Per te gjithe ata qe nuk e njohin, Torta Sacher eshte torte vjeneze.
Receta originale ruhet xhelozisht nga familja Sacher ne Vjene, qe nuk ia ka shitur liçencen askujt ne bote, prandaj çdo recete e Sacherit qe qarkullon eshte me hamendje. Kam lexuar qe ekzistojne edhe receta te tjera, madje me te hershme, disa prej te cilave vene ne dyshim edhe autoresine e Franz Sacher-it.
Sidoqofte po t'i permbahemi historise zyrtare, torta Sacher lindi ne 1832 nga fantazia e nje nxenesi pastiçer qe po zevendesonte Chefin. Nxenesi quhej Franz Sacher dhe atehere ishte vetem 16 vjeç e punonte si pastiçer ne oborrin e nje princi vienez.
Te shtunen e kaluar e gatova sipas recetes se Anneliese Kompatscher (te cilen e konsideroja si "guru"), por torta me doli pak e thate dhe e ngjashme me pandispanjen italiane, pra nuk ishte torta Sacher. Per nje pinjolle si une, rezultati ishte ka-ta-stro-fik!
Torta Sacher
perberesit per nje tepsi me diameter 24 cm:
5 veze
150 gr sheqer
75 gr miell
40 gr kakao
20 gr bajame te reduktuara ne miell
160 gr vaj kikiriku
16 gr pluhur pjekes
kripe sa te kapin majat e gishtave
per mbulesen e çokollates::
380 gr çokollate e zeze (65-70%)
125 pana per embelsira
30 gr sheqer
400 gr reçel kajsie
Pergatitja:
ndajme te verdhat e vezeve nga te bardhat.
Rrahim me rrahes elektrik ose tel kuzhine te verdhat me sheqerin dhe kripen, derisa te zbardhen.
Me pas i shtojme pika-pika vajin, pa ndaluar rrahjen.
Ne nje tjeter tas rrahim te bardhat e vezeve derisa te shkumohen. Gjysmen e te bardhave e hedhim ne tasin ku kemi masen me te verdhat e vezeve.
Ne nje tas sitim miellin me kakaon dhe pluhurin pjekes. I shtojme edhe bajamet e reduktuara ne miell dhe i perziejme te gjitha bashke. Me pas i hedhim ne tasin ku kemi masen me te verdhen e vezes.
I perziejme me luge druri dhe ne fund i shtojme te bardhat e mbetura.
I perziejme me delikatese nga poshte-lart ne menyre qe te masa te mos bjere.
Lyejme te gjithe siperfaqen e tortes me pjesen e mbetur te reçelit.
Shkrijme ne banjomaria ose mikrovale çokollaten.
Pergatisim nje shurup me 30 gr sheqer dhe 20 gr uje.
Pasi torta ka kulluar, e vendosim ne frigorifer qe mbulesa te mpikset.
Kur shkriva ne mikrovale çokollaten me ra siguresa e dritave ne kantine, e gjate kohes qe shkova dhe e riaktivova, çokollata sapo kishte filluar te digjej ne fund. Meqe s'kisha me çokollate me perqindje kakao 70%, mendova t'a aromatizoja me kanelle per te neutralizuar eren e djegies, nese kjo kishte prekur edhe pjesen tjeter te çokollates.I hodha nje maje luge kanelle. Rezultati?...SUPER
Kete here e aromatizova prej hallit, por kanella ka per t'u bere perberes ne kete recete.
Te shtunen e kaluar e gatova sipas recetes se Anneliese Kompatscher (te cilen e konsideroja si "guru"), por torta me doli pak e thate dhe e ngjashme me pandispanjen italiane, pra nuk ishte torta Sacher. Per nje pinjolle si une, rezultati ishte ka-ta-stro-fik!
Gjate kesaj jave kerkova, lexova, mblodha receta dhe mbajta shenime.
Receta me interesante qe gjeta eshte kjo qe po ju jap sot. M'u dha gati ilegalisht nga nje mikja ime qe punon ne nje pastiçeri bolzanine.
Perberesi qe me ka habitur eshte vaji i kikirikut. Eshte nje nga ato perberes qe s'kisha per ta gjetur kurre, pasi pastiçeria austriake perdor kryesisht gjalpin e ne fakt tortat e tyre jane bomba kalorike.Torta Sacher
perberesit per nje tepsi me diameter 24 cm:
5 veze
150 gr sheqer
75 gr miell
40 gr kakao
20 gr bajame te reduktuara ne miell
160 gr vaj kikiriku
16 gr pluhur pjekes
kripe sa te kapin majat e gishtave
per mbulesen e çokollates::
380 gr çokollate e zeze (65-70%)
125 pana per embelsira
30 gr sheqer
400 gr reçel kajsie
Pergatitja:
ndajme te verdhat e vezeve nga te bardhat.
Rrahim me rrahes elektrik ose tel kuzhine te verdhat me sheqerin dhe kripen, derisa te zbardhen.
Me pas i shtojme pika-pika vajin, pa ndaluar rrahjen.
Ne nje tjeter tas rrahim te bardhat e vezeve derisa te shkumohen. Gjysmen e te bardhave e hedhim ne tasin ku kemi masen me te verdhat e vezeve.
Ne nje tas sitim miellin me kakaon dhe pluhurin pjekes. I shtojme edhe bajamet e reduktuara ne miell dhe i perziejme te gjitha bashke. Me pas i hedhim ne tasin ku kemi masen me te verdhen e vezes.
I perziejme me luge druri dhe ne fund i shtojme te bardhat e mbetura.
I perziejme me delikatese nga poshte-lart ne menyre qe te masa te mos bjere.
Lyejme me gjalp dhe miell nje tepsi me diameter 24 cm. E shkundim qe te eliminojme miellin e tepert dhe shtrojme ne tepsi masen e tortes.
E pjekim ne temp. 180°C per 50 minuta.
Pasi torta eshte pjekur, e ndajme pergjysem me thiken e bukes.
Ngohim reçelin e kajsise ne nje tenxhere dhe gjysmen e reçelin e shtrojme ne gjysmen e tortes. Siper reçelin vendosim me kujdes gjysmen tjeter te tortes.
Lyejme te gjithe siperfaqen e tortes me pjesen e mbetur te reçelit.
Shkrijme ne banjomaria ose mikrovale çokollaten.
Pergatisim nje shurup me 30 gr sheqer dhe 20 gr uje.
Hedhim ne shurup çokollaten e shkrire dhe e perziejme me tel kuzhine me levizje te shpejta e te panderprera.
Ngrohim panen (pa e zier!) dhe ia shtojme mases se mesiperme, duke e perzier pa nderprerje.
Mbulojme me kete mase torten. Pasi torta ka kulluar, e vendosim ne frigorifer qe mbulesa te mpikset.
Kur shkriva ne mikrovale çokollaten me ra siguresa e dritave ne kantine, e gjate kohes qe shkova dhe e riaktivova, çokollata sapo kishte filluar te digjej ne fund. Meqe s'kisha me çokollate me perqindje kakao 70%, mendova t'a aromatizoja me kanelle per te neutralizuar eren e djegies, nese kjo kishte prekur edhe pjesen tjeter te çokollates.I hodha nje maje luge kanelle. Rezultati?...SUPER
Kete here e aromatizova prej hallit, por kanella ka per t'u bere perberes ne kete recete.
No comments:
Post a Comment