Shkruaj perberesin ...

Thursday, February 28, 2013

Po te flet biri yt...


E dashur mami,
une qe po te flas jam biri yt i shtrenjte. Ne rradhe te pare te falenderoj qe vendose te me mbash ne jete. E di qe t'i bera planet rremuje dhe ty rremuja s'te pelqen fare, por te jam shume mirenjohes qe, pas gjithe atyre sharjeve me liber shtepie, ndersa zgurdulloje syte para testit te shtatzanise, ti arrite te zgjosh nga thellesia e shpirtit instiktin e nenes dhe me vure ne krye te prioriteteve te tua. 

Te falenderoj qe kujdesesh per rritjen time nepermjet ushqimit qe kullufit. Per sallatat Bio, per mishin e viçit, per supat me trahana, per buken integrale, qe jane aq te nevojshme per formimin tim, por faleminderit edhe per ato te tjerat qe ti i ha fshehurazi, si çokollatat mon cheri, patatet e skuqura me majonez tek kioska perballe stacionit te autobuzit, kebabin e turkut, havjarin, salmonin e tymosur, pizza-t e take away-t, krapfen e te tjera, qe sipas gjinekologes jane te demshme. Une e di mami im... ti me do fort, prandaj ha edhe gjera kaq te mira, por di edhe qe e kam kolesterolin dhe transaminazat e larta pa lindur akoma.

Do te kenaqemi shume ne te dy. Kur ti kendon, une vallezoj. Me pelqen me teper kur ti degjon Manu Chao-n dhe hidhesh perpjete. Hidhem perpjete edhe une me ty, derisa me merren mendte dhe me ze gjumi. Me pelqen edhe Orges Toçe, se prej tij kam mesuar fjalen mut. Po nje gje nuk kam kuptuar: pse ai thote qe jeta eshte mut? Mua jeta me ngjan me teper me "palle ariu", siç thote babi...

E meqe permenda babin, thuaji qe dua shume edhe ate. Kur ai te ledhaton barkun une e ndjej, por une jam burre mami dhe ne burrat duhet te ruajme seriozitetin e jo te perdridhemi si grate. Pastaj ai vete me ka quajtur Skenderbeu, ndoshta po te me kishte quajtur Klejdi s'do rrija aq i ngrysur.  
Ndonjehere merakosem kur pas pak minutash thote "koqe" dhe afroj veshin afer barkut tend per te marre vesh me ke e ka, por pastaj qetesohem se o behet fjale per Berishen, ose per Edi Ramen, ose per Berluskonin ose per ndonje xhaxhi tjeter politikan. Sa i pelqen politika edhe ketij babit tim! 

Dua shume edhe motren time qe me kendon çdo here nina-nana, por habitem sesi ti i lejon te me kendoje nje nina-nana rraciste me "l'uomo nero"-n kur çdo mengjes puth ne faqe Bineten qe eshte e zeze sterre. Ah mami, mami...! Je shtuar ne kile e je firuar ne koherence...
Ne mengjes ngrihesh nga krevati e bindur se qetesia jote luan nje rol paresor ne formimin e qelizave te mija dhe i ve detyre vetes te mos perserisesh si Ceto Laqualunque (Antonio Albanese"cazzùcazzùcazzù" , sa here Siegfried-i e Luise te hypin nervat me paaftesine e tyre, por  s'e mbajte qe s'e mbajte premtimin, qofte edhe nje dite...

Mezi po pres t'ju njoh te treve, sidomos ty mamin tim te dashur. 
Te ndjeje aromen tende, ngrohtesine qe do te leshojne perkedheljet tua, e te te peshperis ne vesh "qysh ta dha truni te haje speca te ferguar me hudhra ne 3 te nates????"

Me dashuri e mirenjohje, 
biri yt.    


2 comments:

  1. mund te te them qe i kam syte e perlotur, çdo fjale tjeter eshte e shumte.

    xoxo Lulu.

    ReplyDelete
  2. Une nuk di akoma te jem nene, ti ke eksperience. Por dialoget qe bej me bebin jane pak a shume keshtu asgje shume e sheqerosur por komike dhe e dashur. Duket qe ti ke nje dhunti ne komunikim, kuzhine mbase kudo....per mua je imazhi i nje femre fantastike :)))

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...