Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label receta tipike italiane. Show all posts
Showing posts with label receta tipike italiane. Show all posts

Monday, October 3, 2011

Supe me makarona dhe qiqra

A e dini ku qendron ndryshimi midis nje ushqimi estetikisht te bukur dhe nje ushqimi estetikisht te shpifur?
Nje ushqim estetikisht i bukur, psh. nje pjate e realizuar nga Gianfranco Vissani apo Alain Ducasse, u shijon shqisava te te parit. Ti e sheh, te shkon goja leng por te vjen gjynah ta prekesh, pasi te duket sikur po shkaterron nje veper arti.
Ndersa ushqimi estetikisht i shpifur, ai qe sherbehet ne bujtina apo taverna (shume prej te cilave higjenikisht nuk shkelqejne tamam xixe) ... ai pra, qe sherbehet ne pjata jo shume te shtrenjta, here-here edhe te ciflosura, perkrah luges dhe pirunit te mbeshtjelle me pecete-leter .....e pra, ti provon nje luge nga ky ushqim estetikisht i shpifur dhe Ahhh.... te vjen te shkulesh floket nga kenaqesia!!! :))
Italia, te dashur miq, eshte plot me bujtina apo taverna te tilla qe terheqin turiste me teper sesa restorantet me shume yje. 
Ne fakt eshte e pamundur te hash nje vakt ne nje vend te tille e te mos dashurohesh me klimen e ngrohte familjare, mikpritjen dhe mbi te gjitha gatimin me produktet lokale. Produktet lokale, fale tokes dhe klimes se favorshme te Italise, jane shume te larmishme nga njera zone ne tjetren, e siç gatuhen ne nje fshat, nuk gatuhen ne fshatin tjeter.
Tavernat qe mua me kane lene me teper mbrese gjinden ne zonen Emilia Romagna dhe Toscana. Ne Emilia Romagna  mbretereshe ne tavolina eshte "pasta" (taljatelle, lazanje etj.) ndersa ne Toscana supat, e kryesisht supat me fasule dhe lakra.
Receta qe po ju jap sot eshte nje supe me qiqra me prejardhje nga Toscana. Eshte nje recete qe fillon ne darke per t'u ngrene te nesermen ne dreke, prandaj nese keni qejf ta provoni, pajisuni me durim dhe kohe.







P.S.. duke zevendesuar qiqrat me fasulet, ne receten e meposhtme, mund te gatuani nje tjeter pjate tipike "pasta e fagioli" (makarona & fasule).

Supe me makarona dhe qiqra 

Perberesit per 6 persona:

gjysem kg qiqra te thate
gjysem qepe
nje degez rozmarine
1 thelb hudher
kripe
afersisht 2 litra uje
3 luge salce domatesh
vaj ulliri extravergine i nje cilesie shume te mire
makarona te fresketa me veze te tipit tagliolini

(siç e shikoni nga foto makaronat ne Itali shiten edhe te fresketa dhe per ate çfare kushtojne nuk ia vlen barra qerane t'i besh vete - 1 kg kushton afro 8 euro - por per ato qe deshirojne t'i gatuajne ne shpi gatuhen vetem me te verdha vezesh dhe miell, mundesisht i tipit 0.  Sdq ne internet mund te gjeni receta per makarona ne te gjitha gjuhet :))






Pergatitja:

i vendosim qiqrat e thata ne nje ene. I mbulojme me uje te bollshem dhe i leme nje nate qe te zbuten. Te nesermen i kullojme, i shpelajme dhe i hedhim ne nje tenxhere bashke me kripen, nje thelb hudher dhe nje dege rozmarine. I shtojme 2 litra uje dhe i ziejme per 2 ore ose me teper, pra derisa qiqra te zbuten. Me pas i kullojme duke ruajtur lengun. Eliminojme vetem rozmarinen dhe hudhren.

Ne nje tenxhere me fund te trashe skuqim ne vaj ulliri qepen e grire imet ose me sakte e zbusim qepen duke e njomur here pas here me ndonje luge uje.
I shtojme qiqrat e ziera dhe lengun e tyre.
Sapo te filloje lengu te vloje i shtojme salcen e domates dhe kripen.
E gatuajme ne zjarr te ulet afro 2 ore, duke i shtuar here pas here lengun e qiqrave.
Pasi kane kaluar 2 ore, marrin disa garuzhde me qiqra dhe i kalojme ne frulator per t'i reduktuar ne pure. (Une i kalova te gjitha se perndryshe ime bije nuk i fuste ne goje)
E rivendosim tenxheren ne zjarr dhe i shtojme makaronat, te cilat i presim ne shirita te vegjel.
I gatuajme derisa te ziehen makaronat dhe me pas e servirim supen duke e sperkatur me vaj ulliri te nje cilesie shume te mire dhe piper. 
Gjak e dhjame :D

Sunday, September 18, 2011

Gelu



Gelu di meluni, eshte embelsira qe ne Siçili tradicionalisht sherbehet gjate festes se Shen Merise. Perberesit kryesore jane lengu i shalqinit, niseshteja dhe sheqeri, por me kalimin e kohes kuzhinieret dhe amvisat e kane pasuruar duke i shtuar arome jasemini, çokollate te zeze, kanelle etj. dhe kane zevendesuar perberesin kryesor, shalqinin, me limona, kafe, pjeper etj.. 
Sot po jua servir ne 2 menyra... 




Xhelatine limoni



Perberesit per 4 persona:



gjysem litri leng limoni
4 luge niseshte
sheqer sipas deshires

Pergatitja:

ne nje tas rrahim niseshtene me disa luge sheqer dhe lengun e limonave. I transferojme ne nje tenxhere dhe i vlojme per afro 5-6 minuta derisa masa te trashet. 


Me pas e hedhim neper forma dhe e vendosim ne frigorifer te mpikset per afro 8 ore. 


 Para se ta servirim e permbysim dhe e zbukurojme sipas deshires.





Ne te njejten menyre gatuhet edhe xhelatina e kafes. 






Gjak e dhjame :D
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...