, derisa te zbuten.
I kriposim, peperosim dhe i shuajme me vere te bardhe.
Sapo vera te shteroje, i hedhim leng perimesh ose thjesht uje.
Me ane te nje frulatori e reduktojme masen ne nje leng homogjen.
E rivendosim mbi zjarr dhe e trashim se bashku me panen.
Shtrojme nje shtrat kremi ne pjate dhe mbi te vendosim fileton e viçit. E sperkatim me piper te zi dhe pak vaj ulliri.

Ndersa per ta paraqitur sa me rustike, ziejme perimet dhe i skuqim ne gjalp.

P.S.: kremi mund te serviret edhe veç si supe.
 


 
Per ta mbyllur kete menu vjeshte mendova per nje embelsire te lehte...

Xhelatine rrushi

Perberesit per 4-6 persona:
per xhelatinen e rrushit:
400 cl uje
80 gr sheqer
20 gr xhelatine (colla di pesce)
2 luge liker menteje
1 luge leng limoni
rrush

per xhelatinen e qumeshtit:
300 cl qumesht
60 gr sheqer
7 gr xhelatine
40 cl uje
esence vanilje

Pergatitja:
zbusim ne uje te ftohte xhelatinen.
Ne nje tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin dhe i vendosim mbi zjarr derisa te arrijne temp. e vlimit.
I shtojme xhelatinen dhe i perziejme mire me tel kuhine derisa xhelatina te shperbehet. 
Me pas i shtojme leng limoni dhe liker menteje.
E hedhim gjysmen e lengut te perftuar ne nje tas dhe sapo te jete ftohur pak vendosim kokrrat e rrushit.
E ftohim tasin ne uje te akullt e me pas per pak minuta ne frigorifer ne zonen e akullit.
Nderkohe pergatisim xhelatinen e qumeshtit.
Zbusim fletet e xhelatines ne uje te ftohte. 
Hedhim qumeshtin, sheqerin dhe vaniljen ne nje tenxhere dhe i vendosim mbi zjarr derisa te arrijne temp. e vlimit.
Shtrydhim fletet e xhelatines dhe ia shtojme qumeshtit.
I perziejme me tel kuzhine derisa xhelatina te shperbehet.
E ftohim qumeshtin duke e vendosur tenxheren mbi nje ene me uje te akullt.
Sapo xhelatina ne frigorifer te jete mpiksur, i hedhim xhelatinen e qumeshtit, tashme te ftohur.
E rivendosim tasin ne frigorifer, ne zonen e akullit, derisa te mpikset edhe xhelatina e qumeshtit.
Me pas i hedhim gjysmen e mbetur te xhelatines se rrushit dhe e rivendosim ne frigorifer (jo ne zonen e akullit!) per disa ore.




Saturday, September 29, 2012

Sandwich vjeshte

Nga koleksioni vjeshte/dimer i Ballakumes vjen per ju Sandwich-i chic!...






Homemade sandwich me kungull 
(po te vini ne kete periudhe vjeshte ne Bolzano, keto lloj buka te vogla me kungull te verdhe i gjeni ne te gjitha dyqanet e bukes. Ne fakt edhe une zakonisht i blej atje, por sot, si per t'i uruar mireseardhjen stines se vjeshtes, vendosa t'i bej vete)

Perberesit:
rreth 500 gr miell (une perdora 300 gr miell 00 + 200 gr miell amerikan Manitoba 0)
20 gr gjalp
30 gr maje birre e fresket
300 gr kungull i verdhe (vetem tuli)
200 ml qumesht
gjysem luge (gjelle) kripe

Pergatitja:

fillimisht pjekim ne furre ose e gatuajme ne avull kungullin. 
E reduktojme ne pure duke e shtypur me pirun.
Perziejme miellrat me tulin e kungullit.
Tresim ne qumeshtin e vaket majen e birres te fresket dhe kripen.
Ia shtojme mases me miell e kungull dhe i perziejme derisa te perftojme nje brume homogjen.
E leme te bymehet per afro 1 ore ne vend te ngrohte.
Pas kesaj kohe e ripunojme brumin siç bejme me pizza-n..duke e  palosur disa here (shiko ketu pergatitjen e pizzas-:Pizza ).
E ndajme ne topa te vegjel dhe e vendosim mbi nje tepsi te lyer me vaj.
I leme te bymehen edhe per 1 ore tjeter dhe i pjekim ne temp. 180°C per afro 50 minuta.
Ne fund i lyejme me gjalp.

