Shkruaj perberesin ...

Monday, October 10, 2011

Kuluri te mbushura

Shqiptohen kuluri ato paninet rrethore qe gatuhen ne Greqi?
Nejse, emrin s'ia di sakte por receten aman e qaj. Kur e konfirmon edhe hana15she, ju te tjerave ju kam ne thes :DDD
Sot po jua sjell te mbushura me proshute & djathe dhe içik alla shqiptarçe, por ju mund t'i mbushni me çfare te doni. Me sallam, mish te grire, djathe, gjize, pra kur te doni te boshatisni frigoriferin kulurite ju vine ne ndihme.




Perberesit per 4 kuluri:

350 gr miell
15 gr maje birre
200 ml qumesht
2 luge te vogla kripe
2 luge te vogla vaj ulliri
fare suzami

Pergatitja:

hedhim qumeshtin dhe majen e birres ne nje gote apo tas dhe e perziejme derisa maja e birres te tretet.
Ne nje tas apo mbi tryezen e punes hedhim miellin. Formojne nje grope ne mes tij dhe i hedhim pak e nga pak qumeshtin me majen e birres. I hedhim 2 luge te vogla kripe dhe 2 luge te vogla vaj ulliri ose vaj luledielli.


Brumin siç e shihni e punoi me shume devotshmeri hana15she :)))



E punojme brumin derisa te fitoje elasticitet dhe me pas e mbulojme me nje pecete te trashe. E vendosim ne nje vend te ngrohte te bymehet, afersisht 2 ore. 





Pasi brumi ka dyfishuar apo trefishuar masen e punojme perseri.
E ndajme ne 4 topa.
I hapim topat e brumit me okllai persegjati.
I mbushim sipas deshires.





Ne fakt mbushjes nuk i hidhet vaj, pasi vaji kullon dhe estetikisht nuk dalin te bukura por, mua me teper sesa per estetiken me intereson shija, prandaj une mbushjes i hedh vaj :)

Mbushja e pare: domate te prera ne copa te vogla, qepe e kuqe e grire imet, djathe feta grek, koper, kripe & vaj ulliri.
Mbushja e dyte: proshute dhe djathe.

Pasi te kemi perfunduar me mbushjen lyejme me uje bordet e petes dhe e rrotullojme duke i dhene formen e nje unaze. Ushtrojme pak force tek bordet ne menyre qe te mos hapen.
Mbushim nje tas me uje (as shume i ftohte dhe as shume i ngrohte), dhe i zhysim per shume pak sekonda kulurite me rradhe.
Ashtu siç i kemi te lagura i kalojme ne nje tas apo pjate te mbushur me fara suzami.
I bejme disa prerje te vogla me gershere pergjate gjithe perimetrit te kulurise dhe e pjekim ne furre me temp. 200°C per afro gjysem ore.
Sapo te dalin nga furra i mbulojme me nje pecete te lagur.

Kulurite te gatuara me qumesht e ruajne butesine per 2-3 dite (ndoshta edhe me teper por tek une nuk rezistojne shume), prandaj mund t'i gatuani te dielen per t'iu dhene femijeve gjate javes. 
Gjak e dhjame :D










2 comments:

  1. Kam harruar te komentoj tek kjo recete, pasi e kam provuar dhe me ka dale nje mrekulli. Cfare mielli ke perdorur? Une bashkova 0 me 00 pasi skisha shume 0.

    ReplyDelete
  2. miellin 00.
    flm x komentin. E mos u merzit. Ti me te drejten e autorit je ne rregull, por çti besh ka ardhur koha e atyre qe s'dine as te shkruajne :)

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...