Shkruaj perberesin ...

Thursday, October 27, 2011

Bramboracka çeke



Ju kujtohet shprehja "patatja edhe buke edhe gjelle"?
Sa per t'ju ngushelluar po ju them qe s'kemi qene te vetmit qe e kemi perdorur kete shprehje (ndoshta te fundit ne Evrope, po). 
Shekuj me pare, sidomos ne zonat e ftohta te Evropes, patatja ka qene ushqimi kryesor, prandaj edhe sot ne kuzhinen e ketyre zonave gjejme dyzina recetash me patate.
Ajo qe mua me ka shijuar me shume nga te gjitha supat apo gjellet me patate qe kam ngrene deri me sot eshte Bramboracka çeke. Siç do te konstatoni edhe ju vete, eshte nje supe shume e varfer. Per kete arsye ekzistojne shume receta te kesaj supe. Dikush i ka shtuar kerpudha, dikush tjeter proshute derri, ndersa une i shtoj salsiçe ose mish te grire viçi te madh.
Nje e veçante tjeter e kesaj supe eshte nje erez qe ne shqip quhet bari i gjumit (anglisht: Cumin). E importuar prej Egjyptit te lashte kjo erez eshte perhapur ne te gjithe Evropen dhe per mendimin tim ka gjetur, si te them, perdorimin gjenial ne ish perandorine hasburge.  Me kete erez aromatizohen supat, gjellet me mish apo edhe buket. Psh. ne zonen ku jetoj une gatuajne nje buke te aromatizuar me barin e gjumit qe quhet Vinschger Paarl.
  



Perberesit per 4 persona:
gjysem qepe e madhe ose 1 e vogel
2 karrota
2 dege selino
1 pras
100 - 150 gr mish te grire viç i madh 
100 gr gjalp
3-4 patate te vogla
gjysem luge bar gjumi
1 thelb hudher e grire
1 luge miell e mbushur plot, pra rreth 20 gr.

Pergatitja:
ne nje tenxhere me fund te trashe skuqim ne rreth 20 gr gjalp qepet, karrotat, selinon dhe prasin, te grira imet dhe mishin e grire.
I shuajme me uje dhe i shtojme patatet e qeruara dhe te prera ne kubike te vegjel.
I aromatizojme me bar gjumi dhe hudher te grire imet.
I ziejme per rreth 30 minuta.
Heqim veç nje luge gjalp ndersa pjesen tjeter e shkrijme.
Ne gjalpin e shkrire skuqim miellin. I shtojme pak uje te ftohte dhe e kaurdisim pa nderprerje qe te mos formohen toptha, pra masa te jete e njetrajtshme.
E hedhim kete mase ne tenxheren ku kemi pjesen tjeter te supes dhe i ziejme akoma edhe per 5 - 10 minuta.
Ne fund i shtojme lugen e gjalpit dhe e servirim te ngrohte.

Gjak e dhjame :D 





Ne çeki Bramboracken e servirin ne tasa-buke te zeze por, buke te tille gjate javes e kam te pamundur te gjej, sepse shitet vetem te shtunen tek markata e fshatareve.





Supa Bramboracka ne nje restorant me gatimet tipike çeke ne sheshin Venceslao, Prage (fatkeqesisht emri s'me kujtohet sdq gjindet kollaj pasi kamarieret jane te veshur si kalores mesjetare)


No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...