Per kompletimin e sandwich duhen:

gjalp
djathe provola
speck i pjekur ne zgare
rradhiqe te pjekura ne zgare ose te skuqura ne pak vaj ulliri
kripe
piper
salce tartare

Pergatitja:

Pjekim ne zgaren e nxehte rradhiqet e pastruara dhe fetat e speck-ut. Rradhiqet i kriposim dhe peperosim.
Ndajme me dysh paninet dhe i lyejme me gjalp.
I mbushim me rradhiqet e nxehta. Vendosim mbi rradhiqe djathin, i cili nga nxehtesia do te shkrihet pak dhe mbi te vendosim disa feta speck.
E servirim menjehere sandwich-in te shoqeruar me coca-cola, birre ose me vere te bardhe dhe me salce tartare.
Gjak e dhjame :D



Saturday, October 29, 2011

Strudel me mollet e para

Fryn ere jashte. Nga dera e ballkonit shoh gjethet pajete tek bien pertoke. Ngjyrat e vdekjes kane veshur malin perballe. Fundi i ketij cikli jete me shkakton melankoli dhe nevoje instiktive per gjera te embla dhe te ngrohta. Ushqime rustike, te thjeshta por qe percjellin ngrohtesi shpirterore ne nje stine lamtumire. Nje çaj mali i embelsuar me mjalte dhe nje fete krostata me reçel apo me molle. Me pelqen t'i shijoj mengjeseve, kur ime bije dhe im shoq jane duke fjetur akoma. Ulem ne divan, mbeshtillem me batanijen e Ikeas dhe lexoj duke shijuar aromat e forta te vjeshtes.  



Jam 5 dite pushim. Po pushim tamam, dmth relaksim. Pushim i detyruar prej makines, e cila eshte ne grahmat e fundit te jetes, ndersa e reja akoma nuk ka ardhur tek konçesionari. Pra, planet qe kishim bere per nje udhetim ne Graz te Austrise apo ne Regensburg te Gjermanise u anulluan. Keto 5 dite do te jene te mbushura me kinema, shetitje ne pyll, kafe me miq, libra, rregullim dollapesh qe s'rregullohen kurre, e gatime...
Prandaj miq, meqe kohe kam boll (si rrallehere!), u vura te gatuaje strudelin me molle.
Keto jane mollet e reja - te vjelura disa dite me pare - te cilat mi dhuron çdo vit e ema e kunates sime. Une nje here ne jeten time kam vjelur molle. Vola per 2 dite dhe me dhembi beli per 2 jave :)
Ndersa receta eshte ajo e famshmja qe kam marre ne pallatin perandorak te Schönnbrunnit, Vjene. 


 
Apfelstrudel - Strudel vjenez me molle

Perberesit per nje strudel per afro 8 persona:


Per brumin
250 gr miell 00
2 gr kripe
50 gr veze (1 veze)
100 gr uje i vaket
2 gr vaj


Pergatitja e brumit:
i perziejme te gjithe perberesit derisa te perftojme nje brume te bute dhe elastik. E lyejme brumin me vaj dhe e leme te pushoje 20 - 30 minuta. 
Me pas shtrojme nje pecete mbi tryeze. E sperkasim me miell dhe e hapim brumin ne pete. E terheqim me kujdes me duar ose me okllaì.
Peten e hapim te holle, gati trasparente. 
Ne fund e lyejme me gjalp te shkrire.


Mbushja:
100 gr buke e grire
50 gr gjalp
140 gr sheqer i imet
10 gr kanelle
10 gr leng limoni
1.100 gr molle te qeruara dhe te prera ne copa te vogla
170 gr rrush i thate
nje pike rum 


Pergatitja e mbushjes:
mbushjen e pergatisim gjate kohes qe brumi pushon.
Ne nje tigan ku kemi shkrire gjalpin, skuqim buken e grire. 
Pasi buka ka marre nje ngjyre te arte e hedhim ne nje tas te madh ose tepsi. I shtojme te gjithe perberesit e mbushjes dhe i perziejme mire me duar. 


Sperkatim mbi pete mbushjen dhe me ndihmen e pecetes e rrotullojme qe t'i japim formen e strudelit.
E vendosim strudelin ne nje tepsi te lyer me gjalp dhe e pjekim ne temperaturen 190°C derisa siperfaqja te rezultoje e pjekur. 
Sapo te dale nga furra e sperkatim me gjalp.

