Tek titull i rashe shkurt "aroma mesdhetare" por gjate do te ishte couscous me briam shoqeruar me qofte pule
Qofte pule me salce beshamel
Qofte pule me salce beshamel
Perberesit per 4 persona:
150 gr gjoks pule i zier dhe i grire ne copa te vogla
30 gr parmigiano reggiano i grire
2 te verdha vezesh + 2 veze
miell
buke e grire
vaj
salce beshamel e bere vete sipas recetes qe mund ta gjeni ketu.
Pergatitja:
fillimisht pergatisim salcen beshamel. E bejme me te trashe se zakonisht.
I shtojme beshameles pulen e grire, dy te verdhat e vezes, djathin parmigiano reggiano te grire dhe kripe sipas deshires. I perziejme me dore derisa te perftojme njelloj brumi.
Ne nje tas rrahim me tel kuzhine 2 vezet.
E modelojme masen per t'i dhene formen e kroketave ose qofteve, te cilat fillimisht i kalojme ne miell, me pas ne vezet e rrahura dhe ne fund ne buken e grire.
I skuqim qoftet ne vaj kikirikesh ose vaj luledielli te nxehur.
I kullojme dhe i leme menjane ne te ngrohte.
Briam ose turli me djathe feta
Briami qe une kam provuar ishte i sperkatur me djathe feta greke por, nuk di t'ju them nese djathi ben pjese ne recete apo ishte nje shpikje e kuzhinierit. Ne shqip kesaj pjate ne i themi turli prandaj mund te perdorni gjithefarelloj perimesh deshironi.
Masat me sy:
patate
kunguj
patellxhana
speca
majdanoz
nenexhik
djathe feta greke
vaj ulliri
piper i zi
Pergatitja:
i qerojme, i pastrojme dhe i presim perimet ne copa te vogla. I hedhim te gjitha ne nje tave. I kriposim dhe peperosim. I hedhim pak uje, aq sa tava te mbushet 2 gisht me uje. I sperkatim me vaj ulliri, nenxhik dhe majdanoz. E fusim taven ne furre dhe e pjekim per afro 40 minuta ose derisa perimet te rezultojne te pjekura. 10-15 minuta para e heqim taven nga furra. Therrmojme pak djathe feta siper perimeve dhe e rivendosim ne furre.

Te fundit gatuajme couscousin sipas tregimeve te kutise.
Shtrojme ne ne pjate couscousin. Mbi te shtrojme briamin dhe i shoqerojme me qofte pule.
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment