Shkruaj perberesin ...

Saturday, October 8, 2011

Imam bajelldi

Oh çfare nepsi kur pashe nje pjate imam bajelldi tek Yummania!
Ne fakt vjeshta nuk eshte stina e pershtatshme per ta gatuar, pasi kjo eshte recete verore por kur te kap nepsi, pervish menget. 
Sot ne dreke mesova edhe 2 legjenda rreth kesaj pjate. Imam bajelldi tekstualisht e perkthyer do te ishte "hoxhes i ra te fiket". Eh - do te thoni ju - iu shfaq parajsa ne pjate hoxhes! Por, gaboheni! Hoxha na paskerka qene nje kurnac i madh, qe kursente edhe piken e vajit dhe kur i kane servirur kete pjate kaq te bollshme e te larmishme me mish e perime e me dy gisht yndyre ne siperfaqe, i ka rene te fiket te shkretit se i eshte dukur sikur i kishin rrenuar ekonomine e xhamise. Ky ishte versioni qe me pelqeu me shume, ndoshta ngaqe imagjinova nje hoxhe si Harpagoni :) por, ekzistoka edhe nje version tjeter sipas te cilit hoxha kishte ngrene aq shume sa ishte velitur dhe i kishte rene te fiket. 



Imam bajelldi

Perberesit per 2-3 persona:


4-5 patellxhana te sterzgjatur
200 gr mish viçi i grire
gjysem qepe
3-4 luge salce domatesh
rigon
piper i zi
vaj ulliri
hudhra shumeeee


Pergatitja:
pastrojme patellxhanat dhe i presim nga fillimi deri ne fund persegjati, pa i ndare pergjysem. U heqim sa me teper tul te mundemi.
Tulin e presim ne copa te vogla.
Qerojme hudhrat dhe qepen dhe kete te fundit e grijme imet. 
Ngrohim disa luge vaj ulliri ne tigan (kjo recete kerkon qe me vajin duhet te tregoheni bujare!)  dhe skuqim hudhrat, qepen dhe mishin e grire per disa minuta. I kriposim dhe i kaurdisim here pas here derisa qepa te zbutet. I shtojme 3-4 luge salce domatesh. I peperosim me piper te zi, mundesisht i bluar ne moment, dhe me pak rigon. E ulim pak temperaturen e zjarrit dhe e leme tiganin edhe 10 minuta te tjera mbi zjarr.
Mbushim me kete mase patellxhanat dhe i rendisim ne tave.
Mases se mbetur i shtojme gjysem gote uje, e kaurdisim dhe e hedhim mbi patellxhanat. I sperkatim patellxhanat me pak kripe dhe vaj ulliri. I pjekim ne furre ne temperaturen 220°C per afro 30-35 minuta. Me pas i servirim te ngrohta. Mua me pelqejne te shoqeruara me sallate greke.

Gjak e dhjame  :D

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...