Une do ju keshilloja qe ta mbuloni me leter alumini pasi ta keni nxjerre nga furra. 
Gjak e dhjame :D









  

Sunday, October 23, 2011

Kungulleshkash

Kam nje kungulleshke.
E ndaj ne 4 pjese.
Po pse 4?
Po sa?
2.
Po pse 2?
Po sa?
3 :)))))

1)    Röstl me patate dhe kungulleshke shoqeruar me topa djathi te aromatizuara - antipaste nga libri i Helen Markart "Cucina magica delle Dolomiti"
Ne fakt röstl eshte nje recete zviceriane, por eshte aq e perhapur ne Alto Adige, saqe mund te thuhet qe ka hyre kulturen kulinare te kesaj zone. Serviret ne te gjitha restorantet tipike dhe nder shekuj receta eshte perpunuar duke u pasuruar me prodhimet vendase. Sot po jua sjell sipas recetes se Helene Markart, Chef-ja e njerit prej restoranteve me te famshem te Val Gardena, "Hotel Adler".




Perberesit per 3 persona:
1 patate
2-3 copa kungulleshke
djathe i bute, psh. caprino
hudher gjarpri
vaj ulliri
1 veze
trumez
piper
kripe

Pergatitja:
grijme me rende pataten dhe kungulleshken (perdorim ate pjese te rendes qe i grin ne copa te medhaja). I kriposim dhe i thajme me leter kuzhine, duke ushtruar edhe pak force ne menyre qe te thithim sa me teper leng, qe kur te skuqen te behen pak kerce.
I vendosim ne nje tas. I kriposim, i hedhim pak trumez te grire dhe piper dhe 1 kokerr veze. I perziejme dhe i skuqim ne nje tigan me vaj ulliri.
Nderkohe formojme disa topa me djathin dhe i kalojme ne hudhren e gjarprit.
I servirim si ne foto.

2) La mosa - supe me kungulleshke dhe miell misri. Eshte nje supe antike, dikur shume e perhapur ne verilindje te Italise, pikerisht ne ato zona ku toka nuk eshte dhe aq bujare. Ne zonen ku jetoj une, Alto Adige, e gatuajne vetem me miell misri dhe kungulleshke, ndersa ne zonen e Venetos e gatuajne ne dy menyre (me miell misri dhe kungulleshke, gjithashtu edhe vetem me kungulleshke).




Perberesit per 4-6 persona:
500 gr kungulleshka
1 l qumesht
60 gr miell misri te verdhe
kripe

Pergatitja:
hedhim qumeshtin ne nje tenxhere dhe e vlojme.
Nderkohe qerojme kungulleshken dhe e presim ne kubike te vegjel, te cilat i hedhim ne tenxheren ku po vlon qumeshti. E leme tenxheren ne zjarr derisa kungulleshkat te jene zbutur.
Me pas i frulojme qe te perftojme nje mase te njetrajtshme.




E rivendosim masen mbi zjarr te ulet dhe i hedhim pak e nga pak miellin e misrit. E kaurdisim pa nderprerje me luge druri dhe po qe e nevojshme, pra nese masa trashet e hollojme me qumesht te nxehte.
Procedura eshte njesoj si per pergatitjen e polentes.
E servirim te sperkatur me vaj ulliri.
Siç e lexoni, eshte nje recete e varfer, prandaj per t'a pasururar mendova t'i shtoj pak speck. 




3) ndersa pjata kryesore perbehet nga nje fileto derri i mbeshtjelle me kore kerpudhash dhe miell misri, i shoqeruar me kubike kungulleshkash dhe patatesh te skuqura ne gjalp dhe qepe te njoma te aromatizuara me uthull balsamike. Kjo pjate eshte nje shpikje e imja e momentit. Fileton doja ta gatuaja sipas nje recete te Helene Markart por i harrova farat e kungullit ne furre aq sa u bene shkrumb e hì.




