Shkruaj perberesin ...

Sunday, October 23, 2011

Kungulleshkash

Kam nje kungulleshke.
E ndaj ne 4 pjese.
Po pse 4?
Po sa?
2.
Po pse 2?
Po sa?
3 :)))))

1)    Röstl me patate dhe kungulleshke shoqeruar me topa djathi te aromatizuara - antipaste nga libri i Helen Markart "Cucina magica delle Dolomiti"
Ne fakt röstl eshte nje recete zviceriane, por eshte aq e perhapur ne Alto Adige, saqe mund te thuhet qe ka hyre kulturen kulinare te kesaj zone. Serviret ne te gjitha restorantet tipike dhe nder shekuj receta eshte perpunuar duke u pasuruar me prodhimet vendase. Sot po jua sjell sipas recetes se Helene Markart, Chef-ja e njerit prej restoranteve me te famshem te Val Gardena, "Hotel Adler".




Perberesit per 3 persona:
1 patate
2-3 copa kungulleshke
djathe i bute, psh. caprino
hudher gjarpri
vaj ulliri
1 veze
trumez
piper
kripe

Pergatitja:
grijme me rende pataten dhe kungulleshken (perdorim ate pjese te rendes qe i grin ne copa te medhaja). I kriposim dhe i thajme me leter kuzhine, duke ushtruar edhe pak force ne menyre qe te thithim sa me teper leng, qe kur te skuqen te behen pak kerce.
I vendosim ne nje tas. I kriposim, i hedhim pak trumez te grire dhe piper dhe 1 kokerr veze. I perziejme dhe i skuqim ne nje tigan me vaj ulliri.
Nderkohe formojme disa topa me djathin dhe i kalojme ne hudhren e gjarprit.
I servirim si ne foto.

2) La mosa - supe me kungulleshke dhe miell misri. Eshte nje supe antike, dikur shume e perhapur ne verilindje te Italise, pikerisht ne ato zona ku toka nuk eshte dhe aq bujare. Ne zonen ku jetoj une, Alto Adige, e gatuajne vetem me miell misri dhe kungulleshke, ndersa ne zonen e Venetos e gatuajne ne dy menyre (me miell misri dhe kungulleshke, gjithashtu edhe vetem me kungulleshke).




Perberesit per 4-6 persona:
500 gr kungulleshka
1 l qumesht
60 gr miell misri te verdhe
kripe

Pergatitja:
hedhim qumeshtin ne nje tenxhere dhe e vlojme.
Nderkohe qerojme kungulleshken dhe e presim ne kubike te vegjel, te cilat i hedhim ne tenxheren ku po vlon qumeshti. E leme tenxheren ne zjarr derisa kungulleshkat te jene zbutur.
Me pas i frulojme qe te perftojme nje mase te njetrajtshme.




E rivendosim masen mbi zjarr te ulet dhe i hedhim pak e nga pak miellin e misrit. E kaurdisim pa nderprerje me luge druri dhe po qe e nevojshme, pra nese masa trashet e hollojme me qumesht te nxehte.
Procedura eshte njesoj si per pergatitjen e polentes.
E servirim te sperkatur me vaj ulliri.
Siç e lexoni, eshte nje recete e varfer, prandaj per t'a pasururar mendova t'i shtoj pak speck. 




3) ndersa pjata kryesore perbehet nga nje fileto derri i mbeshtjelle me kore kerpudhash dhe miell misri, i shoqeruar me kubike kungulleshkash dhe patatesh te skuqura ne gjalp dhe qepe te njoma te aromatizuara me uthull balsamike. Kjo pjate eshte nje shpikje e imja e momentit. Fileton doja ta gatuaja sipas nje recete te Helene Markart por i harrova farat e kungullit ne furre aq sa u bene shkrumb e hì.




Perberesit per 3 persona:

3 fileto derri (100 gr ose me teper, secila)
gjalp ne temperature ambjenti
50 gr miell misri per polenta
50 gr kerpudha finferli
1 hudher
2-3 luge mostarde
vaj ulliri
kripe
piper
patate
kungulleshka
qepe te njoma
uthull balsamike


Pergatitja:
ne  zgare ose ne nje tigan te nxehte skuqim fileton e derrit per pak sekonda. E leme menjane te ftohet dhe skuqim kerpudhat me hudhren ne nje tigan ku kemi shkrire pak gjalp, derisa kerpudhat te zbuten.
Me pas i grijme imet.
Hedhim ne nje tas gjalpin, kerpudhat e grira, miellin e misrit, pak vaj ulliri, kripen dhe piperin. I perziejme me dore.
Lyejme filetot e derrit me mostarde dhe me pas i kalojme ne masen e mesiperme.
I vendosim ne nje tave dhe i pjekim ne furre per afro 15 minuta.
Qerojme patatet dhe i presim ne kubike te medhenj bashke me kungulleshken. Qerojme qepet e njoma. 
I ziejme per disa minuta ne uje te kripur perimet.
Me pas i kullojme dhe kungulleshkat me gjithe patatet i hedhim ne nje tigan ku kemi shkrire pak gjalp dhe vaj. 
I kaurdisim per disa minuta. I aromatizojme me trumez te grire dhe e vendosim tiganin ne furre.
Gjithashtu edhe qepet i skuqim ne gjalp dhe i shuajme me uthull balsamike.
E presim fileton ne feta dhe e servirim me patatet, kungulleshkat dhe qepet e aromatizuara.
Gjak e dhjame :D




No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...