Duke gatuar kete recete italiane po vrisja mendjen si ta perktheja ne shqip. Ashtu si shume shqiptare te tjere, une e quaj omlete sipas terminologjise franceze, por ne fakt ky eshte nje emertim i gabuar. Nese viheni te gatuani keto 2 receta, perpikmerisht sipas tradites, do te dalloni disa ndryshime teknike thelbesore.
Ne frittata-n italiane vezet nuk rrihen me tel kuzhine por, vetem perziehen embelsisht me nje pirun, ne menyre qe gjate gatimit veza te bymehet. Vezeve u shtohet kripe dhe perberes te tjere sipas deshires. Ne fund frittata skuqet ne vaj ulliri.
Ndersa tek omleta franceze vezet duhet te rrihen mire me tel kuzhine e me pas hidhen ne nje tigan ku eshte shkrire gjalpi. Sapo veza te kete filluar te mpikset i shtohet kripa dhe perberesit e tjere.
Prandaj duke mos pasur nje perkthim shqiptar, po e quaj thjesht "fritata italiane"
Fritata serviret si antipaste e ngrohte ose e ftohte, si pjate e dyte ose siç eshte ne mode kohet e fundit per te shoqeruar aperitivin gjate happy hour. U pelqen te gjitheve, si femijeve ashtu edhe te rriturve.
Frittata me buke
Perberesit per 4 persona:
300 gr buke e ndenjur
4 veze
kripe
qumesht
djathe pecorino romano ose kaçkavall
Pergatitja:
kjo recete behet me buke te thate, prandaj lereni buke gjithe naten jashte, pa e mbledhur me pecete.
Te nesermen e ndajme buken ne copa dhe e mbulojme me qumesht qe te zbutet, per afro 1 ore.
Me pas e shtrydhim mire e mire dhe e therrmojme ne nje tas.
I shtojme vezet, te cilat i perziejme me pare veç me nje pirun, kripen, piperin, djathin e grire dhe i perziejme.
Vendosim nje tigan mbi zjarr me shume pak vaj. Sapo te nxehet vaji i hedhim masen me veze.
E gatuajme ne zjarr te ulet per afro 10 minuta. E kthejme me ndihmen e nje pjate ne menyre qe te mos prishet forma dhe e gatuajme nga ana tjeter (sdq me pak se 10 minuta).
Pasi eshte ftohur pak, e ndajme dhe e zbukurojme sipas deshires me djathe, proshute, sallam, speck, ullinj, etj. etj.
Nese deshironi mund t'i shtoni mases qe ne fillim sallamin, proshuten ose speckun te prera ne copa te vogla, apo mund ta aromatizoni edhe me majdanoz.
Nese deshironi mund t'i shtoni mases qe ne fillim sallamin, proshuten ose speckun te prera ne copa te vogla, apo mund ta aromatizoni edhe me majdanoz.
No comments:
Post a Comment