Perberesit per 3 persona:

3 fileto derri (100 gr ose me teper, secila)
gjalp ne temperature ambjenti
50 gr miell misri per polenta
50 gr kerpudha finferli
1 hudher
2-3 luge mostarde
vaj ulliri
kripe
piper
patate
kungulleshka
qepe te njoma
uthull balsamike


Pergatitja:
ne  zgare ose ne nje tigan te nxehte skuqim fileton e derrit per pak sekonda. E leme menjane te ftohet dhe skuqim kerpudhat me hudhren ne nje tigan ku kemi shkrire pak gjalp, derisa kerpudhat te zbuten.
Me pas i grijme imet.
Hedhim ne nje tas gjalpin, kerpudhat e grira, miellin e misrit, pak vaj ulliri, kripen dhe piperin. I perziejme me dore.
Lyejme filetot e derrit me mostarde dhe me pas i kalojme ne masen e mesiperme.
I vendosim ne nje tave dhe i pjekim ne furre per afro 15 minuta.
Qerojme patatet dhe i presim ne kubike te medhenj bashke me kungulleshken. Qerojme qepet e njoma. 
I ziejme per disa minuta ne uje te kripur perimet.
Me pas i kullojme dhe kungulleshkat me gjithe patatet i hedhim ne nje tigan ku kemi shkrire pak gjalp dhe vaj. 
I kaurdisim per disa minuta. I aromatizojme me trumez te grire dhe e vendosim tiganin ne furre.
Gjithashtu edhe qepet i skuqim ne gjalp dhe i shuajme me uthull balsamike.
E presim fileton ne feta dhe e servirim me patatet, kungulleshkat dhe qepet e aromatizuara.
Gjak e dhjame :D




Friday, September 30, 2011

Nje maje luge xhinxher!

Falenderimet per kete recete i shkojne mikut tim Mandit, i cili duke me treguar filmin "Un tocco di zenzero" me frymezoi per te eksperimentuar me 2 receta reçelerash.





Panna cotta me reçel pjepri, reçel kumbulle, reçel fiku dhe çokollate e shkrire




Perberesit per 6 persona:

gjysem litri pana e fresket
1 dl qumesht
10 gr xhelatine per embelsira (nese perdorni fletet ato peshojne 2 gr. secila)
100 gr sheqer
nje shkop vanilje

per reçelin e kumbullave:
6 kumbulla
1 luge mjalte
50 gr sheqer
nje gjysem luge e vogel xhinxher i fresket


Per reçelin e pjeprit:
175 gr sheqer integral
nje gjysem luge e vogel xhinxher i fresket
10 bajame te grira ne feta
nje sperkatje me Brandy

Pergatitja:

fillimisht vendosim xhelatinen qe te zbutet ne nje tas me uje te ftohte. 
Hedhim qumeshtin ne nje tenxhere dhe e vendosim ne zjarr te ulet te ngrohet, por jo te zieje. Sapo eshte ngrohur qumeshti e heqim nga zjarri, shtrydhim fletet e xhelatines dhe ia hedhim. I perziejme me tel kuzhine qe xhelatina te shperbehet.
Hedhim panen ne nje tenxhere bashke me vaniljen dhe sheqerin dhe e vendosim tenxheren ne zjarr te ulet. E perziejme derisa te vloje. 
Me pas e heqim nga zjarri dhe i shtojme qumeshtin ku kemi tretur xhelatinen. I perziejme me tel kuzhine.
Njomim me uje te ftohte tasat apo format. I mbushim me masen e panna cotta dhe e leme te ftohet ne temperature ambjenti. Me pas e i vendosim ne frigorifer per te pakten 4 ore ose gjithe naten, pra derisa masa te mpikset.
Nderkohe merremi me pergatitjen e reçelit te kumbulles.
I hedhim te gjithe perberesit e reçelit ne nje tenxhere. E vendosim tenxheren ne zjarr mesatar dhe e leme afro gjysem ore, duke e perzier here pas here ne menyre qe te mos formohet shkume ne siperfaqe.

Per reçelin e pjeprit presim pjeprin ne kubike dhe e hedhim ne nje tenxhere bashke me sheqerin integral dhe bajamet.  
E vendosim tenxheren ne zjarr te ulet dhe e leme te gatuhet per afro 1 ore, duke e perzier here pas here ne menyre qe te mos formoje shkume ne siperfaqe.
Ne mes te kohes se gatimit, pra pas 30 minutave, i sperkatim me Brandy dhe xhinxher te grire.

Para se t'i servirim i frulojme pak reçelerat. I shtrojme ne pjate dhe mbi to permbysim panna cotta-n ose i zbukurojme sipas deshires.

P.S.: reçeli tjeter qe shfaqet ne foto eshte reçel fiku. Sqaroj qe nuk e kam bere vete, por e kam blere te gatshem, prandaj nuk e shkrova as receten.
Gjak e dhjame :D


Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...