Shkruaj perberesin ...

Saturday, October 22, 2011

Tagliatelle me kerpudha, salsiçe dhe pana, e keshilla antikonformiste

Kur e konceptova kete blog i premtova vetes qe do te gatuaja vete te pakten nje here ne dite, e do te hiqja dore nga ushqimet e gatshme apo fastfood. Shpeshhere ne grate, per mungese kohe apo per kollajllek, nese na duhet te gatuajme nje krem karamel zgjasim doren tek rafti i dyqanit dhe marrim kutine qe ka kohen e gatimit me te shkurter. Pikerisht ketyre grackave doja t'i shpetoja si per te permiresuar cilesine e te ngrenit familjes sime ashtu edhe per te kultivuar pasionin e gatimit dhe fotografise. Por ka disa receta te cilat sado te mundohesh rezultatet nuk jane te kenaqshme, sepse jane receta qe i meson qe ne vogeli duke pare gjyshen, nenen, tezen, hallen. Kur isha e vogel, gjyshja ime i gatuante makaronat vete. I bente me veze. E hapte peten dhe pastaj e vendoste mbi nje mbulese te bardhe, qe e shtronte mbi divan. Dinte te gatuante vetem 2 formate makaronash, ato qe italianet i quajne tagliatelle dhe maltagliati (por gjyshja ime nuk i dinte emrat specifike, madje as sot po ta pyesesh nuk i di :)). Maltagliati-t i kullonte dhe i hidhte menjehere ne nje tigan ku kishte ngrohur gjalpin. Ne krahasim me makaronat e dyqanit, qe po t'i perplasje pas murit ngjiteshin si llaç, keto te gjyshes sime ishin makaronat me te mira ne bote por...kur erdha ne Itali kuptova qe nuk ishin makaronat italiane, perkundrazi ne krahasim me makaronat e verteta ishin katastrofe.
Tagliatelle-t italiane megjithese kane nje recete me shume pak perberes e ne dukje e thjeshte, rezultojne te jene nje gatim shume i veshtire. I gjithe sekreti per realizimin e tyre qendron tek teknika. Ne menyren sesi levizen duart ne punimin e brumit dhe ne trashesine e petes. Prandaj nqse ju nuk njihni nje eksperte qe t'ua mesoje sesi gatuhen, me mire hiqni dore! E di qe nje foodblogger kete s'duhet ta keshilloje por besomeni, eshte per te miren tuaj dhe te portofolit. Ju intereson t'i blini te gatshme, ne supermarkata apo ne dyqane makaronash, nese doni me te vertete te gatuani tagliatelle italiane. 




Tagliatelle me kerpudha, salsiçe dhe pana

Perberesit per 4 persona:

350- 400 gr tagliatelle te fresketa
gjysem qepe
2 salsiçe
600 gr kerpudha (une perdora 300 finferli dhe 300 champignon)
gjysem gote vere e bardhe
gjysem gote pana kuzhine (100 ml)
djathe parmigiano reggiano
kripe
piper
vaj ulliri

Pergatitja:

grijme imet qepen. Pastrojme kerpudhat dhe i presim ne feta. Hedhim pak vaj ulliri ne nje tigan me borde te larta dhe skuqim qepet dhe kerpudhat. Kur kerpudhat te jene zbutur i shtojme salsiçen, se ciles i kemi hequr membranen dhe e kemi shtypur me pirun.
E kaurdisim per disa minuta dhe e shuajme me vere te bardhe.
Pasi kerpudhat te jene zier dhe lengu te kete shteruar, i shtojme panen dhe e kaurdisim. I rregullojme me kripe dhe piper
Nderkohe ziejme makaronat ne uje te bollshem e te kripur. I kullojme makaronat dhe i hedhim menjehere ne tiganin ku kemi harxhin.
Mua me pelqen qe makaronat te mos jene te kulluara mire, pra qe tek harxhi te perfundoje edhe pak uje nga gatimi i makaronava. Ky leng jo vetem i jep shije por sherben edhe si lidhes harxhi.
I kaurdisim per 5-6 sekonda mbi zjarr dhe me pas i servirim menjehere te sperkatura me djathe parmigiano reggiano.
Gjak e dhjame :D


 

4 comments:

  1. Kete bombe kalorike e bej edhe une shpesh, por shpeshhere eleminoj salcicen qe nuk pelqet shume ne shtepine time. Gjithesesi eshte teper e shijshme!

    ReplyDelete
  2. po ti blen te gatshme apo i ben vete makaronat?

    ReplyDelete
  3. Nuk i kam bere asnjehere vete, pak se kam pertuar ti hyj te gjithe asaj procedure, pak se nuk kam kushte te hap pete ne kete shtepi ku jam (kuzhina eshte teper e vogel). Por mendoj te ble ate makinen qe ben makarona, te bej disa kg e pastaj ti ngrije ne porcione. Te shohim ;)

    ReplyDelete
  4. Nonna Papera ndihmon ne trashesine e petes por ama brumin duhet ta punosh vete. Me dhuruan para ca vitesh nje liber me receta makaronash dhe u vura t'i beja vete por ehe nuk me bindnin. Jo se ishin te pangrenshem, por nuk ishin njesoj si tagliatellet emiliane. u vura te kerkoje arsyen dhe arsyeja ishte ajo qe kam permendur me siper: teknike dhe eksperience. Te vetmet qe bej vete jane ato per supera ose te mbushura siç i bejne tirolezet, nga makaronat emiliane kam hequr dore..

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...